E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Ndërhyrja policore ka të bëjë me skandalin e njohur të shpërdorimit të ilaçeve në këtë klinikë shtetërore.
MAQEDONIA E VERIUT- Tre persona janë ndaluar në Klinikën e Terapisë Radiologjike dhe Onkologjisë në Shkup, në mesin e të cilëve edhe ish-drejtori Nino Vasev. Këtë njoftim e konfirmoi Prokuroria Publike pas një kontrolli në mjediset e klinikës nga ana e policisë maqedonase në mëngjesin e së martës. Ndërhyrja policore ka të bëjë me skandalin e njohur të shpërdorimit të ilaçeve në këtë klinikë shtetërore. Bastisje janë bërë edhe në dy vende të tjera dhe prokuroria bën të ditur se kontrolli do të vazhdojë. Disa pacientë që ndodheshin në çastet e arrestimit në klinikë u thanë gazetarëve se e kishin parë ish-drejtorin, doktor Nino Vasev me pranga në duar të mbuluara me mantel të bardhë, i shoqëruar nga policët. Njëri nga drejtorët e Kinikës së Onkologjisë, Halit Matoshi i tha medias se ndër të ndaluarit tjerë ishte një infermiere dhe një punonjës i klinikës. Dy drejtorët e klinikës, Violeta Klisarova dhe Halit Matoshi thanë se organet hetuese nuk i kishin pyetur ata asgjë, por vetëm kishin thënë se kanë mandat për bastisje dhe ndalimin e tre punonjësve.
Skandalin e para pak muajve e zbuloi revista javore Fokus që botoi një sërë shkrimesh për një rrjet kriminal-biznesor për shitjen e citostatikëve, ilaçe të shtrenjta për mjekimin e pacientëve të prekur nga kanceri. Në këtë rrjet, sipas revistës, ishin përfshirë më shumë mjekë dhe personel shëndetësor nga klinika e Onkologjisë. Parlamenti e formoi vjeshtën e shkuar një komision për hetimin e skandalit. Kryesuesja e këtij komisioni parlamentar, Rashela Mizrahi e VMRO-DPMNE-së kishte akuzuar drejtorët e klinikës, ish-Ministrit të Shendëtësisë, Venko Filipçe dhe disa ish-drejtorë të institucioneve shëndetësore në vend. Skandali pati nxitur reagime të shumta në opinionin publik, në mesin e punonjësve të shëndetësisë por edhe tek partitë politike duke thelluar përplasjet midis opozitës dhe partive në pushtet. Ndërkohë, tek një pjesë e pacientëve apo familjarëve që kanë humbur të afërm nga sëmundjet e kancerit qenë shtuar dyshimet për manipulimet me barëra në këtë klinikë. Hetimi i Prokurorisë do të duhet të përcaktojë nëse pacientëve gjatë terapisë u është dhënë solucion fiziologjik në vend të citostatitkëve, siç janë ngritur dyshimet./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pret në takim liderët e katër partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Prishtinë 30 janar 202...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të martën se vendi i tij ka vendosur se si do të p&eu...
Foto ilustruese MALDIVE- Dhuna mes deputetëve në parlamentin e Maldives po bën xhiron e rrjetit me anë të videove q&e...
Foto ilustruese MALI I ZI- Aktivistë rusë në Mal të Zi organizuan mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën e politikani...
Foto ilustruese ITALI-Drejtoresha e Galleria dell'Accademia, Cecilie Hollberg, ndezi një zhurmë politike, duke përfshirë kritika nga m...
Foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Një aksident ka ndodhur në rrugën Manastir-Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut, ku raport...
Talat Xhaferi MAQEDONIA E VERIUT- Në mbledhjen e parë të përbërjes së re qeveritare të Republikës së Maqedonis...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Serbia po shqyrton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, tha presidenti i saj të m...
Miroslav Lajçak KOSOVA- Ka përfunduar takimi i të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me ...
Foto ilustruese KOLUMBIA- Një grua braziliane është akuzuar për trafikim të kafshëve të egra pasi policia kolumbiane i g...