LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Ndikimi i Erdoganit te turqit jashtë vendit

Gokay Sofuoglu, kryetari i Komunitetit Turk në Gjermani (TGD), e kritikon qëndrimin e ministrit gjerman. Ai tha se nuk duhen sulmuar të gjithë votuesit me origjinë turke që jetojnë në Gjermani. Në një intervistë për DW, ai tha se në Gjermani jetojnë rreth tre milionë turq. Nga këta votuan rreth 500 000 vetë për Erdoganin. Në relacion me numrin e përgjithshëm të turqve në Gjermani, ata përbëjnë vetëm rreth 17 për qind.

8 Qershor 2023, 15:11 Nga f.i
Analiza e DW: Ndikimi i Erdoganit te turqit jashtë vendit
turqit

TURQI- Shumë krerë shtetesh morën pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit turk Erdogan. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të turqve jashtë vendit. Këta janë veçanërisht të rëndësishëm për Erdoganin - edhe në Gjermani.

Ministri gjerman i Bujqësisë Cem Ozdemir, vetë me prejardhje turke,  nuk ishte në humor për të festuar. Pas fitores së Erdoganit në zgjedhje, ai shprehu zhgënjimin e tij dhe bëri thirrje për një ndryshim rrënjësor të politikës së qeverisë gjermane ndaj Turqisë. “E pamë se çfarë ndodhi me Putinin, e pamë se çfarë ndodh kur zbukurojmë realitetin”, -tha politikani i partisë Të Gjelbërit. Ai parashikon një rritje të nacionalizmit dhe fundamentalizmit turk në Gjermani.

"Ministri kritikoi edhe turqit që jetojnë në Gjermani, që festuan me bujë në rrugët e Gjermanisë  fitoren e Erdoganit. “Ata i bien borisë për dikë që po e kthen vendin në një burg të hapur, por njëkohësisht gëzojnë avantazhet e demokracisë liberale që kemi këtu”, kritikoi Özdemir.

Gokay Sofuoglu, kryetari i Komunitetit Turk në Gjermani (TGD), e kritikon qëndrimin e ministrit gjerman. Ai tha se nuk duhen sulmuar të gjithë votuesit me origjinë turke që jetojnë në Gjermani. Në një intervistë për DW, ai tha se në Gjermani jetojnë rreth tre milionë turq. Nga këta votuan rreth 500 000 vetë për Erdoganin. Në relacion me numrin e përgjithshëm të turqve në Gjermani, ata përbëjnë vetëm rreth 17 për qind.

65 për qind votuan Erdoganin dhe Aleancën e tij Popullore

Kemal Bozay, profesor në Qendrën për Kërkimin dhe Parandalimin e Radikalizimit në Universitetin Ndërkombëtar të Këlnit bën një llogaritje tjetër. Fakt është se mbi 65 për qind e shtetasve turq që jetojnë në Gjermani e që morën pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ia dhanë votën Erdoganit dhe Aleancës së  tij Popullore. Bozay shton se, në zgjedhjet parlamentare,  disa votues votuan edhe për partinë ultra-nacionaliste MHP. MHP është një aleate e rëndësishme e  Erdoganit. Sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), ajo rrjedh nga organizata nacionaliste e djathtë, Ujqit Gri.

Për Bozay-n nuk duhet anashkaluar fakti se ndikimi konservatoro-nacionalist dhe ekstremist fetar tek njerëzit me origjinë turke po rritet. Sipas mendimit të tij, organizata të tilla si Unioni i Demokratëve Ndërkombëtarë (UID), një organizatë lobuese e partisë turke në pushtet AKP, Unioni Turko-Islamik i Institutit për Fenë (DITIB), i cili dërgon imamë nga Turqia, komuniteti islamik Millî -Görüs (IGMG) dhe Federata e Shoqatave Idealiste Demokratike Turke (ADÜTDF), e cila shihet  si një "grupim ujqish gri", po ndihmojnë në forcimin e mëtejshëm të këtij ndikimi.

Politika dezintegruese në emër të AKP-së

UID u themelua në vitin 2004 si një organizatë lobuese e partisë qeverisëse turke AKP në Këln. Tani ajo është grupi më i madh që lobon  pro qeverisë e që bën fushatë intensive për politikën aktuale turke dhe përpiqet të ndikojë në formimin e opinionit të komunitetit turk. Selia e saj është në Këln dhe sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ajo ka 15 shoqata rajonale në mbarë vendin, të cilave u përkasin disa shoqata lokale.

Fakti që organizata të tilla ombrellë veprojnë si bazë për fushatën zgjedhore të AKP-së në fakt nuk është problem, thotë eksperti Bozay. Por problematik bëhet kur kjo fushatë zgjedhore përhap qëndrime ekstreme të djathta, ultranacionaliste dhe ekstremiste fetare dhe propagandon qëndrime antidemokratike. Me rreth një milion anetare, komuniteti më i madh turk jeton në landin Renani Veriore – Vestafali (NRW). Sipas Zyrës Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetutës, kjo paraqet një mobilizim dhe potencial të konsiderueshëm të votuesve, gjë që bie në sy nga një politikë shpesh që nxit mosintegrimin e diasporës turke.

Sipas autoriteteve, një pjesë e rëndësishme e kësaj politike konsiston në vënien në pah të vazhdueshme dhe përmes shumë kanaleve të ndryshme të rasteve të supozuara ose aktuale të racizmit, islamofobisë dhe armiqësisë ndaj Turqisë në shoqërinë gjermane dhe shtetin gjerman. Nga ana tjetër, theksohet vlerësimi dhe rëndësia e madhe e komunitetit që jeton në Gjermani për qeverinë turke. Për të arritur tek njerëzit me origjinë turke dhe për t'i lidhur ata ngushtë me Turqinë, këto organizata përhapin narrativat e qeverisë turke.

"Ushtarë krenarë të Erdoganit"

Një vështrim në kanalet e mediave sociale të UID tregon se çfarë do të thotë kjo. Në një video të regjistruar përpara pallatit presidencial të Erdoganit në Ankara, kryetari i UID, Köksal Kus, mban një fjalim para një grupi të madh njerëzish që siç duket vinin nga jashtë. Në Evropë nuk është e lehtë të jesh mbështetës i AKP-së dhe Erdoganit, thotë  Kus në video. “Megjithatë, ju keni treguar se jeni ushtarë krenarë të Erdoganit”. Euforinë e shoqërojnë duartrokitjet dhe thirrjet në emër të Zotit. Ai vazhdoi: "Ju keni bërë një punë të shkëlqyer në të dyja fletët e votimit. Ne e shkruam këtë epope heroike së bashku." Më pas grupi marshon drejt hyrjes së pallatit duke përsëritur në ritëm: “Në krahun e kujt janë turqit jashtë vendit? Në krahun e udhëheqësit!”

UID ka qenë koordinator i fushatës zgjedhore me qendrën koordinuese të AKP-së për zgjedhjet e diasporës. Në bazë të të dhënave të UID, brenda një viti janë ngritur 750 përfaqësi në 180 rajone në mbarë botën, janë mobilizuar 15 000 të punësuar dhe më shumë se 30 000 vullnetarë për fushatën zgjedhore. Fotografitë tregojnë se ata shkonin nëpër shtëpia, shpërndanin pamflete dhe dhurata dhe çonin votuesit drejt qendrave të votimit. Edhe përfaqësuesit e UID i kanë vizituar qendrat e votimeve. Në mbrëmjen e zgjedhjeve, ata u rrinin te koka ndihmësve gjatë numërimit në Ankara. Një punonjëse e zgjedhjeve të opozitës nga Gjermania thotë se këto vizita nga përfaqësues të shumtë të UID i konsideronte jashtëzakonisht të pakëndshme dhe një përpjekje për intimidim.

Roli i xhamive

Që nga futja e të drejtës së votës për turqit që jetojnë jashtë vendit, shoqatat e xhamive janë kritikuar shpesh. Ato akuzohen se kanë bërë fushatë për qeverinë turke. Emrat më të lakuar janë  DITIB dhe Bashkësia Islame Milli Görüs (IGMG). Organizata më e madhe ombrellë myslimane DITIB i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk i toleron eventet e fushatave dhe reklamat për partitë në komunitetet e saj. Por ajo shton se nuk ka asnjë ndikim mbi faktin, që hyrjet e objekteve të DITIB liheshin si pikë takimi për transportin e votuesve në qendrat e votimit.

Megjithatë, DITIB nuk e ka komentuar propagandën qeveritare të disa imamëve. Para zgjedhjeve, disa imamë përhapën fjalën se fuqitë e huaja donin të ndanin Turqinë. Është koha për të luftuar për fenë, autoritetin fetar dhe flamurin turk, thoshin ata. Pothuajse të gjithë imamët e punësuar në xhamitë turke dërgohen nga Ankaraja. Ata janë nëpunës civilë turq që paguhen nga autoriteti fetar i Diyanetit. Diyanet i raporton drejtpërdrejt presidentit turk Erdogan.

Thirrje për politika aktive me turqit e Gjermanisë

Ministri gjerman Cem Özdemir është i shqetësuar se brezi i ardhshëm i imamëve të dërguar në Gjermani mund të jetë edhe më nacionalist dhe fundamentalist. Arsyeja për këtë është se Erdogan e ka zgjeruar aleancën e tij me aleatët e tjerë nacionalistë, islamikë dhe antisemitë. Studiuesi i ekstremizmit Bozay ka të njëjtin shqetësim.

Sidomos këtu ne kemi nevojë për një politikë pjesëmarrjeje aktive që të mbledhë të rinjtë me origjinë turke dhe t'i përfshijë ata në strukturat sociale,” thotë ai. Është e rëndësishme që organizatat e djathta ekstreme, islamike dhe antisemite turke të përjashtohen nga proceset demokratike në vend. Por kjo do të ishte e mundur vetëm nëse qeveria gjermane do të  hartonte një politikë njohjeje aktive dhe do t’i  mblidhte të rinjtë në një fazë të hershme, thotë Bozay.

Marrë nga DW

turqi zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion