LIVE UPDATES
Bota

Shefi i ushtrisë serbe hedh poshtë kritikat për paradën ushtarake në Beograd: Janë manipulim

Ai hodhi poshtë kritikat se me paradën ushtarake frikësohen qytetarët dhe kërcënohen fqinjët, duke e quajtur këtë “manipulim”.

14 Shtator 2025, 13:52 Nga I.A

Shefi i ushtrisë serbe hedh poshtë kritikat për paradën

SERBI- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviç, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk dëshiron të përfshihet në politikë dhe lojërat e saj. Ai hodhi poshtë kritikat se me paradën ushtarake frikësohen qytetarët dhe kërcënohen fqinjët, duke e quajtur këtë “manipulim”.

“Të gjithë duhet të bashkohemi rreth idesë se ajo që do të shfaqet të shtunën e ardhshme është e shtetit, për krenarinë e të gjithëve. Ata që nuk e duan ushtrinë – sigurisht ka edhe të tillë – të jenë të bindur se mund të flenë të qetë. Deri sa të kemi një ushtri të tillë, Serbia është e sigurt”, tha ai për TV Prva më 14 shtator.

Parada ushtarake do të zhvillohet më 20 shtator në Beograd në Ditën e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit serb të cilën e festojnë së bashku Serbia dhe entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Është paralajmëruar një parakalim i mjeteve moderne luftarake dhe anijeve në lumin Danub, fluturime të avionëve dhe paraqitje e disa aftësive të njësive të ushtrisë serbe.

Duke folur rreth kritikave për paradën, Mojsilloviç tha se është i bindur që disa duan të fitojnë pikë politike me këtë çështje dhe shtoi se ushtria serbe do të kompensojë çdo dëm nëse do të ndodhë.

Ai theksoi se "parada do të ketë një mesazh për të gjithë – gëzim dhe lumturi për miqtë dhe aleatët dhe ndoshta zemërim dhe nervozë për të tjetër”, pasi të shihet, sipas tij, se ushtria serbe është moderne, e pajisur mirë dhe e përgatitur.

Mojsilloviç u zotua se ushtria serbe do të vazhdojë të forcohet. Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkimin e Paqes në Stokholm (SIPRI), Serbia është shteti i Ballkanit Perëndimor që ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë gjatë pesë vjetëve të fundit.

Në vitin 2024, Serbia ndau 2.2 miliardë dollarë amerikanë për ushtrinë, që përbën 2.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Duke folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Mojsilloviq tha se nga kjo gjë nuk është hequr dorë, por shtoi se po kryhen përgatitje intensive. Sipas tij, janë investuar mjete të konsiderueshme për të rregulluar kazermat dhe për të blerë pajisje.

Ai shtoi se hapi tjetër do të jetë “përshtatja e fushës ligjore me atë që dëshirojmë, 75 ditë shërbim ushtarak” dhe duket që Kuvendi i Serbisë të miratojë ligj për këtë çështje. Autoritetet në Serbi kanë paralajmëruar në vitin 2024 se shërbimi ushtarak do të rikthehet këtë vit, i cili ishte shfuqizuar më 1 janar 2011./REL

milan mojsilloviç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj