LIVE UPDATES
Bota

SHBA ndalon programin e kompanisë ruse të sigurisë kibernetike ‘Kaspersky’

Kompania e kryen pjesën më të madhe të biznesit të saj në Rusi dhe si një shtetas rus, që jeton në atje, Eugene Kaspersky u nënshtrohet ligjeve ruse, thuhet në vendimin e Departamentit amerikan të Tregtisë, të datës 14 qershor.

21 Qershor 2024, 22:38 Nga I.A
SHBA ndalon programin e kompanisë ruse të sigurisë kibernetike
Kaspersky

SHBA- Kompania që operon në fushën e sigurisë kibernetike “Kaspersky” mohoi të premten se përbënte një kërcënim ndaj sigurisë pasi Departamenti amerikan i Tregtisë ndaloi përdorimin e programit të saj, në Shtetet e Bashkuara.

Kompania me bazë në Moskë, me drejtor ekzekutiv Eugene Kaspersky-n, një shtetas rus, u shpreh në një deklaratë se vendimi i Departamentit të Tregtisë, nuk do ta pengojë atë të shesë apo reklamojë produktet e saj, si dhe të kryejë trajnime në fushën e sigurisë kibernetike në SHBA.

Kompania tha se Uashtingtoni e kishte bazuar vendimin tek "klima gjeopolitike dhe shqetësimet teorike" në vend që të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse përballej me ndonjë rrezik.

Qeveria amerikane thotë se lidhjet ruse të kompanisë “Kaspersky” nënkuptojnë se ajo paraqet një "rrezik të mëdh e të papranueshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara".

Kompania e kryen pjesën më të madhe të biznesit të saj në Rusi dhe si një shtetas rus, që jeton në atje, Eugene Kaspersky u nënshtrohet ligjeve ruse, thuhet në vendimin e Departamentit amerikan të Tregtisë, të datës 14 qershor.

Zyrtarët amerikanë thanë se e kishin marrë në konsideratë kundërshtimin e kompanisë ndaj gjetjeve fillestare të hetimeve nëse produktet, ose shërbimet e saj përbënin kërcënim dhe arritën në përfundimin se vendimi për të ndaluar programin, ishte i bazuar në fakte.

Përveç detyrimit të kompanisë për t'iu përmbajtur ligjeve dhe vendimeve ruse, programi i saj mund të shfrytëzohet për të gjetur të dhëna të ndjeshme të qytetarëve amerikanë dhe për t'i vënë ato në dispozicion të aktorëve të qeverisë ruse, bënë të ditur zyrtarët amerikanë.

Rreziqet ndaj sigurisë kombëtare amerikane që çuan në vendimin përfundimtar për ndalimin e kompanisë, nuk rrjedhin nga fakti nëse produktet e Kaspersky-t janë efektive në identifikimin e viruseve, por, nëse ato mund të përdoren në mënyrë strategjike për t’u shkaktuar dëme Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Kompania “Kaspersky” krenohet me një nga produktet antivirus të njohura ndërkombëtarisht, si dhe një njësi ekspertësh kibernetikë, të respektuar gjerësisht, që vazhdimisht ekspozojnë grupe të njohura hakerësh.

Në vitin 2019, agjencia e lajmeve “Associated Press” zbuloi se një operativ i fshehtë kishte shënjestruar disa ekspertë të sigurisë kibernetike në një përpjekje të dyshuar për të mbledhur informacione rreth kritikëve të zotit Kaspersky.

Kompania thotë se nuk mund të sigurojë në mënyrë të qëllimtë të dhëna të ndjeshme të amerikanëve dhe se operacionet dhe punonjësit e saj në Rusi, mund të kenë qasje vetëm tek të dhëna të përgjithshme ose statistikore, që nuk i atribuohen një personi të caktuar.

Kompania tha se nga ky vendim i qeverisë amerikane do të përfitonte krimi kibernetik, si dhe do të reduktohej gjithashtu liria e konsumatorëve, dhe organizatave për të zgjedhur mbrojtjen kibernetike që dëshirojnë.

Ne shohim drejt të ardhmes dhe do të vazhdojmë të mbrohemi kundër veprimeve që synojnë të dëmtojnë në mënyrë të padrejtë reputacionin dhe interesat tona tregtare”, thuhej në deklaratën e kompanisë ruse.

Marrë nga VOA

kaspersky

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj