LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç së bashku me liderë të sanksionuar nga Perëndimi në paradën ushtarake në Kinë

Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, dy nga liderët më të izoluar ndërkombëtarisht, do të jenë më 3 shtator në Pekin në paradën me të cilën Kina shënon përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe dorëzimin e Japonisë.

29 Gusht 2025, 22:56 Nga N.F
Vuçiç së bashku me liderë të sanksionuar nga
Foto

KINË- Në Perëndim nën sanksione, në Pekin në mesin e të ftuarve në paradën ushtarake për Ditën e Çlirimit. Presidenti kinez, Xi Jinping, do të mbledhë në fillim të shtatorit udhëheqësit e Rusisë, Koresë së Veriut, Mianmarit, Iranit dhe vendeve që janë nën sanksione perëndimore.

Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, dy nga liderët më të izoluar ndërkombëtarisht, do të jenë më 3 shtator në Pekin në paradën me të cilën Kina shënon përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe dorëzimin e Japonisë.

Në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili muajt e fundit po përballet me protesta masive antiqeveritare. Ndërsa, udhëheqës perëndimorë pothuajse nuk do të jenë në mesin e 26 kryetarëve të shteteve ose qeverive që udhëtojnë për në Pekin.

Deri më tani, pjesëmarrjen e ka konfirmuar Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, shtet anëtar i Bashkimit Evropian (BE). Sipas njoftimeve të Pekinit, në paradën ushtarake do të jenë të pranishëm edhe lideri autoritar i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, lideri armen Nikol Pashinian, dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Në Pekin, sipas këtyre njoftimeve, do të shkojnë edhe presidenti indonezian, Prabowo Subianto, kryetari i Asamblesë së Koresë së Jugut, Woo Won-shik, dhe ish-kryeministri japonez Yukio Hatoyama.

Në paradën e kaluar kishte udhëheqës perëndimorë

Millan Igrutinoviq nga Instituti për Studime Evropiane në Beograd thekson për Radion Evropa e Lirë se në paradën e mëparshme të mbajtur më 2015, në Pekin kishte më shumë udhëheqës shtetërorë, kryesisht perëndimorë.

Ai thotë se parada e sivjetme mbahet në sfondin e pushtimit rus të Ukrainës, tensioneve ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe “luftës së ftohtë” midis këtyre fuqive të mëdha, si dhe raporteve gjithnjë e më të këqija mes BE-së dhe Kinës.

“Tani për Xinë po shfaqet mundësia që përmes kësaj parade të imponojë, në mënyrë të heshtur dhe pse jo vizualisht, pa zë, veten si lider i pakufizuar i një grupi vendesh”, vlerësoi ai.

Megjithatë, ai theksoi se këto nuk janë aleanca në kuptimin formal, dhe sidomos jo ushtarake.

“Por, duke pasur parasysh ‘yllin kryesor’, del përfundimi se Kina mes të gjitha këtyre vendeve është padyshim më e fuqishme ekonomikisht, por edhe më e qëndrueshme dhe ka më shumë mundësi të jetë më dominuese në aspektin ushtarak”, shtoi ai.

Pekini nuk ia ka kthyer shpinën Moskës

Dyert e shumë kryeqyteteve botërore, sidomos në Perëndim, janë të mbyllura për liderin rus, Vladimir Putin, por jo në Pekin. Rusia është nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës fqinje, pushtim që ka nisur para tre vjetësh.

Përjashtim këtu bëri takimi që Putin zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, më 15 gusht në Alaskë, teksa Trump po përpiqet të gjejë një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës.

Që nga fillimi i pushtimit rus i Ukrainës, Pekini pohon se është neutral, por njëkohësisht blen naftë dhe gaz rus, burime kyç të të ardhurave për Moskën, dhe furnizon ushtrinë ruse me teknologji me përdorim të dyfishtë.

Pekini është aleati kryesor i Phenianit

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili rrallë zhvillon vizita jashtë vendit, qëndroi për herë të fundit në Pekin në vitin 2019. Pekini është aleati dhe partneri kryesor tregtar i Koresë së Veriut, dhe konsiderohet gjithashtu një faktor i rëndësishëm diplomatik në negociatat e ndjeshme mbi programin bërthamor dhe raketor të Phenianit.

Koreja e Veriut është nën sanksione të BE-së, që synojnë ta detyrojë të heqë dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe raketave balistike, të cilat konsiderohen si kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 28 gusht kanë vendosur një paketë të re sanksionesh ndaj Koresë së Veriut.

Por, presidenti amerikan, Donald Trump, më 25 gusht njoftoi se do të takohet me Kim Jong Unin “në një moment të caktuar”.

Pa dhënë më shumë detaje, Trump tha se “ka një marrëdhënie shumë të mirë me Kim Jong Unin”. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka miratuar shtatë paketa sanksionesh ndaj Koresë së Veriut.

Kina si mbrojtëse e Mianmarit

Mianmari është nën udhëheqje ushtarake që nga fillimi i shkurtit 2021, kur ushtria rrëzoi Qeverinë e zgjedhur të udhëheqëses civile Aung San Suu Kyi.

Ky shtet aziatik tani është në një luftë civile, pasi marrja e pushtetit nga ushtria u përball me një rezistencë masive paqësore, e cila që atëherë është shndërruar në një luftë të gjerë të armatosur. Si përgjigje, BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Mianmarit, dhe SHBA-ja po ashtu ka vendosur sanksione.

Pas puçit ushtarak, Kina ka bllokuar miratimin e një deklarate në Këshill të Sigurimit të OKB-së që dënonte rrëzimin e Qeverisë civile, duke argumentuar se sanksionet ose presioni ndërkombëtar vetëm do të përkeqësonin situatën në Mianmar.

Kina ka mbrojtur Mianmarin disa herë, së bashku me Rusinë, nga kritikat në OKB lidhur me veprimet ushtarake kundër pakicës myslimane rohingya. Në Pekin është njoftuar se do të shkojë kreu i juntës, Min Aung Hlaing, i cili gjithashtu rrallë udhëton jashtë vendit.

Irani po kthehet nga Kina

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania (E3) aktivizuan mekanizmin e rivendosjes automatike të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Teheranit për shkak të programit të tij bërthamor. Sanksionet ishin pezulluar pas marrëveshjes historike bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore që u arrit më 2015.

Megjithatë, Irani ndërpreu bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA) pas bombardimeve amerikane dhe izraelite ndaj centraleve bërthamore në qershor.

Pas luftës së shkurtër me Izraelin të zhvilluar në qershor, Irani po kthehet nga Kina për furnizim me pajisje të avancuara ushtarake, të cilat Rusia nuk ia ka dhënë. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se Kina heziton që ta furnizojë Iranin.

Intensifikimi i bashkëpunimit Serbi-Kinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe lideri kinez Xi Jinping po intensifikojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, duke e quajtur atë “miqësi prej çeliku”.

Përveç bashkëpunimit ekonomik dhe politik, Serbia, e cila është kandidate për anëtarësim në BE, vitet e fundit po intensifikon edhe bashkëpunimin ushtarak me Kinën, gjë që ka nxitur paralajmërime nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Në korrik u zhvillua në Kinë ushtrimi i parë i përbashkët ushtarak i njësive speciale të Ushtrive të Serbisë dhe Kinës. Përpara kësaj, Serbia është furnizuar me armatim ushtarak nga Kina – dronë, por edhe sisteme të mbrojtjes raketore FK-3.

Serbia është shteti i parë në Evropë që përdor këtë sistem kineze. Xi Jinping deri tani ka vizituar Serbinë dy herë, ndërsa Vuçiç ka qenë në Kinë disa herë.

Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë mbi njoftimin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në paradën ushtarake në Pekin, mes liderëve të vendeve të sanksionuara, Departamenti amerikan i Shtetit nuk pati koment.

“Aktualisht nuk kemi asgjë për të thënë mbi këtë temë”, tha një zëdhënës i DASH-it. tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Nga BE-ja nuk ka ardhur ndonjë përgjigje për këtë temë deri në publikimin e këtij teksti. Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, Vuçiç mban lidhje të ngushta me Moskën e izoluar, po ashtu edhe me Pekinin.

Millan Igrutinoviq nga Instituti për Studime Evropiane në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se udhëtimi i Vuçiçit në Pekin nuk është për t’u çuditur, duke pasur parasysh lidhjet e forta politike midis dy vendeve.

Ai gjithashtu përmend lidhjet e forta partiake midis Partisë së Përparme Serbe (SNS) në pushtet në Serbi dhe Partisë Komuniste të Kinës, si dhe “rolin që Kina ka pasur në politikën ekonomike të Aleksandar Vuçiçit”.

“Duke pasur parasysh protestat [në Serbi] dhe përgjigjen gjithnjë e më agresive ndaj tyre, duket se kjo është një lloj ‘shoqërimi’ me të besuarit politikë”, vlerësoi Igrutinoviq.

Për më shumë se nëntë muaj, Serbia po përballet me protesta antiqeveritare pas shembjes të një strehe betoni në stacionin e rindërtuar hekurudhor të Novi Sadit.

Pas vdekjes 16 personave dhe plagosjes së rëndë të një personi, protestuesit po kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike, ndërsa më vonë shtuan edhe kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Rindërtimi i stacionit hekurudhor në Novi Sad u krye nga një kompani kineze. Kompania dhe autoritetet në Beograd pohojnë se streha nuk ishte pjesë e rindërtimit të ndërtesës.

Partneriteti i Bjellorusisë dhe Kinës forcon ndikimin e Lukashenkos

Falë stërvitjeve me Bjellorusinë, ushtria kineze u gjend në kufirin me NATO-n gjatë manovrave në korrik të vitit 2024.

Bjellorusia dhe Kina kanë ndërtuar atë që të dyja palët e quajnë partneritet strategjik, duke ofruar për Minskun investime, teknologji dhe mbështetje politike, teksa lidhjet me Perëndimin mbeten të ngrira për shkak të sanksioneve.

Për udhëheqësin autoritar bjellorus, Aleksandar Lukashenko, Pekini ofron një kundërpeshë ndaj presionit perëndimor, një mënyrë për të reduktuar varësinë nga Moska dhe një mundësi që Bjellorusia të mbetet e dukshme në skenën globale.

Bjellorusia ka blerë dronë kinezë, pajisje elektronike dhe pajisje të tjera.

Njëkohësisht, bashkëpunimi në mbikëqyrje publike, punën dixhitale policore dhe monitorimin e aktiviteteve online është bërë thelbësore në shtypjen e disidencës dhe kufizimin e lirisë të qasjes në internet nga ana e Minskut.

Automjetet kineze në rrugët e Armenisë

Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe kryeministri armen, Nikol Pashinian, shprehën dëshirën që vendet e tyre të thellojnë raportet politike, ekonomike dhe kulturore gjatë vizitës së fundit të liderit armen në Kinë në vitin 2019.

Sa i përket lidhjeve ekonomike, ato veçohen me bashkëpunimin me gjigantin armen kimik nga koha sovjetike, kompaninë Nairit, e cila është kryesisht joaktive, dhe partnerin kinez në prodhimin e gomave.

Gjithashtu, kompanitë kineze marrin pjesë në disa projekte të mëdha infrastrukturore në Armeni, përfshirë ndërtimin e autostradës Veri-Jug.

Vitet e fundit, importi i automjeteve kineze, përfshirë automjeteve elektrike, në Armeni është rritur ndjeshëm, duke bërë që këto automjete të jenë një pamje e zakonshme në rrugët e kryeqytetit, Jerevan.

Thellimi i shpejtë i raporteve midis Azerbajxhanit dhe Kinës

Azerbajxhani dhe Kina kanë vendosur heqjen e regjimit të vizave si pikën simbolike të kthesës në thellimin e shpejtë të raporteve.

Për udhëheqjen e Azerbajxhanit, partneriteti me Kinën përfaqëson një balancë midis Moskës, Ankarasë, Brukselit dhe Uashingtonit.

Pyetja është nëse lidhjet më të ngushta me Pekinin do të sjellin prosperitet më të gjerë apo do të forcojnë hapësirën për manovrim të shtetit autoritar.

Analistët theksojnë se Azerbajxhani është pak hezitues në lidhje me varësinë ndaj Pekinit, gjë që ngre shqetësime se zgjerimi i importit të energjisë nga Bakuja drejt BE-së mund të shoqërohet me ndikim më të madh kinez.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Azerbajxhani paraqitet si një korridor i sigurt transiti lindje-perëndim, duke shmangur territorin rus.

Çfarë dëshiron Kina?

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Hong Lei, më 29 gusht theksoi si qëllimi është që të tregohet vendosmëria e fortë e Kinës për të ndjekur rrugën e zhvillimit paqësor dhe për të treguar vullnetin e fuqishëm për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.

Por, gjithashtu, siç tha ai, aftësinë e fuqishme për të mbrojtur paqen në botë.

“Parada duhet të tregojë fuqinë në rritje të ushtrisë kineze dhe zhvillimin e saj teknologjik, si dhe të tregojë simbiozën midis partisë dhe ushtrisë në kohën e ndryshimeve të shpejta të kuadrove në ushtri”, theksoi Igrutinoviq.

Pritet që Kina të paraqesë armatimin e saj më të avancuar, duke përfshirë qindra avionë, tanke dhe sisteme kundër dronëve.

BBC ka raportuar se kjo do të jetë hera e parë që struktura e re e forcave të ushtrisë kineze do të shfaqet plotësisht në paradë.

Kjo media shtoi se dhjetëra mijëra ushtarë do të marshojnë edhe përmes Sheshit historik të Tienanmenit.

Reuters, ndërkaq, ka vlerësuar se parada kineze është planifikuar si shfaqja kryesore e fuqisë në rritje ushtarake të Kinës dhe si një demonstrim i solidaritetit diplomatik midis Kinës, Rusisë dhe Jugut Global.

I pyetur nëse nga lista e pjesëmarrësve mund të lexohet ndonjë mesazh për Perëndimin, Igrutinoviq theksoi se në këtë listë ka udhëheqës shtetërorë që nuk lidhen me këtë mesazh.

“Por, me gjithë kujdesin, me rezervat, mund të thuhet se po ndjekim një paraqitje simbolike të një grupimi shtetesh të ndryshme që kanë lloje të ndryshme marrëdhëniesh me Perëndimin”, tha ai.

“Por, konflikti i tyre me Amerikën është ajo që i bashkon disa nga udhëheqësit më të spikatur që do të jenë atje”, shtoi Igrutinoviq./ REL

kina serbia

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci