LIVE UPDATES
Bota

Shmangia e mbylljes së pjesshme të qeverisë, kongresi amerikan miraton një buxhet të përkohshëm

Projektligji u miratua me 314 vota pro dhe 108 kundër. Shumica e votave kundër ishin nga republikanët më konservatorë. Pak para votimit, një grup konservator njoftoi se e kundërshton fuqishëm masën, sepse kërkonte shpenzime të tepërta.

19 Janar 2024, 08:23 Nga M.B
Shmangia e mbylljes së pjesshme të qeverisë, kongresi amerikan
Foto ilustruese

SHBA- Të enjten Kongresi i dërgoi Presidentit Joe Biden një projektligj afatshkurtër shpenzimesh në përpjekje për të shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë dhe financimin e agjencive federale deri në mars. Projektligji u miratua me 314 vota pro dhe 108 kundër. Shumica e votave kundër ishin nga republikanët më konservatorë. Pak para votimit, një grup konservator njoftoi se e kundërshton fuqishëm masën, sepse kërkonte shpenzime të tepërta. Rreth gjysma e republikanëve bashkuan votat me demokratët në miratimin e projektligjit të tretë afatshkurtër që nga tetori. Më herët, Senati votoi bindshëm për projektligjin me një votë 77-18. Projektligji zgjat deri në fillim të marsit shkallën aktuale të shpenzimeve qeveritare duke ofruar kohë që të dy dhomat e Kongresit të zgjidhin dallimet e tyre mbi shpenzimet për vitin fiskal që filloi tetorin e kaluar. Buxheti afatshkurtër për disa agjenci federale përfundon më 1 mars .

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se presidenti do ta nënshkruante masën në ligj ndërsa u bëri thirrje republikanëve që të mos humbasin kohë për çështjet e buxhetit.

“Përfundimisht, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve duhet të bëjnë detyrën e tyre dhe të punojnë me palën tjetër për të miratuar buxhetin vjetor që sjell përfitime për popullin amerikan dhe trajton përparësitë urgjente të sigurisë së brendshme dhe kombëtare, duke miratuar kërkesën shtesë të presidentit”, tha zëdhënësja.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, është vënën nën trysni nga ligjvënës të vijës së ashpër për të hedhur poshtë marrëveshjen prej 1.66 trilion dollarësh të arritur me udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, në fillim të muajit. Ligjvënësi republikan Chip Roy, i cili përfaqëson Teksasin, tha se buxheti afatshkurtër e mbështet marrëveshjen e mësipërme dhe u kërkoi kolegëve që të votojnë kundër. Johnson ka këmbëngulur se do ta respektojë marrëveshjen dhe ai gëzon mbështetjen e të moderuarve republikanë. Ata thonë se ndryshimi i kursit tani do të ishte kthim prapa në premtimin e dhënë dhe do ta dobësonte pozitën e kryetarit në negociatat e ardhshme. Që kur morën shumicën në fillim të vitit 2023, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë zhvilluar një betejë të ashpër kundër atyre që i cilësojnë si politika të padobishme dhe nivele të larta të shpenzimeve qeveritare. Në tetor, një grup republikanësh rrëzuan nga posti Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësin e djathtë Kevin McCarthy, pasi ai arriti një marrëveshje me demokratët për zgjatjen e shpenzimeve qeveritare për herë të parë.

Kryetari Johnson, i cili pasoi zotin McCarthy në detyrë, është gjendur gjithashtu nën kritika, pasi nuk ka mundur të gjejë një rrugë të mesme për të balancuar kërkesën buxhetore të Presidentit me arsyetimin e republikanëve. Deri më tani, shumica e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve janë përmbajtur të thonë se posti i zotit Johnson është në rrezik. Por një revoltë nga një numër i vogël republikanësh mund ta rrezikojë postin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët kanë një epërsi të vogël. Miratimi i masës afatshkurtër vjen mes negociatave për një paketë të veçantë ndihmash për Ukrainën dhe Izraelin dhe miratimin e fondeve për të forcuar sigurinë e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Johnson është gjithashtu nën presion nga e djathta për të mos pranuar një marrëveshje që është më e dobët se një masë për kufirin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve që nuk ka mbështetje nga demokratët. Presidenti Biden ka kërkuar miratimin e një pakete prej 110 miliardë dollarësh ku përfshihen ndihmat për luftën dhe forcimi i sigurisë kufitare./ VOA

shba kongresi amerikan joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj