LIVE UPDATES
Bota

SHBA/ Çfarë paralajmërojnë zgjedhjet paraprake për Trump dhe Biden?

Presidenti Joe Biden dhe ish presidenti Donald Trump fituan zgjedhjet paraprake në Miçigan, duke konsoliduar më tej mundësitë për një përballje të re mes tyre.

28 Shkurt 2024, 20:21 Nga M.B
SHBA/ Çfarë paralajmërojnë zgjedhjet paraprake për
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Joe Biden dhe Donald Trump i fituan me lehtësi dhe rezultat të thellë zgjedhjet e djeshme paraprake brenda partive të tyre në Miçigan. Megjithatë, rezultatet tregojnë se të dy kandidatët kanë arsye për t’u shqetësuar për shanset e tyre në këtë shtet kyç për zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Presidenti Joe Biden dhe ish presidenti Donald Trump fituan zgjedhjet paraprake në Miçigan, duke konsoliduar më tej mundësitë për një përballje të re mes tyre. Megjithë fitoren me diferencë të madhe të zotit Trump, mbështetja për rivalen Nikki Haley tregoi sërish se disa nga votuesit republikanë mund të mos mbështesin një mandat tjetër për ish presidentin republikan. Zoti Trump ka fituar tashmë në pesë shtetet e para që mbajnë zgjedhje paraprake për Partinë Republikane dhe dominimi i tij është i paprecedentë që kur zgjedhjet paraprake u mbajtën për herë të parë në Ajova dhe në Nju Hempshër në vitin 1976.

“Këtë nëntor, shteti madhështor i Miçiganit do t’i thotë të korruptuarit Joe Biden ‘je i shkarkuar’, largohu prej këtej. Ik. Presidenti më i keq që kemi patur ndonjëherë”, deklaroi zoti Trump gjatë një tubimi në Miçigan.

Por, shifrat tregojnë se megjithë mbështetjen e gjerë të bazës republikane, ish presidenti Trump ka vështirësi të marrë mbështetjen e votuesve me arsim të lartë dhe rivalja e tij brenda Partisë Republikane, ish ambasadorja në OKB Nikki Haley, tha gjatë një tubimi në Kolorado se zoti Trump nuk do të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor.

“Hidhini një vështrim faktit që jua thashë se Donald Trump-i nuk mundet të fitojë. Do të kemi një presidente grua të Shteteve të Bashkuara. E vërteta është se do të jem unë, ose Kamala Harris”, tha zonja Haley.

Edhe presidenti Biden ka fituar tashmë përballë kandidatëve të tjerë më pak të njohur në të pesë shtetet që mbajtën zgjedhje të hershme paraprake brenda Partisë Demokrate. Megjithëse Miçigani radhitet ndër të ashtuquajturit ‘shtetet blu’, ky shtet ka një përqindje të madhe arabo-amerikanësh dhe është bërë pika qendrore e zhgënjimit për shkak të mbështetjes së Izraelit nga Shtëpia e Bardhë.

“Zyrtarët e lartë demokratë mendojnë se demokratët do të dalin për të votuar për Biden-in pasi opsioni tjetër është kaq i tmerrshëm dhe frikësues. Por, kjo edhe i irriton votuesit, pasi ndjehen se megjithëse kanë dalë për të votuar çdo vit, perspektiva e tyre nuk është dëgjuar”, thotë Nura Sediqe, nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit.

Zemërimi i tyre u shpalos haptazi gjatë ditës së votimit kur një pjesë e votuesve votuan si “të pavendosur” brenda Partisë Demokrate.

“Që dikush si unë të ulet sot këtu dhe të pranojë një presidencë të Trumpit, në kahun e kundërt të spektrit, me qëllim largimin e presidentit Biden, është vërtet dëshmi se sa ka dështuar ky president”, thotë Samraa Luqman, aktiviste demokrate kundër kandidaturës së presidentit Biden.

Shtëpia e Bardhë duket se është e ndërgjegjshme për rëndësinë e kësaj çështjeje.

“E kuptojmë se sa domethënie ka për këtë komunitet. Dhe presidenti e kupton gjithashtu. Kështu që i kushtojmë kësaj shumë vëmendje dhe situatës që po kalon komuniteti”, tha sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Megjithëse Presidenti Biden dominoi në zgjedhjet paraprake në Miçigan, rezultati mund të jetë shqetësues në një shtet ku në vitin 2020 ai fitoi me më pak se 3% diferencë./ VOA

zgjedhjet shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj