Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Çështja e mundësisë që gëzon Irani për t'i tërhequr fondet, ka qenë në qendër të vëmendjes, që kur militantët palestinezë të Hamasit të mbështetur nga Irani sulmuan Izraelin të shtunën, duke vrarë më shumë se 1,300 persona dhe duke marrë rreth 150 persona peng në Rripin e Gazës.
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se Irani nuk do të ketë qasje së shpejti tek 6 miliardë dollarë në fonde iraniane, të depozituara në një bankë të Katarit muajin e kaluar, si pjesë e një marrëveshje për shkëmbim të burgosurish dhe se Uashingtoni vazhdon të ruajë të drejtën për ta ngrirë plotësisht llogarinë.
Çështja e mundësisë që gëzon Irani për t'i tërhequr fondet, ka qenë në qendër të vëmendjes, që kur militantët palestinezë të Hamasit të mbështetur nga Irani sulmuan Izraelin të shtunën, duke vrarë më shumë se 1,300 persona dhe duke marrë rreth 150 persona peng në Rripin e Gazës.
"Irani nuk do të jetë në gjendje të sigurojë qasje tek fondet për një të ardhme të pacaktuar", i tha agjencisë 'Reuters' një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke folur në një konferencë shtypi në Tel Aviv, tha se Irani as nuk kishte qasje dhe as nuk kishte shpenzuar asgjë nga 6 miliardë dollarët, duke shtuar: "Ne po i mbikëqyrim rreptësisht fondet dhe ruajmë të drejtën për t'i ngrirë ato".
Zoti Blinken tha se Departamenti amerikan i Thesari mbikëqyr çdo disbursim për t'u siguruar që ai të përdoret vetëm për qëllime humanitare.
Disa media amerikane raportuan të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Katari kishin rënë dakord që të mos lejonin Iranin që t'i tërhiqte paratë.
Irani nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për Hamasin, financimin dhe armatosjen e grupit, por udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.
Misioni i Iranit në OKB tha se qeveria amerikane ishte "shumë e vetëdijshme se nuk mund të refuzote" marrëveshjen e arritur mbi paratë, të cilat u transferuan në Katar nga një llogari në Korenë e Jugut, duke mundësuar që ato të përdoreshin për nevojat humanitare të Iranit.
Por zyrtarët e këtij misioni nuk iu përgjigjën kërkesës për koment, nëse Irani ishte përpjekur që t'i merr paratë. Zyra Ndërkombëtare e Medias e Katarit nuk iu përgjigj një kërkese për koment dhe po kështu as Departamenti Amerikan i Thesarit nuk pranoi të komentojë.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Kirby, nuk pranoi të komentonte rreth bisedave diplomatike apo "të spekulonte" sikurse tha, për "transaksione në të ardhmen". Ai tha se paratë do të përdoreshin për të blerë ushqime, ilaçe, pajisje mjekësore e produkte bujqësore, në dobi të popullit iranian./ VOA
Foto nga arrestimi KROACI-Pas një raporti të policisë, Zyra Kroate për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiz...
foto ilustruese IZRAEL- Zyra humanitare e OKB-së (OCHA) njofton se më shumë se 400,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë ...
Darryl George SHBA-Një nxënëse e shkollës së mesme me ngjyrë të Teksasit është përjashtuar për shkak...
Jeanne Shaheen dhe PeterWelch KOSOVË- Senatorja Jeanne Shaheen dhe senatori Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Republik&...
Luis Alfredo Garavito KOLUMBI- Një nga vrasësit serialë më të këqij të fëmijëve në botë,&n...
Foto ilustruese LONDËR-Rishi Sunak mbrëmë u tha drejtuesve të policisë ditën e enjte që të kontrollonin urrej...
Ushtaret Në tri dekada e gjysmë qëkur i nisi aktivitetet si një grup i fshehtë militant, Hamasi ka ndjekur vazhdimisht një st...
bomba me fosfor IZRAEL- Për dy ditë, Shaymaa Ziara ka parë mesazhe në bisedat e grupit WhatsApp nga familja dhe miqtë në...
John Kirby SHBA-Shtëpia e Bardhë u bëri jehonë thirrjeve për ndihmë humanitare dhe një korridor jashtë Gazës ...
Foto ilustruese UKRAINË- Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, vlerësoi përpjekjet e qeveris...