LIVE UPDATES
Bota

“Prokurorët = bashkëpunëtorë vrasës!" Qytetarët në Shkup kërkojnë drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore

Protesta, në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, vjen pasi një vajzë 22-vjeçare u godit për vdekje nga një veturë në një vendkalim këmbësorësh në kryeqytet, më 29 janar.

31 Janar 2025, 17:06 Nga M.B
“Prokurorët = bashkëpunëtorë vrasës!"
Protesta

SHKUP- Qindra njerëz kanë protestuar të premten pasdite në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore, dënime më të ashpra për shkaktarë, si dhe rishikimin e vendimeve gjyqësore. Protesta, në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, vjen pasi një vajzë 22-vjeçare u godit për vdekje nga një veturë në një vendkalim këmbësorësh në kryeqytet, më 29 janar. Disa prej protestuesve mbajtën pankarta me mbishkrime si: “Nuk është aksident, është vrasje”, “Prokurorët = bashkëpunëtorë vrasës”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se përgjegjësia duhet të bjerë mbi të gjithë ata që janë pjesë e sistemit.

“Zemërimi është i kuptueshëm, mosbesimi në institucione është i justifikuar, por kjo nuk duhet të përfundojë vetëm me shkrimin e statuseve të zemëruara në rrjetet sociale dhe me protesta që do të zgjasin disa ditë. Të gjithë në sistem duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre”, tha Toshkovski.

Frosina Kalukova, nga fshati Negotinë, komunë e Vrapçishtit, e humbi jetën pasi u godit nga një veturë e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet V.J. Sipas Prokurorisë Publike, i riu nuk kishte patentë shofer, ishte nën ndikimin e alkoolit, tejkaloi shpejtësinë e lejuar dhe kaloi semaforin me dritë të kuqe. Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej një muaji për 20-vjeçarin.

“I dyshuari 20-vjeçar, si pjesëmarrës në trafikun e rrugëve publike, ka drejtuar një automjet të tipit 'Peugeot 207' në pronësi të babait të tij në korsinë e djathtë të bulevardit. Automjetin e drejtonte pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit me 0,82 promilë prani të alkoolit në urinë, duke rrezikuar jetën e njerëzve”, tha Prokuroria më 30 janar.

Komiteti i Helsinkit reagoi duke theksuar se fenomeni i mosndëshkimit, i rrënjosur prej dekadash në shoqëri, solli edhe një tragjedi tjetër ku humbi jetën një 22-vjeçare.

“Një rrëshqitje e tillë në sistemin ligjor tregon qartë mosmarrjen e masave të duhura nga ana e institucioneve për të parandaluar kryerjen e mëtejshme të veprave penale në trafik”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Aksidenti i trafikut në të cilin humbi jetën Frosina Kulakova nuk është i pari që shkakton reagime dhe zemërim te qytetarët. Vetëm në të njëjtin bulevard të Shkupit kanë humbur jetën disa të rinjve vitet e fundit. Në vitin 2015, studentja Frosina Cekovska u përplas për vdekje nga një shofer 26-vjeçar, i cili po ashtu ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drejtonte veturën me shpjetësi më të lartë seç lejohej.

Në të njëjtin bulevard, por në afërsi të qendrës tregtare City Mall, në janar të vitit 2022 u përplas për vdekje 24-vjeçarja Viktorija Nikolova. Shoferi 22-vjeçar, sipas Prokurorisë, në kohën e incidentit drejtonte automjetin me shpejtësi më të madhe se norma e lejuar. Megjithatë, revolta e qytetarëve u drejtua ndaj institucioneve kompetente, pasi personi i dyshuar për aksidentin kishte qenë më herët edhe në paraburgim, si dhe në shtëpi korrektuese, në Tetovë, për një tjetër vepër – prodhimin dhe shpërndarjen e drogave narkotike.

Ndaj tij Prokuroria kishte ngritur edhe një tjetër kallëzim penal më 2 shkurt të vitit 2023, për një aksident trafiku, në të cilin një person kishte pësuar lëndime të lehta. Prokurori publik kishte zhvilluar procedurën dhe me pëlqimin e të dëmtuarës kishte marrë një vendim për mosndjekje penale, duke pranuar të paguante një shumë prej 292 eurosh në favor të buxhetit të shtetit. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se së shpejti do të vihet në funksion sistemi "Qyteti i Sigurt", përmes të cilit institucionet do të mund të sanksionojnë vandalizmin automobilistik në rrugët e Shkupit.

"Ministria e Punëve të Brendshme po e zbaton këtë si procedurë, dhe së shpejti do të kemi një sistem të tillë që do të sanksionojë këtë lloj vandalizmi. Dhe kjo duhet të ndodhë. Sa herë që të marrim plumba politikë, ne duhet ta instalojmë, ta zbatojmë dhe të marrim një politikë ndëshkuese që do të jetë rigoroze, sepse edhe nëse shpëtojmë një jetë, kemi arritur qëllimin", deklaroi Mickoski më 31 janar.

Në anën tjetër, Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në opozitë kërkoi dënim maksimal për autorin dhe mbështeti revoltën e qytetarëve.

"Ne mbështesim kërkesat e qytetarëve për drejtësi dhe siguri më të madhe. Në shenjë solidariteti, Rinia Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) do t'i bashkohet protestës. Është koha për përgjegjësi", thuhet në deklaratën e LSDM. Mickoski kërkoi që të mos politizohet rasti./ REL

shkup

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj