LIVE UPDATES
Bota

SHBA në krizë për punëtorë ndërtimi: Kërkon emigrantë me shumicë

Qendra e Punësimit të Komunitetit “La Colmena” në Staten Island është një organizatë jofitimprurëse e qytetit të Nju Jorkut, e cila ofron trajnime edhe për emigrantët.

7 Prill 2024, 22:28 Nga h.k
SHBA në krizë për punëtorë ndërtimi: Kërkon
Foto ilustruese

SHBA-Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të madhe për punëtorë ndërtimi, thotë një shoqatë e industrisë së ndërtimit. Organizatat jofitimprurëse thonë se migrantët e sapoardhur që kanë vërshuar në disa qytete të Shteteve të Bashkuara në muajt e fundit mund të ndihmojnë në zbutjen e këtij problemi. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Nju Jork Joti Rekhi, jo të gjithë janë dakord me këtë zgjidhje.

Qendra e Punësimit të Komunitetit “La Colmena” në Staten Island është një organizatë jofitimprurëse e qytetit të Nju Jorkut, e cila ofron trajnime edhe për emigrantët.

Njëzet vjeçarja ekuadoriane Marilyn Villamar është në mesin e një grupi të sapoardhur imigrantësh të rinj të zgjedhur nga një listë e gjatë njerëzish për trajnim mbi sigurinë në një kantier ndërtimi. Këto kurse janë të detyrueshme për punëtorët e ndërtimit në qytetin e Nju Jorkut. Qendra “La Colmena” thotë se zakonisht kurset kushtojnë 600 deri në 1000 dollarë, por organizata i ofron ato falas dhe në spanjisht.

Ky kurs më ka ndihmuar duke më dhënë një mundësi për punë. Do të përpiqem të gjejë një vend pune në ndërtim”, thotë imigrantja Marilyn Villamar.

Industria e ndërtimit ka nevojë për më shumë se gjysmë milioni punëtorë shtesë në vitin 2024 për të përmbushur kërkesat e tregut, thonë drejtuesit e Shoqatës së Ndërtuesve dhe Kontraktorëve. Kjo shifër nuk përfshin ritmin normal të rritjes së industrisë me rreth 200,000 deri në 300,000 punëtorë në vit.

Pandemia detyroi shumë njerëz të dalin në pension para kohe dhe niveli i pamjaftueshëm i punëtorëve të rinj në industrinë e ndërtimit do të shkaktojë një mungesë strukturore punëtorësh”, thotë Anirban Basu, ekonomist i lartë në Shoqatën e Ndërtuesve dhe Kontraktorëve.

Qendra “La Colmena” beson se imigrantët mund të ndihmojnë në plotësimin e mungesave të punëtorëve.

"Komuniteti ynë është i etur për punë, për të përmirësuar gjendjen e tij", thotë Arlette Cepeda, zëvendësdrejtore e Qendrës “La Colmena”.

Por, zonja Cepeda thotë se organizata jofitimprurëse ka nevojë për fonde federale dhe shtetërore për të vazhduar ofrimin e kurseve falas për numrin në rritje të aplikantëve imigrantë.

Mendoj se të gjitha palët do të përfitonin nga kjo dhe duhet të jetë një investim në nivel shtetëror. Mendoj se kjo mund të ndihmojë në zgjidhjen edhe të disa nga shqetësimeve që ka shteti për shpenzimet që bën për shërbimet sociale. Nëse njerëzit kanë punë, nuk do kenë nevojë për ndihma sociale”, thotë ajo.

Por disa politikanë vendas mendojnë se shpenzimi i parave të taksapaguesve për migrantët e sapoardhur është një padrejtësi ndaj qytetarëve amerikanë.

Unë nuk e kuptoj se si dikush mendon se kjo është një politikë e mirë për Shtetet e Bashkuara. E kuptoj, ka njerëz që duan të punojnë, por ka shumë njerëz që janë shtetas amerikanë që gjithashtu duan të punojnë. Le të përpiqemi t'i ndihmojmë ata", thotë Vito Fossella, President i Qarkut në Staten Island.

Kryebashkiaku Eric Adams thotë se qyteti i Nju Jorkut është gati të shpenzojë më shumë se 12 miliardë dollarë deri në qershor të vitit 2025 për të zbutur krizën e azilkërkuesve.

Zoti Fossella thotë se kjo është e papranueshme.

Kur kërkuam për herë të parë një vlerësim më shumë se një vit e gjysmë më parë, ne mësuam se qyteti i Nju Jorkut do të kishte nevojë për rreth gjysmë miliardë dollarë për trajtimin e krizës së imigrantëve. Tani, ata po thonë se kanë nevojë për 12 miliardë dollarë në vetëm një vit e gjysmë, që do të thotë se do të shpenzohen rreth 143,000 dollarë për imigrant në vit”, thotë ai.

Ekspertë nga industria e ndërtimit, megjithatë, janë dakord me vlerësimin e Qendrës “La Colmena” se një investim tek njerëzit e sapoardhur në Amerikë është një investim në të ardhmen e saj.

Kur keni një borxh të madh kombëtar dhe keni një fuqi punëtore të mundshme në vend, duhet të filloni të mendoni për përdorimin më efektiv të kësaj fuqie punëtore”, thotë ekonomisti Anirban Basu.

Shumica e ekspertëve thonë se kostoja fillestare për integrimin e imigrantëve në një komunitet mund të jetë e lartë, por përfitimet sociale dhe ekonomike afatgjata shpesh i tejkalojnë këto kosto.

punesimet ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj