LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja refuzon vizat për zyrtarët palestinezë

DASH-i bëri thirrje Autoritetit Palestinez të heqë dorë nga përpjekjet për të siguruar njohjen e një shteti hipotetik palestinez në mënyrë të njëanshme.

30 Gusht 2025, 08:00 Nga N.F
SHBA-ja refuzon vizat për zyrtarët palestinezë
Foto

SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’u lëshojnë viza anëtarëve të Autoritetit Palestinez, të cilët është paraparë të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshme, ku Franca po udhëheq një përpjekje për njohjen e një shteti palestinez.

“Sekretari [amerikan i Shtetit] Marco Rubio po refuzon dhe revokon vizat për anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës [PLO] dhe Autoritetit Palestinez para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, tha Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate.

“Administrata e presidentit Donald Trump ka qenë e qartë: interesat e sigurisë sonë kombëtare për të mbajtur përgjegjës PLO-në dhe Autoritetin Palestinez për mospërmbushjen e zotimeve të tyre dhe për minimin e mundësive për paqe”, shtoi DASH-i.

DASH-i bëri thirrje Autoritetit Palestinez të heqë dorë nga “përpjekjet për të siguruar njohjen e një shteti hipotetik palestinez në mënyrë të njëanshme”.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, përmes një postimi në X, falënderoi administratën Trump “për këtë hap të guximshëm dhe për mbështetjen e Izraelit edhe një herë".

Ndërkaq, Autoriteti Palestinez, i bëri thirrje SHBA-së që të zhbëjë këtë vendim. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve WAFA, thuhet se Presidenca palestineze “i bëri thirrje administratës amerikane të rishqyrtojë dhe të tërheqë vendimin e saj”, i cili do t’u pengonte zyrtarëve të Autoritetit Palestinez dhe PLO-së pjesëmarrjen në takimin vjetor në Nju Jork.

Ky hap “është në kundërshtim të qartë me të drejtën ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Selisë së OKB-së”, u tha në deklaratë.

Ende është e paqartë se ndaj kujt do të aplikohet moslëshimi i vizave. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, i cili dikur kishte marrëdhënie të mira me Uashingtonin, ishte planifikuar të merrte pjesë në mbledhjen e OKB-së, sipas ambasadorit palestinez në Kombet e Bashkuara, Rijad Mansur.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se ishte “e rëndësishme” që të gjitha shtetet dhe vëzhguesit, përfshirë palestinezët, të përfaqësohen në një samit të planifikuar një ditë para se të nisë Asambleja e Përgjithshme.

“Ne, sigurisht, shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë akuzuar Francën dhe fuqitë e tjera se po e shpërblejnë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - i cili më 7 tetor 2023 sulmoi Izraelin duke nxitur luftën në Gazë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i zhgënjyer me mospërfundimin e luftës në Gazë, ka argumentuar se nuk mund të ketë më vonesa në shtyrjen përpara të një procesi paqeje. Macron ka thirrur një samit të posaçëm më 22 shtator, një ditë para hapjes zyrtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kur Franca do ta njohë zyrtarisht një shtet palestinez.

Që nga njoftimi i tij, edhe Kanadaja dhe Australia kanë thënë se do ta njohin një shtet palestinez, ndërsa Britania ka deklaruar se do ta bëjë këtë nëse Izraeli nuk pajtohet për një armëpushim në Gaza./ REL

shba palestine viza amerikane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj