LIVE UPDATES
Bota

VOA: Vazhdojnë paqartësitë për kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Ndërkohë që republikanët u mblodhën për të shqyrtuar alternativat, disa prej tyre thanë se do të vazhdojnë ta përkrahin rivalin e tij, ligjvënësin Jim Jordan, i cili humbi përballë zotit Scalise në një votim të fshehtë të mbajtur të mërkurën.

12 Tetor 2023, 23:00 Nga I.A

VOA: Vazhdojnë paqartësitë për kryetarin e Dhomës

SHBA- Ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve u takuan të enjten prapa dyerve të mbyllura në përpjekje për të zgjidhur ngërçin që po pengon përzgjedhjen e ligjvënësit Steve Scalise si kryetar. Aktualisht, zoti Scalise ka siguruar emërimin e partisë së tij për të zëvendësuar kryetarin e shkarkuar Kevin McCarthy, por atij i mungojnë 217 vota për të siguruar pozitën, ndërkohë që disa nga ligjvënësit republikanë deklaruan se nuk do të votojnë për të.

Të enjten, kandidatura e zotit Scalise hasi pengesa. Ndërkohë që republikanët u mblodhën për të shqyrtuar alternativat, disa prej tyre thanë se do të vazhdojnë ta përkrahin rivalin e tij, ligjvënësin Jim Jordan, i cili humbi përballë zotit Scalise në një votim të fshehtë të mbajtur të mërkurën. Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një epërsi të vogël dhe për votimin e kryetarit ata nuk mund të humbin më shumë se katër vota të ligjvënësve republikanë.

Zoti McCarthy, i cili u shkarkua nga një grup i vogël republikan më 3 tetor, u tha gazetarëve se zoti Scalise kishte para vetes “një pengesë të madhe” për të siguruar 217 votat. “U ka thënë shumë njerëzve se do t’i ketë 150 vota, por nuk i kishte,” tha zoti McCarthy.

Zënkat e brendshme të republikanëve ia kanë pamundësuar Dhomës së Përfaqësuesve të ndërmarrë veprime në përkrahje të luftës së Izraelit kundër militantëve palestinezë të Hamasit dhe të rifillojë shqyrtimin e buxhetit ndërkohë që afati për të, i caktuar me 17 nëntor, po afron. Zoti McCarthy u shkarkua pasi arriti marrëveshje me demokratët për të shmangur mbylljen e pjesëshme të qeverisë. Zoti Jordan u ka thënë përkrahësve të tij të votojnë për zotin Scalise, sipas një burimi që foli me kusht që mos t’i publikohet emri.

Por, disa prej tyre thanë se nuk do të lëkunden nga qëndrimi i tyre. “Edhe pse ky proces mund të marrë më shumë kohë, është jetike që të luftojmë që të marrim një vendim të duhur,” tha ligjvënësi Andrew Clyde, përkrahës i zotit Jordan.

Ndonëse zoti McCarthy ishte kryetari i parë i shkarkuar përmes votimit formal, dy republikanë të tjerë që kanë pasur këtë pozitë, u larguan nga posti për shkak të trysnisë nga krahu radikal i partisë.

“Është e qartë se kjo nxjerr në dritë negative Kongresin dhe vendin,” tha ligjvënësi republikan Dusty Johnson.
Demokratët kanë mbështetur udhëheqësin e tyre, Hakeem Jeffries, gjatë votimeve tjera për kryetar të Dhomës dhe pritet të veprojnë njësoj edhe kësaj radhe. Një këshilltar i udhëheqësve demokratë, që foli me kusht që të mos i bëhej emri publik, tha se demokratët janë të gatshëm të mbështesin një kandidat kompromisi mes dy partive, por se republikanët ende nuk i kanë kontaktuar.

Zoti Scalise, 58 vjeçar, është i respektuar në radhët e Partisë Republikane; ai u plagos rëndë në vitin 2017 kur një person hapi zjarr gjatë një stërvitje për një lojë bejzbolli. Ai po ashtu gëzon reputacionin e një ligjvënësi veteran, që ka kaluar vite të tëra në pozita udhëheqëse. Por zoti Scalise përballet me shqetësime të reja shëndetësore ndërkohë që po i nënshtrohet një trajtimi për kancer në gjak. Disa nga përkrahësit e zotit Jordan iu referuan çështjeve shëndetësore si arsye se pse nuk po e mbështesin kandidaturën e zotit Scalise.

“Kam simpati për Steve Scalise dhe e vlerësoj aq shumë saqë do doja që të fitonte betejën me kancerin, në vend që të sakrifikojë shëndetin e tij duke mbajtur postin më të vështirë në Kongres”, tha ligjvënësja Marjorie Taylor Greene, e cila mbështet kandidaturën e zotit Jordan.

Zoti Jordan u përkrah nga ish Presidenti Donald Trump dhe ishte kandidati më i pëlqyer nga ligjvënësit me prirje populiste.

“Steve është njeri që përballet me vështirësi serioze me kancerin. Ai duhet të kujdeset për shëndetin e tij ,” deklaroi zoti Trump në një intervistë me radion Fox News.

Marrë nga VOA

steve scalise kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj