LIVE UPDATES
Bota

SHBA, thirrje për miratim të ndihmave të reja për Ukraninën

Kongresi i ndarë deri më tani nuk ka miratuar një buxhet të rregullt për shpenzimet qeveritare, përfshirë propozimet mbi ndihmat për aleatët e përfshirë në konflikte jashtë vendit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se ky është një gabim.

4 Dhjetor 2023, 15:38 Nga h.k
SHBA, thirrje për miratim të ndihmave të reja për
SHBA

SHBA-Administrata e Presidentit Biden i dërgoi sot një thirrje urgjente Kongresit për nevojën e miratimin të një propozimi për miliarda dollarë në ndihma ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën. Drejtorja e Zyrës së Menaxhimit të Buxhetit, Shalanda Young tha se pa këtë ndihmë mund të ngecin përpjekjet e Kievit për t’u mbrojtur nga sulmet e Rusisë.

Ndihma amerikane, e miratuar më herët nga Kongresi, për Ukrainën mund të mbarojë së shpejti. Kongresi i ndarë deri më tani nuk ka miratuar një buxhet të rregullt për shpenzimet qeveritare, përfshirë propozimet mbi ndihmat për aleatët e përfshirë në konflikte jashtë vendit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se ky është një gabim.

Zyrtarët në Ukrainë njoftuan për një të vrarë dhe shtatë të plagosur nga bombardimet në Kherson gjatë fundjavës. Disa ditë më herët, të paktën dhjetë persona u plagosën dhe një u vra nga shpërthimi i një rakete ruse në rajonin e Donetskut. Ministri i brendshëm i Ukrainës tha se forcat ruse kanë sulmuar rajonin me raketa.

Sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës po shkon drejt vitit të tretë. Qeveria e Ukrainës po vazhdon trysninë mbi aleatët për mbështetje financiare dhe materiale, por në Shtetet e Bashkuara ndihmave, të miratuara më parë nga Kongresi, po u vjen fundi.

Kongresi ende nuk ka miratuar një buxhet afatgjatë për shpenzimet qeveritare. Ligjvënësit amerikanë miratuan një buxhet të përkohshëm, i cili financon qeverinë federale deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Udhëheqësit e ushtrisë amerikane thonë se kjo vë në rrezik sigurinë kombëtare. Ata i kanë bërë thirrje ligjvënësve që ta miratojnë një buxhet të rregullt një vjeçar.

Miratimi i një buxheti të rregullt është gjëja më e mirë, që Kongresi mund të bëjë për mbrojtjen tonë kombëtare. Rivalët tanë nuk operojnë me buxhete të përkohshme sepse ato dëmtojnë sigurinë dhe aftësinë për të konkurruar. I bëj thirrje Kongresit që të miratojë kërkesat tona urgjente për nevojat tona të sigurisë kombëtare, mbështetjen për partnerët tanë në rrezik dhe investimet në industrinë tonë të mbrojtjes”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Mosmiratimi i një buxheti afatgjatë mund të ketë pasoja serioze për vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën dhe Izraelin, një fakt që u përmend edhe nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski.

Në një intervistë të fundit, zoti Zelenski tha se Ukraina nuk duhet të lejojë, që bota të harrojë se, ashtu si Izraeli, vendi i tij po lufton për mbijetesë.

Në Konferencën e OKB-së për Klimën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se mesazhi i qartë nga aleatët e NATO-s është se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë.

Fitorja e Presidentit rus Vladimir Putin do të ishte një tragjedi për ukrainasit. Por, kjo do të ishte e rrezikshme edhe për ne, sepse mesazhi që ai dhe udhëheqës të tjerë autoritarë do të merrnin, është se ata mund të marrin atë që dëshirojnë, nëse pushtojnë një vend tjetër dhe shkelin ligjin ndërkombëtar”, tha ai.

Komentet e zotit Stoltenberg pasojnë vendimin për zgjatjen e masës së burgimit për gazetaren Alsu Kurmasheva, e cila punon për Radion Evropa e Lirë, që ashtu si Zëri i Amerikës, financohet nga Kongresi amerikan.

Rusia e ka akuzuar atë se nuk është regjistruar si “agjente e huaj”, në bazë të një ligji të epokës së Luftës së Ftohtë.

Zyrtarë të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare informuan udhëheqësit e Kongresit javën e kaluar, ndërsa ligjvënësit po shqyrtojnë një propozim të Presidentit Biden prej 106 miliardë dollarësh, që përfshinë 61 miliardë dollarë në ndihma për Ukrainën. Por, debati është bllokuar nga ligjvënësit republikanë, të cilët po këmbëngulin për ndryshime në pjesën e projektligjit për sigurinë e kufirit SHBA-Meksikë.

Ata ishin të qartë se Ukraina ka nevojë për një ndihmë të shpejtë. Edhe ushtria jonë ka nevojë për ndihmë të shpejtë”, tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit