LIVE UPDATES
Bota

SHBA me sanksione të reja kundër Rusisë, vë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte

Masat synojnë të godasin sistemin kombëtar rus të pagesave me kartela të njohur si ‘Mir’, institucionet financiare ruse, bazën e saj industriale ushtarake, individët dhe kompanitë që kanë shmangur sanksionet amerikane kundër Rusisë, sektorin e energjisë dhe fusha të tjera.

23 Shkurt 2024, 17:31 Nga N.F
SHBA me sanksione të reja kundër Rusisë, vë në
Biden

SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten vendosjen e sanksioneve të reja gjithëpërfshirëse kundër Rusisë, në prag të përvjetorit të dytë të sulmit të Moskës kundër Kievit. Masat e reja, që vijnë në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të rritur trysninë ndaj Kremlinit, vënë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte. Masat synojnë të godasin sistemin kombëtar rus të pagesave me kartela të njohur si ‘Mir’, institucionet financiare ruse, bazën e saj industriale ushtarake, individët dhe kompanitë që kanë shmangur sanksionet amerikane kundër Rusisë, sektorin e energjisë dhe fusha të tjera.

Sanksionet përfshijnë edhe zyrtarë që kanë luajtur rol në burgosjen dhe vdekjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq javën që shkoi në një burg në Arktik. Departamenti amerikan i Shtetit vuri sanksione ndaj tre zyrtarëve të Shërbimit Federal të Burgjeve në Rusi të cilët i akuzoi se kanë lidhje me vdekjen e opozitarit Navanly, duke përfshirë zëvendësdrejtorin e këtij institucioni, i cili thuhet se udhëzoi stafin e burgut të ushtronte trajtim të ashpër ndaj kritikut të Kremlinit.

Vendimi synon të mbajë Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë dhe vdekjen në burg të kritikut të njohur të Kremlinit, tha Presidenti Joe Biden në një deklaratë. Ai shtoi se Uashingtoni duhet të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, e cila po përballet me mungesa të mëdha municionesh, ndërsa ndihma ushtarake amerikane është bllokuar prej muajsh në Kongres.

“Sanksionet synojnë që Putini të pagujë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe shtypjen brenda vendit”, tha Presidenti Biden.

Departamenti amerikan i Thesari vuri në shënjestër rreth 300 individë dhe subjekte, Departamenti amerikan i Shtetit goditi mbi 250, ndërsa Departamenti i Tregtisë shtoi mbi 90 kompani në listën e kompanive të sanksionuara. Vendimi zgjeron listën e sanksioneve nga viti i kaluar, kur Shtetet e Bashkaura vendosën masa ndaj mbi 200 individëve dhe subjekteve, ndërsa Departamenti i Tregtisë vuri në shënjestër 90 kompani në përvjetorin e parë të luftës.

Sanksione e së premtes nga Shtetet e Bashkuara vijnë në koordinim me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britanisë. Këto janë të fundit nga mijëra masat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aletët e tyre, pas sulmit rus kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, lufta që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka shkatërruar qytete. Ekonomia ruse, e përqëndruar në eksporte, është treguar më e qëndrueshme ndaj sanksioneve të pashembullta sesa ishte ishte parashikuar.

Administrata e Presidentit Biden ka shteruar paratë e miratuara më parë për Ukrainën dhe një kërkesë për fonde shtesë është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.

“Është jetike që Kongresi të lëvizë dhe të bashkohet me aleatët tanë në mbarë botën, për t’i dhënë Ukrainës mjetet për të mbrojtur veten dhe lirinë e saj kundër sulmit barbar të Putinit”, tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.

Marrë nga VOA

shba rusia sanksione

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj