All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shpërthimi i digës, Zelenskyy viziton zonat e përmbytura në rajonin e Khersonit

Presidenti Zelenskyy pa nga afër disa zona të përmbytura, ndërsa kërkoi ndihmën e organizatave ndërkombëtare që të vepronin në zonat që kontrollohen nga frocat ruse. Sipas ekspertëve shembja e digës në një zonë që Moska e ka kontrolluar për më shumë se një vit dhe zbrazja e rezervuarit ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme peisazhin në zonë si dhe ka ndryshuar dinamikën e luftës 15-mujore.

8 Qershor 2023, 16:12 Nga a.l
Shpërthimi i digës, Zelenskyy viziton zonat e përmbytura në
Volodymyr Zelenskyy
All - Paragraf - 1

UKRAINË- Mijëra njerëz po vuajnë pasojat e përmbytjeve në rajonin e Khersonit, në Ukrainë, pas shkatërrimit të digës në Kakhovka. Presidenti Zelenskyy pa nga afër disa zona të përmbytura, ndërsa kërkoi ndihmën e organizatave ndërkombëtare që të vepronin në zonat që kontrollohen nga frocat ruse. Sipas ekspertëve shembja e digës në një zonë që Moska e ka kontrolluar për më shumë se një vit dhe zbrazja e rezervuarit ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme peisazhin në zonë si dhe ka ndryshuar dinamikën e luftës 15-mujore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy vizitoi të enjten rajonin e Khersonit, ku mijëra njerëz po vuajnë pasojat nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës në Kakhovka. Në një video të postuar në rrjetin Telegram, presidenti ukrainas diskuton me zyrtarët e tjerë për evakuuimet, mundësitë që të rindërtohet pjesa e shkatërruar e digës si dhe situata ushtarake në zonë.

Ne kemi nevojë për ndihmë nga organizatat ndërkombëtare, si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që t’i bashkohen menjëherë operacionit të shpëtimit dhe të ndihmojnë njerëzit në pjesën e pushtuara të rajonit Kherson. Çdo person që vdes atje është përgjegjësi e organizatave ndërkombëtare që kanë harruar si të shpëtojnë jetë. Nëse tani nuk ka asnjë organizatë ndërkombëtare në zonën e kësaj fatkeqësie, do të thotë se ajo nuk ekziston fare, ose është e paaftë për të funksionuar”, tha presidenti i Ukrainës gjatë një fjalimi.

Pas shkatërrimit të digës dhjetëra fshatra janë të përmbytura dhe nuk ka asnjë shenjë jete. Rusia akuzoi Ukrainën për bombardimin e strukturës, e cila ishte nën kontrollin e Moskës, ndërsa Kievi pretendon se Rusia e hodhi në erë nga brenda.

Shembja e digës në një zonë që Moska e ka kontrolluar për më shumë se një vit dhe zbrazja e rezervuarit ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme peisazhin në zonë si dhe ka ndryshuar dinamikën e luftës 15-mujore, thonë ekspertët.

Në dy fshatra, që janë pranë pranë digës dhe që ishin nën kontrollin e forcave ruse, Dnipryany dhe Korsunka, uji ka arritur deri në çatitë e shtëpive. Pavarësisht akuzave të ndersjella ekspertët thonë se struktura ishte në gjendje të keqe, gjë që gjithashtu mund të ketë çuar në shembjen e saj. Sipas tyre në zonë nuk kishte shenja tipike të një sulmi me raketa.

Lumi Dnieper është pjesë e vijës së parë të luftës dhe shumë njerëz tashmë ishin larguar nga zona për shkak të luftimeve. Ukraina mban bregun perëndimor, ndërsa Rusia kontrollon anën lindore më të ulët, e cila është prekur më shumë nga përmbytjet./VOA 

volodymyr zelenskyy

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj