LIVE UPDATES
Bota

'Gjimnastika semantike' e BE-së që ndihmoi zhbllokimin e ndihmës për Ukrainën

Një sinjal i rëndësishëm përderisa Kongresi amerikan deri më tani ka dështuar që të pajtohet për fonde shtesë për Ukrainën dhe Kievi ka lënë të kuptohet se së shpejti do të mbesë pa para.

2 Shkurt 2024, 21:05 Nga Rikard Jozwiak
'Gjimnastika semantike' e BE-së që ndihmoi zhbllokimin e
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke biseduar me kryeministrin sllovak, Robert Fico, gjatë takimit në samitin e BE-së në Bruksel më 1 shkurt 2024.

BRUKSEL- Në fund, për befasi, gjithçka u krye shpejt dhe pa dhimbje: kishte unanimitet në mesin e udhëheqësve të Bashkimit Evropian edhe para mesditës së 1 shkurtit që blloku të ndante për Ukrainën 50 miliardë euro grante dhe hua për katër vjetët e ardhshëm. Një sinjal i rëndësishëm përderisa Kongresi amerikan deri më tani ka dështuar që të pajtohet për fonde shtesë për Ukrainën dhe Kievi ka lënë të kuptohet se së shpejti do të mbesë pa para. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në mënyrë spektakolare kishte vendosur veto ndaj marrëveshjes, gjatë samitit në Bruksel të mbajtur në dhjetor. Në pamje të parë, duket se ai humbi këtë herë, duke nënvlerësuar vendosmërinë e 26 shteteve të tjera anëtare dhe duke përfituar pak prej këtij samiti. Ai nuk arriti që të bindte BE-në që të mund të vendosë veto vjetore për paratë për Ukrainën për ndarjet buxhetore midis viteve 2024 dhe 2027, ai po ashtu nuk arriti të merrte fondet e destinuara për Budapestin që Komisioni Evropian i ka ngrirë për shkak të shqetësimeve për sundimin e ligjit në Hungari.

Orban po ashtu nuk arriti të bindte BE-në për zgjatje në mënyrë që të siguronte disa prej këtyre fondeve në të ardhmen. Paratë e BE-së do të nisin të shkojnë në Ukrainë në mars. Ky artikull hedh një vështrim mbi këtë çështje, e cila nuk është aq bardhë e zi sa mund të duket në pamje të parë. Mënyra më e lehtë për të analizuar konkluzionet e samitit të BE-së, për të cilët udhëheqësit u pajtuan mëngjesin e 1 shkurtit. Pas disa diskutimeve intensive gjatë një darke joformale të disa prej udhëheqësve, që u mbajt një natë më herët në Bruksel, disa grupe më të vogla u takuan pas darkës dhe konsultime më të gjera u mbajtën mëngjesin para se të niste samiti. Ishin dy paragrafë që ishin thelbësorë për arritjen e unitetit, pas kontributeve kyçe të bëra nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Këta janë tre liderë që Orbani ka raporte të ngushta, thanë disa burime që kanë njohuri për bisedimet e zhvilluara. Në paragrafin e parë nga këta dy paragrafë shkruante se “në bazë të raportit vjetor të Komisionit për zbatimin e ndihmës për Ukrainën, Këshilli Evropian do të mbajë një debat çdo vit mbi zbatimin e ndihmës me synim që të ofrojë udhëzime. Nëse është e nevojshme, pas dy vjetësh Këshilli Evropian do të ftojë Komisionin që të bëjë një propozim për rishikimin e kontekstit për një MFF të re [korniza multifinaciare – buxheti afatgjatë i BE-së]”.

Ky paragraf qartësisht tregon se Hungarisë nuk iu plotësua kërkesa për të vendosur veto vjetore. Raporti vjetor nuk ka veto, as debati vjetor mes udhëheqësve të Këshillit Evropian. Fjalia e fundit lidhur me rishikimin është po ashtu interesante. Në mënyrë që të bëhet një rishikim, të 27 shtetet anëtare duhet të pajtohen për një gjë të tillë. Prandaj, disa nga miqtë më të mirë të Ukrainës, sikurse shtetet e Baltikut, thjesht mund të parandalojnë një rishikim të tillë, nëse mendoj se ai nuk është i nevojshëm. Pastaj, interesante është edhe vetë fjala “rishikim”. A nënkupton kjo vërtetë një veto? Ndoshta Hungaria mund ta interpretojë këtë si veto dhe të tjerët jo. BE-ja është eksperte në gjimnastikë semantike kur dëshiron të arrijë një kompromis. Thjesht, gjërat kanë kuptime të ndryshme për shtetet e ndryshme. Si një anekdotë për ta ilustruar këtë, disa diplomatë përmendën marrëveshjen që BE-ja arriti në fund të vitit 2022 për çmimin tavan për naftën ruse. Atëbotë, ky çmim u vendos të ishte 60 dollarë dhe shumë shtete anëtare kërkonin që çmimi tavan të ishte shumë më i ulët, por ata e miratuan vendimin me premtimin se për këtë çështje do të kishte një rishikim çdo dy muaj.

Këto shtete pranuan me mendimin se rishikimi nënkuptonte se do të kishte negociata normale – me mundësinë edhe të përdorimit të vetos – në mënyrë që çmimi tavan të ulej edhe më shumë. Kjo nuk ndodhi dhe sot e kësaj dite çmimi tavan është 60 dollarë amerikanë. Rishikimi për këtë çështje nënkuptoi vetëm përditësime të rregullta për çështjen dhe asgjë më shumë. Pra, paragrafi duket se nuk i ofron shumë përfitime Hungarisë. Por, më pas është paragrafi i dytë me një fjali të vetme, që është përfshirë në konkluzionet prej 12 faqesh të samitit. Aty thuhet se “Këshilli Evropian rikujton konkluzat e saj të dhjetorit të vitit 2022 mbi zbatimin e mekanizmit të kushtëzimit”. Kjo është një fjali shumë e paqartë që lë të hapur mundësinë e interpretimeve. Mekanizmi i kushtëzimit ishte ndryshimi vetëm për të cilin u pajtuan për buxhetin e vitit 2020-2027 për të mbajtur paratë për shtetet anëtare nëse do të kishte frikë se paratë do të keqpërdoreshin – pikërisht ajo që Komisioni Evropian ka bërë në rastin e Hungarisë.

Tani, kjo si duhet të lexohet? Dikush mund ta lexojë si një aluzion nga shtetet anëtare për Komisionin që të zhbllokojë disa mjete prej fondit 10 miliardë eurosh për Hungarinë. Ose të paktën mund të interpretohet si një kërkesë kyçe që Hungaria duhet ta përmbushë me qëllim që të marrë paratë në mënyrë pak më të lehtë? Ose mund të nënkuptojë që mekanizmi i kushtëzimit duhet të përdoret më shumë në të ardhmen? Nuk përjashtohet mundësia që fondet të zhbllokohen për Hungarinë gjatë pranverës, veçmas pasi që Parlamenti Evropian, që është një prej institucioneve më kritike të Orbanit, shpejt do të kalojë nga punët legjislative në proces zgjedhor, pasi zgjedhjet evropiane të qershorit po afrohen. Vëmendja thjesht do të zhvendoset diku tjetër. Dhe pastaj ka gjëra që mbesin të pashkruara. Nuk ka ende dëshmi konkrete për të vërtetuar asgjë, procesi i zgjerimit të Ukrainës mund të ngadalësohet edhe më shumë – diçka që Budapesti është interesuar që të ndodhë. Mund të jetë që konferenca ndërqeveritare për Ukrainën, që do të shënonte hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, nuk do të ndodhë në mars, siç shpreson Kievi, por pas zgjedhjeve parlamentare, pra në verë apo vjeshtë.

Më pas është edhe çështja e marrëdhënieve me publikun. Shembull, nëse dëgjoni deklarimet e bëra nga udhëheqësit para se të hynin në samit, dy fjalët më të përdorura nga ta ishin “Viktor” dhe “Orban”. Viktori shpalli fitore duke thënë “fondet e Hungarisë nuk do të përfundojnë në Ukrainë dhe ne do të kemi një mekanizëm të kontrollit në fund të vitit të parë dhe të dytë”. Mesazhi mund të jetë tërheqës për shumë evropianë, jo vetëm për hungarezët. Në ditën e njëjtë kur u mbajt samiti, mijëra fermerë protestuan në kryeqytetin e BE-së kundër rritjes së kostos së prodhimit dhe për probleme të tjera. Kjo tregon se sa të rëndësishme janë zgjedhjet në BE, të cilat do të mbahen më vonë gjatë vitit./ REL

be hungaria ukraina

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci