LIVE UPDATES
Bota

SHBA pritet t'i shesë Tajvanit armatime të reja, përfshirë një sistem raketash që përdoret në Ukrainë

Kina ka rritur presionin ushtarak kundër Tajvanit, duke zhvilluar një raund të ri stërvitjesh ushtarake pranë ishullit javën e kaluar, hera e dytë që kur Lai Ching-mori detyrën si president i Tajvanit, në muajin maj.

26 Tetor 2024, 22:44 Nga I.A

SHBA pritet t'i shesë Tajvanit armatime të reja,

SHBA- Shtetet e Bashkuara morën vendim t'i shesin armë në vlerën e 2 miliardë dollarëve Tajvanit, përfshirë dërgimin për herë të parë në ishull, të një sistemi të mbrojtjes ajrore që është provuar në Ukrainë, njoftoi Pentagoni të premten.

Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me ligj t'i ofrojnë Tajvanit mjete për të mbrojtur veten, pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare diplomatike. Një gjë e tillë ka shkaktuar zemërimin e vazhdueshëm të Pekinit.

Kina ka rritur presionin ushtarak kundër Tajvanit, duke zhvilluar një raund të ri stërvitjesh ushtarake pranë ishullit javën e kaluar, hera e dytë që kur Lai Ching-mori detyrën si president i Tajvanit, në muajin maj.

Pentagoni tha se sasi e re e armëve përbëhej nga 1.16 miliardë dollarë në sisteme të mbrotjes ajrore si dhe radarë në vlerën e rreth 828 milionë dollarëve.

Kjo shitje e propozuar i shërben interesave kombëtare, ekonomike dhe të sigurisë së SHBA-së e mbështet përpjekjet e vazhdueshme të (Tajvanit) për të modernizuar forcat e tij të armatosura dhe për të ruajtur një aftësi të besueshme mbrojtëse”, thuhej në deklaratën e Pentagonit.

"Shitja e propozuar do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së Tajvanit si dhe do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit politik, ekuilibrit ushtarak dhe përparimit ekonomik në rajon".

Kjo është hera e parë që Pentagoni i dërgon Tajvanit sistemin e avancuar të mbrotjes ajrore NASAMS.

Sistemi NASAMS është testuar në fushëbetejë në Ukrainë dhe përfaqëson një rritje të konsiderueshme të aftësive të mbrojtjes ajrore që Shtetet e Bashkuara po eksportojnë drejt ishullit.

Një burim i qeverisë amerikane i tha agjencisë 'Reuters' se NASAMS është një armë e re për Tajvanin, dhe se Australia dhe Indonezia janë të vetmet vende në rajon që operojnë një sistem të tillë aktualisht.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit përshëndeti njoftimin, duke vënë në dukje faktin se sistemi i ka dhënë tashmë provat në Ukrainë, duke shtuar se NASAMS se do të ndihmonte në forcimin e aftësive të mbrojtjes ajrore të Tajvanit, përballë manovrave të shpeshta ushtarake të Kinës.

Kina e ka shprehur hapur dhe me forcë kundërshtinë e saj ndaj Presidentit të Tajvanit Lain dhe ka kundërshtuar thirrjet e tij të përsëritura për bisedime.

Zoti Lai i ka hedhur poshtë pretendimet e Pekinit lidhur me ishullin duke thënë se vetëm banorët e Tajvanit mund të vendosin për të ardhmen e tyre. Pekini vazhdoi të shtunën sulmet ndaj zotit Lai dhe tha se e ardhmja e Tajvanit është ribashkimi i plotë me Kinën./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj