LIVE UPDATES
Bota

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

Shtetet e Bashkuara i kanë refuzuar Presidentit palestinez Mahmud Abas hyrjen në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të zhvillohet në shtator. Përveç kësaj do t'u revokohen vizat edhe rreth 80 përfaqësuesve të tjerë palestinezë, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

30 Gusht 2025, 15:00 Nga N.F

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

SHBA- Në kuadrin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara disa shtete planifikojnë të njohin së shpejti shtetin palestinez. SHBA shpreh refuzimin e saj me anulim vizash për përfaqësuesit palestinezë.

Shtetet e Bashkuara i kanë refuzuar Presidentit palestinez Mahmud Abas hyrjen në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të zhvillohet në shtator. Përveç kësaj do t'u revokohen vizat edhe rreth 80 përfaqësuesve të tjerë palestinezë, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.Autoriteti Palestinez, i udhëhequr nga 89-vjeçari Abas, administron pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

"Është në interesin e sigurisë sonë kombëtare t'i konsiderojmë PLO-në [Organizatën për Çlirimin e Palestinës] dhe Autoritetin Palestinez (AP) përgjegjës për dështimin në përmbushjen e angazhimeve të tyre dhe minimin e perspektivave për paqe", shkroi ministria. Për t'u konsideruar si partnerë në procesin e paqes, PLO dhe AP duhet së pari "të refuzojnë vazhdimisht terrorizmin".

Status vëzhguesi - si Vatikani

Departamentit amerikan i Shtetit deklaroi se megjithë masën ndaj Abasit përfaqësia e Autoritetit Palestinez (AP) në Kombet e Bashkuara është e përjashtuar nga kufizimet. Autoriteti Palestinez ka vetëm statusin e vëzhguesit dhe nuk është anëtar i plotë i OKB-së - njësoj si dhe Vatikani. Një zëdhënës i OKB-së tha se përfaqësuesit e OKB-së do ta diskutojnë çështjen e refuzimit të vizave me Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Zyra e Presidentit Palestinez Abas u shpreh e habitur dhe tha se vendimi përbën një shkelje të Marrëveshjes së Selisë së OKB-së të vitit 1947, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara janë në përgjithësi të detyruara t'u lejonë diplomatëve të huaj akses në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork.

Selia e Kombeve të Bashkuara ndodhet në një territor me status të veçantë që, në kuptimin e ngushtë të fjalës, nuk është pjesë e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, meqenëse nuk ka aeroportin e vet, delegacionet e huaja duhet  të hyjnë së pari në territorin e SHBA-së përpara se të shkojnë në selinë e OKB-së, gjë që është e mundur vetëm me vizë.

Reagime për refuzimin vizës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, telefonoi me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abas, pasi SHBA i mohoi atij vizën, dhe i shprehu atij mbështetjen e Madridit. Refuzimi i vizës është "i padrejtë", shkroi Sanchez në një postim në platformën X.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, tha në kuadër të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në kryeqytetin danez Kopenhagen: "Një debat i përgjithshëm në Kombet e Bashkuara nuk duhet t'i nënshtrohet asnjë kufizimi për të marrë pjesë." Barrot nuk i përmendi drejtpërdrejtë SHBA-në ose palestinezët, por tha në mënyrë të përgjithshme se selia e OKB-së në Nju-Jork është "një vend neutraliteti" dhe "strehë në shërbim të paqes".

Kurse ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, e përshëndeti vendimin e SHBA-së. Në platformë X, ai falënderoi Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe administratën e tij për "këtë hap të guximshëm".

Njohje zyrtare e shtetit palestinez

Në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, disa aleatë kryesorë të SHBA-së, si Britania e Madhe, Franca, Australia dhe Kanadaja, planifikojnë ta njohin zyrtarisht shtetin palestinez. Premtimet e tyre shihen si shprehje zhgënjimi për veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, ku Hamasi militant islamist, ende qeveris zyrtarisht, si dhe për zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Të paktën 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tashmë e njohin shtetin palestinez. Megjithatë palestinezët ende nuk janë anëtarë të plotë në Kombet e Bashkuara. Izraeli e sheh njohjen e planifikuar nga shtetet e tjera si një "shpërblim për Hamasin", të klasifikuar si organizatë terroriste nga shumë shtete./ DW

mahmud abas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj