LIVE UPDATES
Bota

Biden, Trump, në garë për votuesit e shqetësuar nga konflikti Izrael-Hamas

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe roli i Amerikës në Lindjen e Mesme është shndërruar në një konkurrencë në fushatën presidenciale në Amerikë se cili kandidat e mbështet më shumë Izraelin.

17 Prill 2024, 19:04 Nga E. D
Biden, Trump, në garë për votuesit e shqetësuar nga
foto ilustruese

SHBA- Kandidatët presidencialë Joe Biden dhe Donald Trump po mbështesin Izraelin në luftën kundër militantëve në Rripin e Gazës dhe përplasjet me Iranin. Ngjarjet në Lindjen e Mesme po ndikojnë zhvillimet e brendshme politike në Shtetet e Bashkuara.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe roli i Amerikës në Lindjen e Mesme është shndërruar në një konkurrencë në fushatën presidenciale në Amerikë se cili kandidat e mbështet më shumë Izraelin.

Si president i vendit, Joe Biden ka udhëhequr përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj sulmit të Iranit dhe rikonfirmoi mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin në një takim me kryeministrin irakian.

"Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për mbrojtjen e Izraelit. Ne jemi të angazhuar në përpjekjet për arritjen e një armëpushimi, që do të çonte në lirimin e pengjeve dhe do të frenonte përhapjen e konfliktit. Ne jemi gjithashtu të angazhuar për sigurinë e personelit dhe partnerëve tanë në rajon, përfshirë Irakun”, tha ai.

Presidenti Biden, nga pikëpamja politike, po ndeshet me dy thirrje konkurruese, shtimin e përpjekjeve për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe për një trysni më të fortë ndaj Izraelit lidhur me ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës.

Rivali i tij, Donald Trump, thotë se dhuna në Lindjen e Mesme nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte ende president, por pa shpjeguar se si.

"Zoti e bekoftë popullin e Izraelit. Ai po sulmohet tani, sepse ne po tregojmë dobësi të madhe. Dobësia që kemi treguar është e pabesueshme. Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse unë do të isha president. Të gjithë e dinë këtë.”

Ndihmësit e zotit Trump po punojnë për ta portretizuar Presidentin Biden si të dobët ndaj Izraelit në platformën e mediave sociale të zotit Trump dhe përmes ligjvënësve republikanë, duke përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

“Joe Biden është shndërruar në një president anti-izraelit. Në të vërtetë nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta karakterizuar atë. Ai duket se është më i shqetësuar për mbrojtjen e antisemitizmit në bazën e tij të mbështetësve sesa për mbështetjen e aleatit tonë historik dhe të rëndësishëm”, tha ligjvënësi republikan Mike Johnson.

Në shtetin perëndimor të Miçiganit, votuesja Carol Plisner thotë se Presidenti Biden duhet të vazhdojë mbështetjen për Izraelin.

"Në fillim, reagimi i Presidentit Biden ndaj situatës ishte i dobishëm dhe në mbështetje të Izraelit. Mendoj se me kalimin e kohës, kjo është bërë më e debatueshme. Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një qëndrim të fortë në mbrojtje të demokracisë në mbarë botën, dhe kjo nënkupton respekt më të thellë për Izraelin”, thotë ajo.

Mbështetja e Presidentit Bidenit për ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës është arsye për ta kundërshtuar atë, thotë votuesi nga Miçigani, Mohamed Mawri.

"Ai është bashkëpunëtor në një katastrofë që po ndodh mijëra kilometra larg. Njerëzit mendojnë se nuk po na dëmton, por kjo nuk është e vërtetë. Ne po e ndihmojmë me paratë tona", thotë ai.

Sipas një ankete të muajit të kaluar nga organizata “Pew Research”, ekzistojnë ndasi të thella mbi këtë çështje. Rreth 20 për qind e të anketuarve thanë se Presidenti Biden po arrin ekuilibrin e duhur, 20 për qind të tjerë thanë se ai po favorizon Izraelin dhe 16 për qind thanë se ai po favorizon palestinezët. Grupi më i madh i të anketuarve nuk ishte i sigurt se sa mirë po e trajton Presidenti Biden këtë çështje./VOA

donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet