Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në fokus të bisedimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit.
KOSOVË- Senatorja Jeanne Shaheen dhe senatori Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Takimi do të zhvillohet, nga ora 9:15, senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch, kurse në ora 10:00 ata do të priten nga kryeministri Albin Kurti. Në një postim në platformën ‘X’, Shaheen njofton për vizitën e tyre në Kosovë. Në fokus të bisedimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit.
“Senatori Peter Welch dhe unë jam në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar Shaheen.
Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë
Më 24 shtator, një grup i armatosur sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, grupi i sulmuesve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë. Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. Kosova ka fajësuar për këtë sulm – që e cilëson terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë. Kosova ka publikuar dëshmi për përfshirjen e Radoiçiqit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator. Pas sulmit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar rolin e Serbisë në sulmin në Banjskë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, teksa u kanë bërë thirrje palëve që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli. Në BE po ashtu disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.
Luis Alfredo Garavito KOLUMBI- Një nga vrasësit serialë më të këqij të fëmijëve në botë,&n...
Foto ilustruese LONDËR-Rishi Sunak mbrëmë u tha drejtuesve të policisë ditën e enjte që të kontrollonin urrej...
Ushtaret Në tri dekada e gjysmë qëkur i nisi aktivitetet si një grup i fshehtë militant, Hamasi ka ndjekur vazhdimisht një st...
bomba me fosfor IZRAEL- Për dy ditë, Shaymaa Ziara ka parë mesazhe në bisedat e grupit WhatsApp nga familja dhe miqtë në...
John Kirby SHBA-Shtëpia e Bardhë u bëri jehonë thirrjeve për ndihmë humanitare dhe një korridor jashtë Gazës ...
Foto ilustruese UKRAINË- Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, vlerësoi përpjekjet e qeveris...
Foto ilustruese TURQI- Rreth 225 emigrantë të parregullt u shtëpuan nga Roja Bregdetare Turke në Detin Egje pasi autoritetet greke...
SHBA- Ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve u takuan të enjten prapa dyerve të mbyllura në p&eum...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti Vladimir Putin mbërriti të enjten në Kirgistan, një vizitë e rrallë jashtë vendit pë...
Bob Menendez SHBA- Prokurorët federalë kanë riformuluar aktakuzën e tyre kundër senatorit amerikan Bob Menendez nga Nju Xhersi dhe...