LIVE UPDATES
Bota

Rusët në Mal të Zi mbledhin nënshkrime për kundërshtarin e Putinit

Sipas tyre, ai është i vetmi kandidat që e kundërshton luftën e Rusisë në Ukrainë.

30 Janar 2024, 20:16 Nga Jasna Vukiqeviq
Rusët në Mal të Zi mbledhin nënshkrime për
Foto ilustruese

MALI I ZI- Aktivistë rusë në Mal të Zi organizuan mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën e politikanit opozitar rus, Boris Nadezhdin, në zgjedhjet presidenciale në Rusi, të cilat do të mbahen në mars. Sipas tyre, ai është i vetmi kandidat që e kundërshton luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Kjo është një mënyrë për të treguar qëndrimin tonë kundër luftës, duke e mbështetur atë”, tha për Radion Evropa e Lirë Olga Stepanova, e cila u zhvendos në Budvë të Malit të Zi pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, gati dy vjet më parë.

Deri më tani, për Nadezhdinin janë mbledhur rreth 1.700 nënshkrime. Njëri prej organizatorëve, Illija Gureviç, beson se mesazhi që dërgohet, është më i rëndësishëm se numri.

“Të gjithë këta njerëz i kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë ardhur në Mal të Zi, për shkak të regjimit rus dhe luftës. Mesazhi i tyre është se ata duan ndryshime”, tha Gureviç për Radion Evropa e Lirë dhe shtoi se rusët po mbledhin mbështetje për Nadezhdinin edhe në disa vende të tjera evropiane.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen nga data 15 deri më 17 mars dhe kandidat kryesor në to është presidenti aktual, Vladimir Putin. Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i tha REL-it se Ambasada e Federatës Ruse e ka njoftuar se, në mes të marsit, do të organizojë votime për zgjedhjet presidenciale ruse në ndërtesën e ambasadës në Podgoricë. Në Mal të Zi banojnë zyrtarisht rreth 27.000 rusë. Më 26 janar, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se rusët jashtë vendit do të mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale edhe në vendet “armiqësore”. Mali i Zi është në listën e vendeve “armiqësore” të Rusisë që nga marsi i vitit 2022, kur u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të agresionit në Ukrainë. REL-i konfirmoi më herët se votimet në vendet e rajonit do të organizohen në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë. Në Serbi nuk konfirmuan ende, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë thanë se nuk do ta pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve nëse ato janë në përputhje me ligjet e tyre. Nënshkrime për Nadezhdinin kanë nisur të mblidhen edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë Serbinë. Boris Nadezhdin, 60 vjeç, angazhohet për fundin e luftës në Ukrainë dhe fundin e mobilizimit ushtarak, si dhe për dialog me Perëndimin.

“Njerëzit nënshkruajnë për mua, jo sepse u pëlqej në mënyrë të veçantë, por sepse është një shans për të bërë diçka për paqen, për t’i dhënë fund gjithë kësaj historie dhe për t’i ndalur vrasjet e njerëzve”, tha Nadezhdin për agjencinë e lajmeve Reuters, më 24 janar.

Afati i fundit për dorëzimin e nënshkrimeve të mbështetjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Rusi është data 31 janar. Ato, pastaj, kontrollohen dhe kandidatura ose miratohet, ose refuzohet. Bashkëbiseduesit e REL-it nuk deshën të thonë publikisht se si do t’ua dorëzojnë nënshkrimet nga Mali i Zi autoriteteve në Rusi, sepse dyshojnë se mund të pengohen. Pavarësisht faktit se vetëm pak më shumë se 6 për qind e rusëve në Mal të Zi e nënshkruan mbështetjen e tyre për Nadezhdinin, organizatorët janë të kënaqur me pjesëmarrjen në peticion, sepse, siç thonë, shumë rusë hezitojnë t’i shprehin publikisht pikëpamjet e tyre politike. Në Rusi është e ndaluar që lufta kundër Ukrainës të quhet luftë. Në vitin 2022, Putin nënshkroi një ligj që përcakton se kundërshtimi publik ndaj luftës, mund të rezultojë me 15 vjet burgim.

“...prandaj, edhe kur janë në një vend tjetër, shumë rusë nuk duan të ekspozohen, sepse kanë frikë për të afërmit e tyre në Rusi, të cilët mund të vuajnë nga qëndrimet e tyre”, tha Gureviç. Ai kujton se në Bullgari ka pasur raste të ekstradimit të aktivistëve kundër luftës në Rusi.

“Autoritetet në Rusi mashtrojnë dhe mund të trillojnë një rast, mbi bazën e të cilit mund të kërkojnë ekstradimin e një rusi nga jashtë. Dhe shumë mendojnë se është më mirë të heshtin”, sipas tij.

Kjo është një nga arsyet përse ky tridhjetëvjeçar nuk është shumë optimist kur flet për të ardhmen e vendit të tij. Ai beson se nuk do të ketë ndryshime rrënjësore për së paku dhjetë vjetët e ardhshëm.

“Ata që janë larguar nga Rusia, do të kenë gjithnjë e më pak shanse për t’u kthyer. Hapësira e opozitës është boshe dhe duhet të mbushet nga disa politikanë të rinj. Detyra e atyre që janë larguar, është t’i mbështesin ata dhe kjo është ajo që po ndodh tani", tha Gureviç. Megjithatë, sipas tij, për opozitën në Rusi nuk ka shpresë nëse nuk ndryshon diçka brenda vendit.

“Ne mund të ndihmojmë, por ndryshimi mund të ndodhë vetëm nga brenda”, u shpreh ai. Stepanova beson se mbështetja për Nadezhdinin është njëkohësisht mesazh i qartë edhe për Putinin.

“Në këtë mënyrë, qytetarët i thonë: Jemi lodhur me këtë që po bëni”, u shpreh Stepanova.

Siç ka raportuar deri më tash Radio Evropa e Lirë, për shumicën e analistëve, fitorja e Putinit nuk është në dyshim, sepse figurat kryesore të opozitës ruse, si Aleksei Navalny, janë në burg ose jashtë vendit, për shkak të rrezikut të arrestimit. Putin, 71 vjeç, i cili do të garojë si kandidat i pavarur, ka në duart e tij të gjitha levat e pushtetit. Ai garon për mandatin e tij të pestë. Këtë ia kanë mundësuar ndryshimet në Kushtetutën ruse, të bëra në vitin 2020, të cilat e kanë shfuqizuar dispozitën se posti i presidentit nuk mund të mbahet për më shumë se dy mandate radhazi. Paraprakisht, mandati presidencial është zgjatur nga katër në gjashtë vjet. Nëse e përfundon mandatin e ri gjashtëvjeçar, Putin do të ishte sundimtari më jetëgjatë rus që nga shekulli XVIII. Perëndimi e konsideron Putinin diktator dhe për shkak të dyshimeve për përfshirje në krime lufte në Ukrainë, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti për të në mars të vitit 2023./ REL

mali i zi putin

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë