LIVE UPDATES
Bota

Irani peshon përgjigjen pas aktivizimit të mekanizmit për rivendosjen e sanksioneve

Teherani e ka dënuar vendimin, duke e cilësuar si të pajustifikuar dhe të paligjshëm dhe duke akuzuar evropianët për shkelje të zotimeve të tyre.

29 Gusht 2025, 18:48 Nga N.F
Irani peshon përgjigjen pas aktivizimit të mekanizmit për
Foto

IRAN- Udhëheqja iraniane po shqyrton një sërë kundërmasash pas vendimit të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar – grup i njohur si E3 – për të aktivizuar zyrtarisht mekanizmin për rivendosjen automatike të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, për shkak të “mosrespektimit” të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Anëtarët e linjës së ashpër të udhëheqjes janë në favor të konfrontimit: kufizimit të mëtejmë të inspektorëve, përshpejtimin e pasurimit të uraniumit, madje edhe kërcënimin e rrugëve detare në Ngushticën e Hormuzit. Disa kanë sugjeruar pezullimin e bisedimeve me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) për shqyrtimin e bashkëpunimit.

Një opsion shumë i diskutuar është edhe tërheqja nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT). Por, të tjerë favorizojnë dialogun. Vendimi i grupit E3, i marrë vetëm disa javë para se autoriteti i tyre për të vepruar të skadonte, e vë në lëvizje një afat 30-ditor: nëse nuk arrihet një kompromis, të gjitha sanksionet e OKB-së që ishin hequr sipas marrëveshjes bërthamore do të rivendosen.

Ministrat e grupit E3 thanë se nuk kishin zgjidhje tjetër. Rezervat në rritje – dhe të paregjistruara – të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë të Iranit, së bashku me kufizimet më të ashpra ndaj inspektorëve, kanë lënë pak hapësirë për rinisje të angazhimit. Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e fuqive evropiane.

Teherani e ka dënuar vendimin, duke e cilësuar si të pajustifikuar dhe të paligjshëm dhe duke akuzuar evropianët për shkelje të zotimeve të tyre. Irani po ashtu është zotuar se do të ndërmarrë “veprime”.

Tërheqja nga Traktati për Mospërhapje të Armëve Bërthamore do të ishte një nga hapat më dramatikë. I nënshkruar në vitin 1968 dhe në fuqi që nga viti 1970, Traktati u ndalon shteteve bërthamore ndarjen e arsenalit dhe u imponon shteteve jobërthamore të mos i ndërtojnë ato, teksa garanton qasje në teknologjinë bërthamore paqësore. Irani iu bashkua këtij traktati që kur u nënshkrua.

Tërheqja do të zgjaste me muaj dhe shihet kryesisht si mjet presioni më shumë sesa si politikë e menjëhershme, por do të kishte një simbolikë të madhe.

Ligjvënësit e linjës së ashpër në Parlamentin iranian, i cili dominohet nga konservatorët, tashmë kanë hartuar një projektligj me “urgjencë të trefishtë” për të përshpejtuar tërheqjen. Nëse prezantohet, ai do të diskutohej, votohej dhe shqyrtohej nga Këshilli i Gardës brenda një dite të vetme. Dhe kjo vë në pah se sa shpejt Teherani mund ta përshkallëzojë situatën.

E3-shja ka dhënë pak rrugëdalje, duke i ofruar Iranit një shtyrje gjashtëmujore të sanksioneve nëse rikthen qasjen e plotë për inspektorët dhe rifillon bisedimet. Por, me ekonominë e goditur rëndë nga sanksionet dhe keqmenaxhimi, si dhe me faktin që Rusia dhe Kina nuk mund ta bllokojnë këtë proces pasi për të nuk mund të përdoret vetoja, Teherani përballet me zgjedhje të vështira.

Edhe pse teorikisht është e mundur një përparim diplomatik në minutën e fundit, politika e brendshme dhe skepticizmi ndërkombëtar bëjnë që një rezultat i tillë të jetë pak i mundshëm, veçmas duke pasur parasysh hezitimin e Iranit për të krijuar përshtypjen se po tërhiqet për shkak të presionit./ REL

iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj