LIVE UPDATES
Bota

Akuzë tjetër për Bob Menendez, dyshohet të ishte agjent i paregjistruar i qeverisë së Egjiptit

Si anëtar i Kongresit, zotit Menendez i ndalohej të ishte agjent i një qeverie të huaj, edhe nëse ai do të ishte regjistruar si i tillë.

12 Tetor 2023, 22:51 Nga I.A
Akuzë tjetër për Bob Menendez, dyshohet të ishte agjent i
Bob Menendez

SHBA- Prokurorët federalë kanë riformuluar aktakuzën e tyre kundër senatorit amerikan Bob Menendez nga Nju Xhersi dhe bashkëshortes së tij, duke i akuzuar për konspiracion, me qëllim që ai të vepronte si agjent i Egjiptit dhe zyrtarëve egjiptianë.

Dokumenti që zëvendëson aktakuzën e parë ndaj tij, i paraqitur në gjykatën federale të Manhatanit të enjten, akuzon zotin Menendez për shkelje të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, që detyron individët të regjistrohen në qeverinë e Shteteve të Bashkuara nëse veprojnë si "agjent i një qeverie, entiteti apo partie politike të huaj".

Si anëtar i Kongresit, zotit Menendez i ndalohej të ishte agjent i një qeverie të huaj, edhe nëse ai do të ishte regjistruar si i tillë.

Zyra e zotit Menendez në Senat i dha avokati i tij nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Në aktakuzë thuhet se komploti ka ndodhur nga janari 2018 deri në qershor 2022.

Sipas aktakuzës, në maj 2019, zoti Menendez, bashkëshortja e tij dhe një bashkëpunëtor biznesi, Wael Hana, u takuan me një zyrtar të inteligjencës egjiptiane në zyrën në Senat, të zotit Menendez, në Uashington. Gjatë takimit, ata diskutuan për një shtetas amerikan i cili u plagos rëndë në një sulm ajror të vitit 2015 nga ushtria egjiptiane e cila kishte përdorur një helikopter Apache të prodhuar në SHBA, thuhet në aktakuzë.

Pas ngjarjes, disa anëtarë të Kongresit kundështuan dhënien e kësaj ndihme ushtarake Egjipitit dhe disa ligjvënës krijuan perceptimin se qeveria egjiptiane nuk kishte vullnet për t’i dhënë dëmshpërblimin e duhur qytetarit të plagosur amerikan, thuhet në aktakuzë.

Pas takimit në Uashington, zyrtari egjiptian i dërgoi një mesazh zotit Hana sipas të cilit nëse senatori Menendez do të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes “ai do të mbetej i kënaqur”. “Konsideroje të kryer”, u përgjigj zoti Hana, sipas asaj që shkruhet në aktpadi.

Akuzat e reja vijnë disa javë pasi demokrati dhe bashkëshortja e tij u akuzuan se kishin marrë para në formë rryfsheti, kallëpë ari dhe makina luksoze nga tre biznesmenë në Nju Xhersi dhe në këmbim ai do të mbronte biznesmenët dhe të ndihhmonte qeverinë e Egjiptit.
Çifti ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat.

Sipas prokurorëve, ndërsa zoti Menendez drejtonte Komisionin e Senatit për Politikë të Jashtme, kishte ndërmarrë një sërë hapash për të ndihmuat në mënyrë të fshehtë zyrtarët egjiptianë.

Ai akuzohet se ka dhënë informacion mbi punonjësit e ambasadës amerikane në Egjipt dhe u ka përcjellë informacion jo publik zyrtarëve egjiptianë mbi ndihmën ushtarake.

69 vjeçari Menendez ka këmbëngulur se ai nuk ka bërë asgjë të pazakonte për të ndihmuar Egjiptin dhe se hetuesit e kishin keqkuptuar punën e një senatori të angazhuar në çështje të politikës së jashtme.

Gjatë një kontrolli në shtëpi nga ana e autoriteteve, zotit Menendez, iu gjetën kallëpë ari me vlerë më shumë se 100 mijë dollarë dhe 480 mijë dollarë, të fshehura në dollapë dhe veshje.

Akuzat e reja vijnë pasi më shumë se 30 senatorë demokratë i kanë bërë thirrje atij të dorëhiqet. Por zoti Menendez ka deklaruar se nuk do të largohet nga Senati.

Marrë nga VOA

bob menendez

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj