LIVE UPDATES
Bota

Shqetësim për mundësinë e blerjes nga kinezët të një zone në Arktik

Arkipelagu i Svalbardit shtrihet rreth 650 kilometra larg Norvegjisë në një pikë të ndjeshme gjeopolitike të Arktikut. Një traktat ndërkombëtar i jep Svalbardit një strukturë ligjore të pazakontë që ndalon shumicën e aktiviteteve ushtarake. Por në vitet e fundit, kjo nuk i ka penguar vendet si Rusia dhe Norvegjia të vazhdojnë me planet e tyre strategjike.

26 Maj 2024, 17:52 Nga N.F
Shqetësim për mundësinë e blerjes nga kinezët të
Foto ilustruese

ARTIK- Toka private në arkipelagun norvegjez të Svalbardit po nxirret në ankand nga pronari i saj dhe ka ngjallur interes të madh tel blerësit kinezë, sipas një avokati përgjegjës për ankandin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Wilkins, shitja e kësaj toke ka të ngjarë të shkaktojë një situatë të vështirë gjeopolitike për Norvegjinë dhe NATO-n për shkak të vendndodhjes strategjike të Svalbardit në Oqeanin Arktik.

Arkipelagu i Svalbardit shtrihet rreth 650 kilometra larg Norvegjisë në një pikë të ndjeshme gjeopolitike të Arktikut. Një traktat ndërkombëtar i jep Svalbardit një strukturë ligjore të pazakontë që ndalon shumicën e aktiviteteve ushtarake. Por në vitet e fundit, kjo nuk i ka penguar vendet si Rusia dhe Norvegjia të vazhdojnë me planet e tyre strategjike.

Tani edhe Kina mund të bëhet pjesë e kësaj konkurrence, sepse në fillim të majit një pronar privat nxori në treg një sipërfaqe prej 60 kilometrash katrorë për 326 milionë dollarë. Avokati përgjegjës për shitjen, Per Kyllingstad, thotë se ka "interes konkret" nga blerës kinezë.

Analistët thonë se Norvegjia nuk do ta mbështeste shitjen e kësaj toke tek një blerës kinez. Norvegjia ka thënë se shitja kërkon miratimin e saj. Por, avokati Kyllingstad e mohon këtë.

“100% jo korrekte. Ne kemi marrë një opinion ligjor nga një prej firmave më të mëdha ligjore në Oslo për këtë, dhe kjo çështje është absolutisht e qartë.”

Ministri Norvegjez i Tregtisë, Industrisë dhe Peshkimit i tha Zërit të Amerikës përmes një deklarate me email se "Ne nuk jemi dakord me avokatin përgjegjës për shitjen. Gjithashtu nuk ka asnjë leje për të filluar negociatat në lidhje me transferimin e pronës pa pëlqimin e Ministrisë norvegjeze të Tregtisë, Industrisë dhe Peshkimit”.

Por, zoti Kyllingstad thotë se ai do të vazhdojë me procesin e ankandit.

Një analist shpjegoi për Zërin e Amerikës arsyet për mundësinë e një ndërhyrjeje nga qeveria norvegjeze në procesin e shitjes së kësaj toke.

"Arktiku po merr shumë më tepër vëmendje ndërkombëtare për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Ka shumë shqetësime se tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë mund të përhapen edhe në zonën e Arktikut. Kështu që koha e shitjes së kësaj toke është delikate", thotë Marc Lanteigne nga Universiteti Arktik i Norvegjisë.

Analistët thonë se Kina është e interesuar të ketë qasje në burimet natyrore të pashfrytëzuara në Arktik dhe pozicionimin e favorshëm ushtarak në rrugët e reja detare të krijuara nga shkrirja e akullit.

"Kina ka bërë shumë përpjekje për të theksuar se nuk ka synime ushtarake në Arktik dhe se ajo ka një prani shumë të vogël ushtarake në Arktik. Kina është angazhuar ushtarakisht në Arktik vetëm një herë në bashkëpunim me Rusinë”, thotë eksperti Marc Lanteigne.

Disa ekspertë kanë theksuar se toka që është nxjerrë në shitje në Svalbard është shpallur park kombëtar. Operimi i mjeteve motorike mund të jetë i paligjshëm, kështu që shfrytëzimi i kësaj toke nga blerësit mund të jetë problematik, përveç kërkimeve shkencore.

Por zoti Kyllingstad thotë se blerësit janë të përqendruar në përfitimet afatgjata të kësaj toke.

“Ata po e shikojnë këtë si një investim afatgjatë, si një mundësi për të gjetur një terren në Arktik dhe ndoshta jo si diçka ku mund të investohet tani, por si mundësinë e vetme për blerë tokë në 10 deri 100 vitet e ardhshme në të ashtuquajturin Arktik i Lartë.”

Zoti Kyllingstad thotë se shitësi, për të cilin mediat lokale thonë se është një kompani në pronësi të një norvegjezi me origjinë ruse, nuk është i shqetësuar për shitjen tokës tek vendet si Kina, ku ka shkelje të të drejtave të njeriut. Ai vuri në dukje se edhe filantropët mund të blejnë tokën. Por në fund, tha zoti Kyllingstad, toka do t'i shitet atij që ofron shumën më të lartë.

Marrë nga VOA

artik kineze blerje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj