LIVE UPDATES
Bota

Shkup: Dështon nisma për t'i hequr votëbesimin Kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi

'E Majta', e akuzonte zotin Gashi për shkeljen e rregullores së punës së parlamentit dhe për nxitjen e disa skandaleve. Partitë shqiptare e cilësuan nismën për interpelancë (mocion mosbesimi) si të motivuar mbi baza etnike.

3 Shtator 2024, 23:02 Nga E. D
Shkup: Dështon nisma për t'i hequr votëbesimin Kryetarit
fotot ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Parlamanenti i Maqedonisë së Veriut nuk e miratoi mocionin e mosbesimit të ngritur nga partia nacionaliste 'E Majta' ndaj Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. 21 deputetë të opozitës maqedonase, 'E Majta' dhe LSDM votuan pro, ndërsa 72 deputetë votuan kundër. Nisma nuk u mbështet as nga ligjvënësit e Frontit Evropian të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim në opozitë, por ata nuk morën pjesë në votim; u larguan nga salla para se nisma të hidhej në votim.

'E Majta', e akuzonte zotin Gashi për shkeljen e rregullores së punës së parlamentit dhe për nxitjen e disa skandaleve. Partitë shqiptare e cilësuan nismën për interpelancë (mocion mosbesimi) si të motivuar mbi baza etnike.

Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev theksoi se kryetari i parlamentit nuk e respekton gjuhën dhe flamurin maqedonas; se ka shkelur parimin sekular të shtetit duke organizuar një lutje fetare në parlament (me rastin e përkujtimit të përvjetorit të gjenocidit të Srebrenicës); se ka ndërhyrë kundër ligjeve në rastin e kontrollit në aeroportin e Shkupit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ka keqpërdorur shërbimet zyrtare dhe policore me pjesëmarrjen e tij në një dasmë në Kosovë.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit nismën për mocionin kundër tij e vlerësoi si përpjekje për thellimin e ndasive në shoqëri, për heqjen dorë nga rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe nga anëtarësimi në NATO. Zoti Gashi iu përgjigj me kundër-akuza partisë 'E Majta' për qëndrimet e saj, “albanofobe dhe islamofobe”.

”Ne të gjithë flasim me zë të lartë për BE-në; qytetarët flasin për bashkëjetësën. Të gjithë themi se jemi këtu bashkë në të mirë dhe në të keqe, ndërsa vetëm kjo parti (E Majta) flet kundër tri shtyllave themelore të shoqërisë sonë: orientimin tonë euro-atlantik, përkushtimin tonë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe përkushtimin tonë për harmoni ndëretnike. Është shumë keq kur luan në kartën e nacionalizmit të gjykimit të tjetrit pa i dëgjuar të gjitha faktet dhe argumentet”, tha zoti Gashi.

Ai nuk qëndroi në seancën plenare me arsyetimin se nuk dëshironte që me praninë e tij të ndikonte tek rrjedha e debatit, teksa u bëri thirrje ligjvënësve që të votonin sipas bindjeve individuale.

Lidhja Social Demokrate e opozitës i dha mbështetje interpelancës ndaj zotit Gashi, duke e akuzuar atë për rastin në aeroportin e Shkupit dhe udhëtimin me veturë zyrtare në një dasmë në Kosovë, me ç’rast e gjithë kolona e krushqëve kishte kaluar kufirin Maqedoni – Kosovë pa iu nënshtruar kontrollit të dokumenteve personale në pikën kufitare të Bllacës.

Ligjvënësit e Frontit Evropian që hodhën mjaft kritika për punën e kryetarit të parlamentit, e kundërshtuan nga ana tjetër interpelancën, duke e cilësuar atë si të motivuar mbi baza etnike.

“Konstatojmë dhe jemi të mendimit se motivi për këtë interpelancë nuk ka të bëjë me punën e kryetarit të parlamentit, por ka të bëjë me përkatësinë e tij etnike”, tha Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.

Por, zoti Xhaferi sikur se edhe disa kolegë të tij të Frontit Evropian, theksoi një sërë vërejtjesh për punën e kryetarit të parlamentit për shkak të mosrespektimit të vazhdueshëm, sipas tij, të procedurave të vendosura me rregulloren e punës së parlamentit.

Kryeministri dhe kryetari i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski e ka quajtur “sjellje të papjekur dhe të krisur” të Lidhjes Social Demokrate, BDI-së dhe të Majtës duke shtuar se nuk ka asnjë bazë për interpelancë ndaj kryetarit te parlamentit, Afrim Gashi.

Interpelanca në Maqedoninë e Veriut është ekuivalente me mocionin e votëbesimit. Shumica parlamentare ka 76 deputetë nga 120 sa ka githsej parlamenti i vendit./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj