LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe NATO në sinkron: Bashkë në përkrahje të Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të hënën se ndihma që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO i ofruan Ukrainës në luftën dyvjeçare kundër sulmit të Rusisë është e pashembullt, ashtu si edhe fronti i përbashkët i tyre për t’u siguruar që Ukraina të jetë e përgatitur për t’u përballur me Rusinë.

30 Janar 2024, 16:29 Nga M.B
SHBA dhe NATO në sinkron: Bashkë në përkrahje të
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg gjatë konferencës për shtyp në Uashington më 29 janar, 2024

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken priti në Uashington Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Dy zyrtarët theksuan “përkrahjen e palëkundur” për Ukrainën në luftën kundër Rusisë dhe i bënë thirrje ligjvënësve amerikanë të zhbllokojnë ndihmën ushtarake për t’i dhënë Ukrainës mjetet e nevojshme për të zmbrapsur Moskën. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të hënën se ndihma që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO i ofruan Ukrainës në luftën dyvjeçare kundër sulmit të Rusisë është e pashembullt, ashtu si edhe fronti i përbashkët i tyre për t’u siguruar që Ukraina të jetë e përgatitur për t’u përballur me Rusinë.

“Përkrahja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës është e jashtëzakonshme, rreth 75 miliardë dollarë në dy vitet e fundit. Por partnerët dhe aleatët tanë, në veçanti aleatët kryesorë të NATO-s, kanë dhënë mbi 110 miliardë dollarë gjatë të njëjtës periudhë. Barra që kemi ndarë në rastin e Ukrainës qoftë në drejtim të përkrahjes ushtarake, asaj ekonomike dhe humanitare ka qenë e jashtëzakonshme. Por për të siguruar vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje, që të gjithë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar suksesin e Ukrainës ndaj Rusisë, që ajo të mos dështojë në aspektin strategjik, është e domosdoshme për Kongresin të miratojë kërkesën e presidentit për fondet shtesë”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Bllokimi politik në Kongres ka ngrirë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën. Zoti Blinken dhe zoti Stoltenberg i bënë thirrje Uashingtonit të bëjë përparim dhe të zhbllokojë ndihmën.

“Me një pjesë të vogël të shpenzimeve vjetore të përgjithshme ushtarake, Shtetet e Bashkuara ndihmuan Ukrainën të shkatërrojë një pjesë të madhe të kapacitetit luftarak të Rusisë, pa rrezikuar as një ushtar të vetëm amerikan. E mirëpres përkushtimin e qartë të Presidentit Biden dhe tuajin për të vazhduar përkrahjen amerikane për Ukrainën dhe për të punuar me Kongresin në këtë drejtim. Siç thatë edhe ju edhe aleatët po kontribuojnë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Sekretari i NATO-s gjithashtu tha Kina po ndjek me kujdes se si Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja po i përgjigjen pushtimit rus.

“E kuptoj që shumë nga aleatët tanë janë gjithashtu të shqetësuar për Kinën, por ky nuk është argument për të qenë më pak të shqetësuar për Ukrainën. Siguria nuk është çështje rajonale, ajo është globale. Ajo që ndodh në Evropë ka rëndësi për Azinë dhe ajo që ndodh në Azi ndikon në Evropë. Sot është Ukraina. Nesër mund të jetë Tajvani. Prandaj është në interesin tonë që t’u sigurojmë atyre armatimin dhe përkrahjen që u nevojitet. Dhe kam besim se aleatët tanë do ta bëjnë një gjë të tillë,” deklaroi zoti Stoltenberg.

Sipas Sekretarit Stoltenberg, ndihma për Ukrainën nuk është bamirësi, “por një investim në sigurinë tonë që po vëzhgohet me kujdes nga Pekini.”

“Po shohim se si Kina dhe Rusia janë gjithnjë e më shumë në të njëjtën linjë dhe se si Kina po ndihmon ekonominë ruse, përfshirë prodhimin në fushën e mbrojtjes. Po shohim se si Kina po përsërit dhe po shpërndan të njëjtin qëndrim si Rusia për luftën dhe se si Kina nuk e ka dënuar pushtimin e jashtëligjshëm të Ukrainës. Dhe na duhet të rikujtojmë se disa ditë para pushtimit, Kina dhe Rusia, presidentët Putin dhe Xi, nënshkruan një marrëveshje të përbashkët partneriteti duke i premtuar njëri tjetrit një partneritet të pakufishëm,” shtoi ai.

Sekretari amerikan Blinken tha se me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, aleanca veriatlantike ka dëshmuar se dera e saj mbetet e hapur për anëtarë të tjerë, duke u shprehur se është i bindur që Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s./ VOA

nato shba ukraina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj