LIVE UPDATES
Bota

Shkencëtarët, përpjekje për të vlerësuar ndikimin e luftërave tek mjedisi

Studiuesit po përpiqen të bëjnë vlerësime më të sakta të pasojave që konfliktet e armatosura kanë për mjedisin.

2 Shkurt 2024, 22:49 Nga Veronica Balderas Iglesias
Shkencëtarët, përpjekje për të vlerësuar ndikimin
Foto ilustruese

ZVICËR- Vendet e përfshira në luftëra janë më të interesuara të fitojnë betejën, se sa të shmangin ndikimin e veprimeve të tyre tek mjedisi. Por, studiuesit thonë se në zonat e luftës në Ukrainë, Rripin e Gazës dhe rajone të tjera, ndikimi i konflikteve të armatosura mbi mjedisin është i madh. Studiuesit po përpiqen të bëjnë vlerësime më të sakta të pasojave që konfliktet e armatosura kanë për mjedisin. Rrënojat e 170 mijë ndërtesave të dëmtuara nga lufta në Rripin e Gazës nuk janë vetëm një shqetësim humanitar por edhe mjedisor.

“Substanca kimike, karburanti dhe materiale të tjera, të ruajtura në magazina mund të shkaktojnë ndotje në një zonë lufte. Cilësia e burimeve ujore nëntokësore, tashmë e dobët, po përkeqësohet nga konfliktet”, thotë Lindsey Cottrell nga organizata Konflikti dhe Vëzhgimi i Mjedisit.

Shkencëtarët po përpiqen të vlerësojnë ndikimin tek mjedisi të luftërave në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Studimet përfshijnë pasojat e zjarreve në pyje të shkaktuara nga luftimet dhe ndotja e shkaktuar nga përdorimi i armëve. Shkencëtarët paralajmërojnë për një kërcënim të madh ndaj njerëzve, kafshëve dhe ekosistemeve nga lufta në Ukrainë.

“Shpërthimet e eksplozivëve shkaktojnë zjarre të reja dhe çlirojnë substanca të dëmshme kimike”, thotë Nikolai Denisov nga Rrjeti ‘Zoi’ për Mjedisin, me seli në Zvicër. Studiuesit në Evropë, Britani dhe Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për të matur nivelin e çlirimit të gazeve të dëmshme në zonat e luftërave, që kontribuojnë në ndryshimin e klimës.

“Niveli i çlirimit të gazeve nuk matet në mënyrë direkte, por përmes të dhënave të ndryshme si sasia e karburantit të djegur, apo madhësia zjarrit që e ka shkaktuar atë”, thotë Lennard de Klerk nga organizata “Initiative on GHG Accounting of War”.

Një studim brenda Ukrainës, i analizuar nga ekspertët thotë se në 18 muajt e parë të luftës u çliruan gaze të dëmshme në nivel të ngjashëm vjetor me ato të Austrisë, Portugalisë dhe Hungarisë së bashku. Por, mungesa e rregullave ndërkombëtare mbi matjen e çlirimit të gazeve të dëmshme në zonat e konflikteve, ka kufizuar mundësitë e studimeve në terren dhe fshehtësia e operacioneve ushtarake ka vështirësuar përpjekjet për të bërë vlerësime të sakta mbi ndikimin e luftës tek mjedisi. Megjithatë, autorët e këtyre studimeve thonë se këto studime janë të rëndësishme në përpjekjet për të kuptuar dhe përmirësuar luftën globale kundër ndryshimit të klimës.

“Ne kemi mësuar shumë në vitet e fundit për pasojat e ndryshimit të klimës si përmbytjet, temperaturat ekstreme dhe problemet e tjera që kanë shkaktuar ato për ne”, thotë Benjamin Neimark nga Universiteti Queen Mary në Londër.

Sipas sistemit të tanishëm ndërkombëtar, vendet duhet të raportojnë mbi emetimet e gazeve të dëmshëm në territorin e tyre. Nuk ka udhëzime zyrtare, ose ligjore mbi masën e çlirimit të këtyre gazeve nga një konflikt i armatosur.

“Duhen bërë përpjekjet ndërkombëtare nga studiuesit dhe ligjvënësit për krijimin e rregullave për këtë çështje”, thotë Rostyslav Bun nga Universiteti Politeknik i Lvivit.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Ukrainën dhe Izraelin me armë, por zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, gjenerali Pat Ryder tha për Zërin e Amerikës se Pentagoni e trajton me seriozitet problemin e ndryshimeve klimatike.

“Departamenti i Mbrojtjes ka qenë i qartë për çështjen e ndryshimeve klimatike dhe pasojat e saj, duke e përfshirë atë në strategjinë kombëtare të mbrojtjes, ku thuhet se ushtria amerikane duhet të përshtatet dhe të jetë e gatshme të merret me sfidat e krijuara nga pasojat e tanishme të ndryshimit të klimës”, tha ai.

Studiuesit theksojnë se ndërsa shmangia e pasojave për mjedisin duhet të jetë përparësi e lartë, trajtimi i krizës humanitare dhe vuajtjet e civilëve duhet gjithashtu të kenë përparësi të lartë./ VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll
Bota 2 Shkurt 2024, 22:13 h.k

Turqia arreston 7 spiunë të Mosadit

Erdogan TURQI-Forcat turke të sigurisë arrestuan 7 persona të dyshuar se i kanë dhënë informacion shërbimit të int...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj