LIVE UPDATES
Bota

Shpërthimi i Tesla Cybertruck para hotelit të Trump/ Shoferi ishte një ushtar aktiv i forcave speciale, autoritetet: Qëlloi veten

Policia e Las Vegas ka identifikuar Matthew Alan Livelsberger, 37 vjeç, nga Kolorado Springs, Kolorado, si shoferin e automjetit, të cilin e mori me qira më shumë se 800 milje larg dhe e çoi në hotelin e Nevadës në mëngjesin e shpërthimit.

3 Janar 2025, 08:26 Nga ZH.LL
Shpërthimi i Tesla Cybertruck para hotelit të Trump/ Shoferi ishte
Tesla

LAS VEGAS- Autori që drejtoi një Tesla Cybertruck që shpërtheu jashtë hotelit Trump në Las Vegas ishte një ushtar aktiv i forcave speciale amerikane dhe qëlloi veten para shpërthimit, thanë zyrtarët.

Policia e Las Vegas ka identifikuar Matthew Alan Livelsberger, 37 vjeç, nga Kolorado Springs, Kolorado, si shoferin e automjetit, të cilin e mori me qira më shumë se 800 milje larg dhe e çoi në hotelin e Nevadës në mëngjesin e shpërthimit.

Shkaku i vdekjes së Livelsberger ishte vetëvrasja nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, sipas zyrës së mjekëve të kontesë Clark. Shtatë persona u plagosën kur automjeti i mbushur me bombola karburanti dhe mortaja fishekzjarre shpërtheu në ditën e Vitit të Ri. Zyrtarët thanë se të gjitha plagët ishin të lehta.

Livelsberger udhëtoi me Cybertruck në qytet të mërkurën në mëngjes, më pak se dy orë para shpërthimit, tha policia. I parkuar para hotelit pranë një hyrje xhami, automjeti filloi të tymonte, më pas shpërtheu.

Autoritetet e Las Vegas thanë se Cybertruck ndihmoi në frenimin e shpërthimit, duke e dërguar atë vertikalisht dhe jo jashtë. Dyert dhe dritaret e xhamit pranë hotelit nuk u thyen nga shpërthimi. Autoritetet thanë se ende nuk kanë përcaktuar ndonjë motiv pas incidentit.

Sherifi tha se hetuesit gjetën një letërnjoftim ushtarak, një pasaportë, dy pistoleta gjysmë automatike, fishekzjarre, një iPhone, një orë inteligjente dhe disa karta krediti në emrin e Livelsberger nga automjeti i djegur. Trupi në automjet u dogj dhe u gjet me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri në kokë, tha të enjten sherifi i Las Vegas Kevin McMahill.

McMahill tha se ata gjetën dy tatuazhe në mbetjet e shoferit që përputheshin me ato që kishte Livelsberger. Banori i Kolorados Springs mori me qira Cybertruck më 28 dhjetor në Denver.

Policia ishte në gjendje të gjurmonte lëvizjet e tij duke përdorur një numër fotografish gjatë udhëtimit nga Denveri, Kolorado në Las Vegas, Nevada, së bashku me teknologjinë e karikimit të Teslës që ndihmoi në hartimin e vendit ku ai ndaloi përgjatë rrugës. Ai ishte i vetmi që u pa duke drejtuar mjetin.

Sipas policisë, dyshohet se ky incident në Las Vegas dhe një sulm me kamion në Neë Orleand që la pas 14 viktima mund të kenë lidhje me njëri-tjetrin, teksa që të dy ndodhën në ditën e Vitit të Ri. Të dy të dyshuarit shërbenin në Fort Bragg në Karolinën e Veriut, megjithëse nuk ka asnjë të dhënë se ata shërbenin në të njëjtën njësi ose ishin atje në të njëjtën kohë. Ata gjithashtu shërbyen në Afganistan në vitin 2009, por nuk ka asnjë provë se ishin në të njëjtin rajon apo njësi. Gjithashtu, të dy përdorën kompaninë Turo për të marrë me qira automjetet e përfshira në incidente.

Livelsberger kishte dekada përvojë me ushtrinë amerikane, pasi kishte shërbyer si në Ushtri ashtu edhe në Gardën Kombëtare. Ai ishte një rreshter i dekoruar i Inteligjencës së Forcave Speciale. Ai ishte duke shërbyer në Gjermani, por me leje të miratuar në momentin e incidentit.

Babai i Livelsberger i tha partnerit të lajmeve të BBC-së CBS se djali i tij ishte në Kolorado për të parë gruan dhe vajzën tetë muajshe. Ai tha se foli për herë të fundit me djalin e tij në Krishtlindje dhe se gjithçka dukej normale./ BBC

shba las vegas trump tesla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj