LIVE UPDATES
Bota

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA: Kina lehtëson dhe subvencionon krizën e fentanilit në vend

Një raport i komisionit thotë gjithashtu se Kina po ndërhyn tek hetimet amerikane ndaj prodhuesve të paligjshëm, duke i paralajmëruar ata paraprakisht dhe duke i lejuar që ta bëjnë më të vështirë zbulimin e aktiviteteve të tyre nga autoritetet.

17 Prill 2024, 20:51 Nga E. D
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA: Kina
foto ilustruese

KINË- Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Kinën tha të martën se Pekini po kërkon ta nxisë epideminë e fentanilit në Shtetet e Bashkuara duke subvencionuar kimikatet e nevojshme për të prodhuar drogën dhe opioide të tjera sintetike.

Një raport i komisionit thotë gjithashtu se Kina po ndërhyn tek hetimet amerikane ndaj prodhuesve të paligjshëm, duke i paralajmëruar ata paraprakisht dhe duke i lejuar që ta bëjnë më të vështirë zbulimin e aktiviteteve të tyre nga autoritetet.

Hetuesit e komisionit thanë të martën se një faqe interneti e qeverisë kineze ofron uljen e taksave për kompanitë që prodhojnë përbërësit specifikë të fentanilit me kusht që t’i shesin jashtë Kinës.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, i cili dëshmoi në seancën e Dhomës së Përfaqësuesve, tha se raporti "zbuloi prova bindëse" që nënkuptojnë subvencionimin e kimikateve përbërëse të fentanilit. Zoti Barr rekomandoi që Shtetet e Bashkuara t’i kërkojnë qeverisë kineze që ta zbatojë me rigorozitet ligjin për këtë çështje.

Presidenti Joe Biden dhe homologu kinez, Xi Jinping, u pajtuan në muajin nëntor që të rifillojnë bashkëpunimin dypalësh për të frenuar trafikun e drogës dhe rrjedhën e përbërësve të fentanilit.

Ligjvënësi republikan, Mike Gallagher, i cili drejton komisionin, tha se: “Përmes veprimeve të saj, siç tregojnë gjetjet e raportit tonë, Partia Komuniste e Kinës po na thotë se dëshiron që sasi më të mëdha fentanili të futen në vendin tonë”. “Ajo kërkon kaosin dhe shkatërrimin që ka sjellë epidemia”, shtoi ai.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ambasada e Kinës në Uashington përsëriti sinqeritetin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara për të goditur trafikun e drogës dhe për të kontrolluar lëndët përbërëse të fentanilit.

Zëdhënësi i ambasadës, Liu Pengyu, tha për Reuters se: “Është shumë e qartë se Kina nuk ka asnjë problem me fentanilin dhe kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara nuk është shkaktuar nga pala kineze dhe se fajësimi verbërisht i Kinës nuk mund ta zgjidhë problemin e SHBA-së”.

Komisioni bëri thirrje për krijimin e një ekipi të posaçëm për të konsoliduar burimet ekonomike, të zbulimit dhe zbatimit të ligjit, që raporton tek Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara. Grupi i posaçëm do të ndihmonte presidentin në çështjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe do të vëzhgonte tregun e zi të opioideve.

Komisioni i bëri thirrje Kongresit që të japë sqarime lidhur me pushtetin e presidentit për të sanksionuar palët e përfshira në trafikun e drogës, ndërsa kërkoi që Shtetet e Bashkuara të vënë sanksione ndaj shkelësve dhe të raportojnë rregullisht në Kongres mbi vendosjen e sanksioneve.

Ligjvënësi demokrat, Raja Krishnamoorthi, e dënoi aftësinë e kompanive kineze për të shitur në internet opioide sintetike. Ai tregoi foto të një faqeje të tillë në internet, duke thënë se: “Ka qindra postime të tilla në faqet e internetit, qindra”. “Është krejtësisht e papranueshme”, shtoi ai.

Shumica e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga mbidoza janë të lidhura me fentanilin dhe shpesh, droga të tjera kanë përbërës fentanili dhe blerësit nuk e dinë këtë./VOA

kinë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj