LIVE UPDATES
Bota

Von der Leyen: Duhet ende punë për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Vitin e kaluar Bashkimi Evropian miratoi një plan të rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje për të ndihmuar përshpejtimin e procesit të integrimit.

26 Tetor 2024, 21:46 Nga I.A

Von der Leyen: Duhet ende punë për heqjen e masave ndëshkuese

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha të shtunën në Prishtinë se vendimi i qeverisë së Kosovës që të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia dhe përparimi i saj në kuadër të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, mund të hapin rrugën për heqjen e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i vuri asaj pas tensioneve të vitit të kaluar në veri të vendit.

“Pas kësaj mendoj që duhet të punojmë në hapat e mëtejshëm në mënyrë që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat ndaj Kosovës. Këto zhvillime gjithashtu do të ndihmojnë në bindjen e vendeve anëtare, sepse siç e dini, të gjitha shtetet duhet të pajtohen për një vendim të tillë”, tha ajo në një konferencë shtypi me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e cila tha se është koha e fundit që të hiqen masat ndëshkuese.

“Përveç se të padrejta këto masa po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës pa dallim dhe kanë dëmtuar edhe vet procesin e dialogut duke e bërë atë tërësisht të pa baraspeshë, të pabarabartë dhe pa besueshmëri”, tha ajo.

Zonja Von der Leyen qëndroi të shtunën në Kosovë në kuadër të një vizite në vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin, për t'i siguruar ata se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet përparësi e bllokut, posaçërisht pas agresionit rus në Ukrainë.

Vitin e kaluar Bashkimi Evropian miratoi një plan të rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje për të ndihmuar përshpejtimin e procesit të integrimit.

“Tani mund të fillojmë me parafinancimin e më shumë se 60 milionë eurove që mund t’i jipen Kosovës para fundit të këtij viti. Vlera e përgithshme që do të jetë në dispozicion të Kosovës nga plani i rritjes është më shumë 882 euro. Është në duart tona ta çojmë përpara këtë plan dhe hapat e parë tashmë janë shumë premtues”, tha ajo.

Presidentja Osmani tha se Kosova duke qenë shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që ka miratuar sanksionet ndaj Rusisë ka dëshmuar përafrimin e saj me vlerat e Bashkimin Evropian ndërsa theksoi se është fat i keq për rajonin që Serbia vazhdon të jetë siç tha, sateliti kryesor i Rusisë.

“Është koha e fundit që vendosmëria që Bashkimi Evropian ka treguar në raport me Rusinë të tregohet edhe ndaj satelitëve dhe shërbyesve të Rusisë në rajonin tonë. Kjo në veçanti është me rëndësi sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për aktin e agresionit ndaj Kosovës të kryer nëpërmjet forcave paramilitare terroriste në shtator të vitit të kaluar, që sipas Shtëpisë së Bardhë ka pasur synim destabilizimin e jo vetëm Kosovës por gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

Të premten zonja Von der Leyen qëndroi në Beograd, ku u zotua se do të mbështes Serbinë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, ndërkaq refuzoi të takohej me kryeministrin serb Milosh Vuçeviç për shkak të bisedimeve të tij të premten me një delegacion të nivelit të lartë ekonomik rus, i cili ishte në Beograd për të diskutuar thellimin e lidhjeve me Serbinë.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Serbia aleate tradicionale e Rusisë, ka refuzuar t'i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës, ndonëse e ka dënuar me ngurrim agresionin rus në Ukrainë.

Diplomacia perëndimore po shton trysninë mbi Prishtinën dhe Beogradin që të zbatojnë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve që u arrit vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër, mes shqetësimeve se Rusia mund të përpiqet të destabilizojë Ballkanin Perëndimor për të hequr vëmendjen nga agresioni në Ukrainë.

Ndonëse nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian e konsideron marrëveshjen e Ohrit ligjërisht të detyrueshme dhe në disa raste ka theksuar se përparimi në zbatimin e saj është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese./VOA

ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë