LIVE UPDATES
Bota

SHBA sulmon rebelët Houthi dhe nis paralajmërime për Iranin

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur përmes telefonit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe e ka informuar për operacionin ushtarak.

16 Mars 2025, 11:19 Nga N.F
SHBA sulmon rebelët Houthi dhe nis paralajmërime për Iranin
Foto ilustruese

SHBA- Ushtria amerikane ka nisur sulm të shkallës së gjerë kundër rebelëve Huthi në Jemen, dhe e ka paralajmëruar Teheranin që duhet të ndalë menjëherë mbështetjen për këtë grup të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Sulmi i 15 marsit – i kryer me aeroplanë luftarakë të lëshuar nga një aeroplanmbajtëse amerikane në Detin e Kuq – ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump i ka paralajmëruar rebelët Huthi që “ferri do t’ju bjerë mbi kokë” nëse nuk i ndalin veprimet ekstremiste, përfshirë sulmet ndaj anijeve transportuese në rajonin e Gjirit, dhe sulmet me raketa kundër Izraelit.

Trump ka paralajmëruar Iranin që “Amerika do t’ju mbajë plotësisht përgjegjës dhe që nuk do të jemi të mirë me ju”, teksa rrit presionin për të ulur Teheranin në tavolinën e negociatave lidhur me programin bërthamor.

Prej kur është kthyer në pushtet, Trump e ka çuar përpara fushatën me “presion maksimal” ndaj Teheranit, me qëllim të uljes së eksporteve të naftës së Teheranit në zero. Ekspertët besojnë se Shtetet e Bashkuara nuk do të mund t’i ndalin plotësisht shitjet e naftës iraniane, por do t’i zvogëlojnë në sasi të konsiderueshme.

Trump ka thënë në platformën e tij në rrjetet sociale se ai ka “urdhëruar ushtrinë amerikane të nisë veprime vendimtare dhe të fuqishme ushtarake kundër terroristëve Huthi në Jemen”. Presidenti amerikan i ka përshkruar Huthët si “banditë” që “financohen nga Irani”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur përmes telefonit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe e ka informuar për operacionin ushtarak.

Sulmet në Jemen përbëjnë operacionin më të madh të ushtrisë amerikane në Lindje të Mesme, prej kur Trump e ka marrë detyrën më 20 janar. Mediat kanë cituar zyrtarët amerikanë të kenë thënë se sulmet “nuk janë operacion njëditor, por të parat në shumë ditë ose javë përpara”.

Zyrtarët e Huthëve kanë thënë se të paktën 12 civilë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në këto sulme, por këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Rebelët Huthi kanë kryer një mori sulmesh ndaj anijeve transportuese në 18 muajt e fundit, duke pretenduar se këto veprime janë shenjë mbështetjeje për palestinezët për luftën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Huthët kanë thënë se kanë sulmuar vetëm anijet izraelite, ndonëse është raportuar të jenë shënjestruar edhe anije tjera. Shumë kompani janë detyruar të ndryshojnë drejtimin e anijeve të tyre për të bërë rrugë më të gjatë dhe më të kushtueshme, vetëm për të shmangur dhunën.

Huthët kanë thënë më 11 mars se do t’i rinisin sulmet kundër anijeve izraelite në rajon, duke i thënë fund një periudhe relativisht të qetë, pas arritjes së armëpushimit në janar mes Izraelit dhe Hamasit për luftën në Gazë.

Më 2014, rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e një pjesë të territorit në veriperëndim të Jemenit, çka ka rezultuar me luftë në të cilën janë vrarë mijëra njerëz dhe është përshkallëzuar rëndë situata humanitare në këtë shtet – më të varfrin në botën arabe.

Shumë vëzhgues kanë thënë se lufta është zhvilluar mes Arabisë Saudite dhe Iranit, përmes grupeve që mbështesin dhe në një territor të tretë. Arabia Saudite mbështet qeverinë e Jemenit, të cilën synojnë ta rrëzojnë rebelët Huthi./ REL

shba iran rebelet houthi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj