E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Miller tha për gazetarë se deklaratat e zyrtarëve izraelitë se Hamasi, grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e hodhi poshtë propozimin e fundit të Izraelit në bisedimet për lirimin e pengjeve për shkak të rezolutës së OKB-së “ishin të pasakta në pothuajse çdo aspekt dhe të padrejta ndaj pengjeve dhe familjarëve të tyre”.
SHBA- Deklarata e Izraelit se një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, i ka penguar bisedimet për lirimin e pengjeve, është e pasaktë dhe e padrejtë, tha të martën zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Miller tha për gazetarë se deklaratat e zyrtarëve izraelitë se Hamasi, grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e hodhi poshtë propozimin e fundit të Izraelit në bisedimet për lirimin e pengjeve për shkak të rezolutës së OKB-së “ishin të pasakta në pothuajse çdo aspekt dhe të padrejta ndaj pengjeve dhe familjarëve të tyre”.
Ai tha se grupi radikal palestinez e përgatiti përgjigjen ndaj propozimit të Izraelit për lirimin e pengjeve para se të votohej rezoluta e Këshillit të Sigurimit të hënën, dhe jo pas saj. Miller shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë në përpjekje për ta mundësuar lirimin e pengjeve. Të hënën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Netanyahu akuzoi SHBA-në se u “tërhoq” nga qëndrimi i saj “parimor” duke lejuar miratimin e rezolutës pa kërkuar që armëpushimi të jetë i lidhur me lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gazë. Në shenjë proteste ndaj rezolutës, Netanyahu e anuloi vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni izraelit të nivelit të lartë. Një ditë më vonë, të martën, ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha për Army Radio se rezoluta e Këshillit të Sigurimit për armëpushim në Gazë, e nxiti Hamasin ta refuzojë propozimin e Izraelit.
Rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 të tjerë u rrëmbyen më 7 tetor, kur pjesëtarët e Hamasit kryen një sulm befasues në jug të Izraelit, duke e nxitur këtë luftë. Besohet se Hamasi ende po i mban rreth 100 pengje izraelite. Më shumë se 32.000 njerëz janë vrarë në territorin e rrethuar palestinezë dhe mbi 74.000 te tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve kur i numëron viktimat. Sipas saj, dy e treta e të vrarëve janë gra dhe fëmijë./ REL
Tim Cook SHBA- Tim Cook, drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan të teknologjisë Apple, po përballet me kritika në Shtetet e Bashkuara ...
amit soussana IZRAEL- Amit Soussana është bërë gruaja e parë izraelite që ka folur publikisht për sulm seksual dhe forma...
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian u kërkoi platformave të mëdha sociale si TikTok e Facebook të etiketojnë qartë re...
Imazhi i vërtetë SHBA- Një imazh i përhapur në mediat sociale ku shihet Donald Trump duke buzëqeshur së bashku me minis...
Foto ilustruese IZRAELI- Mbështetja pa rezerva për veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës po dobësohet. Partnerët pre...
Foto ilustruese SIRI- Tre iranianë, duke përfshirë një oficer të Gardës Revolucionare dhe të paktën njëmbë...
Ura e shembur në Baltimore SHBA- Shembja e urës 'Francis Scott Key' në Baltimore pasi u godit nga një anije mallrash në or...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Prej se u shfaq për herë të parë një dekadë më parë, grupi militant Shteti Islamik Kora...
foto ilustruese PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Si pasoj&eum...
Luis Petri dhe Lund Poulsen ARGJENTINË- Qeveria e Argjentinës nënshkroi dje një deklaratë synimi për të bler&e...