LIVE UPDATES
Bota

Lirohen katër të dënuarit për vrasjen e një gazetari serb 25 vjet më parë

Ish-shefi i Shërbimit shtetëror të sigurimit të Serbisë, Radomir Markoviç dhe oficeri i këtij shërbimi, Milan Radonjiç, qenë dënuar në vitin 2019 me nga 30 vjet heqje lirie, ndërsa agjentët e shërbimit të fshehtë, Ratko Romiç dhe Miroslav Kurak me nga 20 vjet heqje lirie.

2 Shkurt 2024, 22:10 Nga M.B
Lirohen katër të dënuarit për vrasjen e një gazetari
Slavko Curuvija

BEOGRAD- Gjykata e Apelit në Beograd shpalli të premten vendimin për lirimin e katër ish pjesëtarëve të sigurimit shtetëror serb, të dënuar për vrasjen e gazetarit serb Slavko Çuruvija në vitin 1999, i cili ishte bërë i njohur për kritikat ndaj regjimit të ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviç. Ish-shefi i Shërbimit shtetëror të sigurimit të Serbisë, Radomir Markoviç dhe oficeri i këtij shërbimi, Milan Radonjiç, qenë dënuar në vitin 2019 me nga 30 vjet heqje lirie, ndërsa agjentët e shërbimit të fshehtë, Ratko Romiç dhe Miroslav Kurak me nga 20 vjet heqje lirie. Gjykata e Apelit në Beograd tha se “ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë”, duke nënvizuar se “gjatë procedurës nuk është konstatuar ekzistenca e një grupi të organizuar kriminal dhe as nuk është u konstatua se kush, kur dhe ku, siç thuhet në aktakuzë, ka marrë pjesë në bërjen marrëveshjes dhe planit për t'i marrë jetën pronarit, drejtorit dhe kryeredaktorit të të përditshmes "Dnevni telegraf" dhe të përjavshmes "Evropljanin" Slavko Çuruvija, dhe asnjë dëshmi nuk është paraqitur në mbështetje e pretendimeve të prokurorisë, se një urdhër i tillë është dhënë nga një person i panjohur ‘nga strukturat më të larta të qeverisë’”.

Slavko Çuruvija, u vra më 11 prill të vitit 1999, pak ditë fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, për t’u dhënë fund mizorive mbi shqiptarët e Kosovës. Ai ishte një kritik i ashpër i ish udhëheqësit serb dhe për vrasjen e tij prej kohësh ishin fajësuar pjesëtarët e rrethit të ngushtë të Sllobodan Millosheviçit, i cili vdiq më 2006 në Hagë, derisa po gjykohej për krime lufte e gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën. Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill e cilësoi “ditë të trishtueshme për gazetarinë”, publikimin e vendimit të Apelit. “Është dëshpëruese të shohësh se drejtësia dhe përgjegjësia për vrasësit e Slavko Çuruvija mbeten të paarritshme edhe 25 vjet pas vrasjes së tij”, shkroi ai në rrjetin X i njohur deri vonë si Twitter. Fondacioni me emrin e gazetarit të vrarë, u shpreh i “tronditur” me vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Një vend që nuk dënon vrasësit nuk ka të ardhme. Me këtë vendim, në Serbi u vu në pikëpyetje shteti i së drejtës, u ndalën proceset demokratike dhe u pezullua liria e fjalës. Vendi bashkohet me vendet më të errëta ku është e mundur të vrasësh pa u ndëshkuar për shkak të kritikave të shprehura publikisht”, thuhet mes tjerash në reagimin e këtij fondacioni.

Kryetari i Komisionit për Hetimin e Vrasjeve të Gazetarëve, Veran Matiç, i tha shërbimit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se “sot është një ditë shumë e trishtuar kur bëhet fjalë për mosndëshkimin e vrasjeve të gazetarëve në Serbi, Evropë dhe botë”./ VOA

serbia gazetar

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë