LIVE UPDATES
Bota

Shkupi me qeveri teknike me në krye Xhaferrin, ja premtimet "ambicioze" të Kovaçevskit të parealizuara

Ai erdhi në krye të qeverisë nga pozita e zëvendësministrit të financave në janar të vitit 2022, me një plan ambicioz të prezantuar para deputetëve, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të domosdoshme për integrimin evropian, për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar dhe për rimëkëmbjen ekonomike të vendit si pasojë e krizës globale.

27 Janar 2024, 18:31 Nga Isuf Kadriu
Shkupi me qeveri teknike me në krye Xhaferrin, ja premtimet
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Dimitar Kovaçevski po largohet nga drejtimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut pikërisht në dyvjetorin e marrjes së postit të kryeministrit nga paraardhësi i tij, Zoran Zaev. Ai erdhi në krye të qeverisë nga pozita e zëvendësministrit të financave në janar të vitit 2022, me një plan ambicioz të prezantuar para deputetëve, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të domosdoshme për integrimin evropian, për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar dhe për rimëkëmbjen ekonomike të vendit si pasojë e krizës globale. Por, Kovaçevski po largohet në kohën kur Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime të mëdha për gjyqësorin dhe korrupsionin dhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri më i madh strategjik i vendit, e zgjeruan listën e zezë me biznesmenë dhe të politikanë aktualë të dyshuar për keqpërdorime të shumta.

Ai po largohet nga Qeveria pa e përmbushur premtimin për ndryshimet kushtetuese dhe kur janë në rritje e sipër pakënaqësitë për gjendjen e rëndë ekonomike, me protesta pothuajse ditore për rritje të pagave dhe pensioneve. Për qytetarët ka pasur rritje të pagave dhe pensioneve për më pak se 10 për qind, ndërsa pagat e zyrtarëve janë rritur për më shumë se 80 për qind. Gjatë qeverisjes së tij dyvjeçare janë regjistruar probleme të shumta në arsim, nxitje ndëretnike, afera në shëndetësi, kaos në komunikacion dhe ndotje të madhe të ajrit. Për çështjet që kanë të bëjnë me integrimin evropian, Kovaçevski në vazhdimësi ka fajësuar opozitën maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja, e cila sipas tij është “antiperëndimore”.

Akuzat e tilla opozita i ka quajtur “alibi” të Kovaçevskit për të fshehur, sipas tyre, “krimin, korrupsionin dhe paaftësinë për të mbrojtur interesat kombëtare maqedonase përballë Bullgarisë”. Kovaçevski u arsyetua se ka bërë gjithçka që ishte në dorën e tij për të ngritur standardin e qytetarëve, por gjendjen e rëndë ia ka atribuuar edhe “turbulencave ndërkombëtare”.

“Kam pasur përgjegjësinë dhe nderin të drejtoj Qeverinë në një kohë të jashtëzakonshme, në një kohë me shumë turbulenca ndërkombëtare, por mbi të gjitha turbulenca ekonomike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë. Mendoj se jemi kujdesur për të gjithë. Besoj se kemi bërë gjithçka që duhej për të mbajtur vendet e punës, për të ruajtur likuiditetin e kompanive dhe për të siguruar të ardhura për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve”, tha Kovaçevski pas dorëzimit të aktit të dorëheqjes në Kuvend të enjten.

Por, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Arben Halili, vlerëson se standardi i jetesës së qytetarëve është në rënie, sidomos për shkak të shkallës së lartë të vazhdueshme të inflacionit.

“Përfaqësuesit e shtetit në vazhdimësi premtonin se do të ketë rritje të pagave dhe sigurisht se kishte pritje, por krahasuar me atë se sa inflacioni merr nga punonjësit, shohim se jemi në një negativ të thellë dhe partitë të mos llogarisin se do të mund të marrim pikë politike në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Halili.

Ndërkohë, njohësit e çështjeve juridike si dështimin më të madh të kësaj Qeveria e konsiderojnë gjyqësorin, respektivisht ndryshimet në Kodin Penal që liruan nga gjykimi dhe ndjekja penale shumë ish-zyrtarë të korruptuar, por edhe zyrtarë të pushtetit aktual. Sipas profesorit të së drejtës penale, Bashkim Selmani, dëshmi për dështimin e Qeverisë së Dimitar Kovaçevskit janë kritikat e panumërta të BE-së dhe SHBA-të.

“Dështimi i kësaj Qeveria ka qenë shumë i lartë dhe për këtë flasin të gjitha raportet ndërkombëtare sa i përket funksionimit të shtetit dhe të drejtës. Mosfunksionimi i gjyqësorit çoi në dështimin e Qeverisë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo, jo vetëm që nuk luftoi këto dukuri, por edhe pati dështimet edhe në të gjitha sferat tjera. Në një shteti ku krimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë, kemi vështirësi në jetën e qytetarëve të cilët po ikin jashtë vendit”, thotë Selmani.

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan me arsyetimin e harmonizimit të Kodit me ligjet evropiane, por ndryshimet përfshinin, ndër të tjera, uljen e dënimeve për veprat e shpërdorimit të pozitës zyrtare gjë që çoi në ndërprerjen e proceseve gjyqësore për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

"Ndryshimet pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht akte të tilla. Kjo është një çështje shqetësuese dhe serioze”, thuhej në reagimin e Komisionii Evropian.

Departamenti amerikan i Shtetit, duke kritikuar ndryshimet e tilla, vlerësoi se “korrupsioni ka potencial të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut”.

“Udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut duhet të demonstrojnë rezultate të forta, të prekshme, kundër korrupsionit duke forcuar pavarësinë institucionale dhe duke parandaluar ndërhyrjet politike, veçanërisht në gjyqësor, që është thelbësor për përmbushjen e synimeve të anëtarësimit në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në qeveri”, thuhej në deklaratën e DASH-it.

Puna dyvjeçare e Qeverisë së Dimitar Kovaçevski është vlerësuar si dështim edhe nga opozita shqiptare e organizuar në Lidhjen Evropiane për Ndryshim.

“Korrupsioni, krimi i organizuar, bixhozi, nepotizmi, bllokimi i procesit integrues ishin vetëm disa nga punët e këqija të kësaj qeverie në largim”, thuhet në një vlerësim të opozitës shqiptar për Radion Evropa e Lirë.

Kovaçevski do të largohet nga ndërtesa e Qeverisë të dielën, pasi Kuvendi të ketë votuar Qeverinë teknike që do të drejtohet nga Talat Xhaferin, e cila do të ketë një mandat prej 100 ditëve, për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, më 8 maj./ REL

maqedonia e veriut kovacevski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj