LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Vlerësojmë partneritetin e Serbisë në luftimin e agresionit të Rusisë në Evropë

Në një përgjigje dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, DASH-i tha se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara me udhëheqësit serbë është i fokusuar në "forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, teksa Serbia ndërton të ardhme të sigurt dhe prosperuese në Evropë që është e paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë".

23 Gusht 2024, 13:58 Nga M.B
SHBA: Vlerësojmë partneritetin e Serbisë në luftimin e
Foto ilustruese

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit tha se vlerëson partneritetin e vazhdueshëm të Serbisë "në luftimin e agresionit të Rusisë në Evropë dhe në ndihmën humanitare për popullin ukrainas”. Në një përgjigje dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, DASH-i tha se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara me udhëheqësit serbë është i fokusuar në "forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, teksa Serbia ndërton të ardhme të sigurt dhe prosperuese në Evropë që është e paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë".

Ky institucion u pyet që të komentonte akuzat e bëra nga aktivisti rus, Andrei Pivovarov, i cili tha se zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ishte përfshirë në arrestimin e tij më 2021. Por, nga DASH-i thanë se Vulin vazhdon të jetë në listën e sanksioneve amerikane.

“Qëndrimi ynë sa i përket Aleksandar Vulinit tashmë dihet. Ai vazhdon të jetë nën sanksione amerikane. SHBA-ja nuk ka asnjë rol në emërimin e pjesëtarëve të Qeverisë serbe”, tha DASH-i në përgjgjen dërguar REL-it.

Vulin ishte ministër i Brendshëm i Serbisë kur Pivovarov u arrestua në maj të vitit 2021. Pas lirimit të tij, që u bë në kuadër të këmbimit më të madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit më 1 gusht, aktivisti rus në një intervistë për të përjavshmen serbe, Radar, tha se ai ishte arrestuar pas informacionit për të që Vulin supozohet ai dha shërbimeve sekrete ruse.

Tre vjet më parë, pretendime të njëjta ishin bërë edhe nga gazetari dhe aktivisti rus, Vladimir Kara-Murza – po ashtu i liruar më 1 gusht – por, atëbotë Vulini kishte mohuar të gjitha akuzat. Kur u pyet nga REL-i, BE-ja tha se “nuk jemi në pozitë” që të komentojë “për këtë rast specifik”.

“Çfarë ne mund të themi është se mbajtja e raporteve me Rusinë gjatë luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimi në BE”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Serbia është një prej shteteve të pakta evropiane që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës, gjë që Brukseli vazhdimisht kërkon nga Serbia që t’i vendosë sanksione, pasi është shtet që aspiron anëtarësimin në BE. Stano shtoi se raportet me Rusinë “nuk mund të mbesin normale” duke pasur parasysh agresionin e Moskës ndaj Kievit.

Përfaqësuesit e organizatave opozitare nga Rusia kishin mbajtur një seminar në Beograd në maj të vitit 2021, pasi që një gjë e tillë nuk iu lejua në Rusi. Në fund të majit të atij viti, Andrei Pivovarov u arrestua. Në intervistën dhënë për Radar më 18 gusht, Pivovarov tha se ai e konsideron Vulinin si bashkëpunëtor të autoriteteve ruse sa i përket arrestimit të tij. Edhe pse ai beson se arsyeja kryesore e arrestimit të tij ishte që të mos i lejohej të garonte për Dumën shtetërore ruse, ai tha se roli i pretenduar i Vulinit në rastin e tij “rriti nivelin e reagimit” të autoriteteve në Rusi.

Në dhjetor të vitit 2021, gazetari dhe aktivisti rus, Vladimir Kara-Muza, i tha Radios Evropa e Lirë se arrestimi i Pivovarovit ndodhi pasi Vulin, që atëbotë ishte ministër i Brendshëm, e informoi Nikolai Patrushevin, që udhëhiqte Këshillin e Sigurisë të Rusisë, lidhur me takimin e aktivistëve rusë. Kara-Murza tha se aktivistët rusë ishin përgjuar në Serbi.

As MPB-ja serbe e as shërbimi serb i inteligjencës nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për të konfirmuar apo mohuar deklaratat e bëra nga aktivisti rus. Vulin, që për një kohë të gjatë është partner koalicioni i partisë në pushtet, Partia Progresive Serbe, njihet për raporte të ngushta me Rusinë dhe udhëheqjen shtetërore.

Ai madje është nderuar me medalje nga Shërbimi Federal i Sigurisë të Rusisë (FSB) për “profesionalizmin e lartë dhe kontributin në bashkëpunimin mes shërbimeve serbe dhe ruse”. Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, i ka ndarë atij “Urdhrin e Miqësisë”./ REL

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj