Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Arratisja e Raduanos duke lidhur çarçafë nga dritarja e burgut të tij më pak se një vit më parë u kap nga kamerat e sigurisë së burgut.
ITALI- Një bos i mafies Italiane, i cili u arratis nga një burg i sigurisë maksimale vitin e kaluar duke përdorur çarçafët e shtratit për të kaluar muret, është kapur në Francë. Marco Raduano, bosi 40-vjeçar i mafies Gargano në rajonin jugor italian të Pulias, u kap të enjten jashtë një restoranti luksoz në Bastia, Korsikë, ku po darkonte me një shoqëruese femër.
Ai u kap nga e njëjta njësi antimafia që kapi Matteo Messina Denaro, një tjetër bos kriminal që shpenzoi gati tre dekada në arrati. Rauduona u rendit si një nga 10 të arratisurit më të rrezikshëm të Europolit. Gjithashtu u kap dhe krahu i tij i djathtë, Gianluigi Troiano, i cili u largua nga arresti shtëpiak në vitin 2021, pasi shkëputi byzylykun e tij elektronik. Ai u arrestua të enjten në Granada të Spanjës teksa merrte një paketë nga një pikë shërbimi.
Operacioni i përbashkët u urdhërua nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Barit, Pulia dhe u krye nga Karabinierët e ROS dhe komanda provinciale e Foggia, Pulia. Guardia Civile spanjolle dhe Gendarmerie Nationale franceze gjithashtu bashkëpunuan në arrestim.
Arratisja e Raduanos duke lidhur çarçafë nga dritarja e burgut të tij më pak se një vit më parë u kap nga kamerat e sigurisë së burgut. Arratisja zgjati 16 sekonda dhe ai u arratis në këmbë dhe asnjë gardian nuk e vuri re, gjë që çoi në një hetim të brendshëm të burgut të sigurisë maksimale.
Raduano vuante dënimin prej 24 vitesh burgim për trafik droge kur u arratis, dhe u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë pas arratisjes së tij për nxitjen e vrasjes së mafiozit Omar Trott në një bar në Vieste, Itali, në vitin 2017.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut - Fotografi nga arkivi. SHKUP- Opozita në Maqedoninë e Veriut ka akuzuar Qeverin...
Greta Thunberg LONDËR- Aktivistja suedeze Greta Thunberg është liruar nga akuza për shkelje të rendit publik pasi një gj...
Punëtorët duke shkarkuar ndihmat ushtarake që Shtetet e Bashkuara ia dërguan Ukrainës, Kiev, Ukrainë. Fotografi nga arkivi. P...
Foto ilustruese KOSOVA- Delegacioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkoh...
aleksander vucic SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha të premten se vendimi i autoriteteve në Kosovë pë...
foto ilustruese FRANCË- Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka kërkuar pezullim të menjëhersh&...
ushtaret e kfor KOSOVË- Pas situatave dhe tensioneve mes dy palëve, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar për një patr...
Nicolás Maduro VENEZUELA- Një dokument që i ka rënë në dorë agjencisë së lajmeve “Associated Press&rdq...
Foto ilustruese SHBA- Një asteroid me madhësinë e një ndërtese gjigande do të kalojë sonte afër Tokës. Qe...
Pro-Palestinian demonstrators march during a visit by US President Joe Biden in Warren, Mich., Feb. 1, 2024. SHBA- Lufta në Gazë dhe qëndrim...