Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të enjten Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, akuzoi Korenë e Veriut se po përgatitet të dërgojë 10,000 ushtarë për të ndihmuar Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës. Por shefi i NATO-s Mark Rutte tha se deri tani nuk kishte prova për praninë e Phenianit në Ukrainë.

RUSI- Përfshirja e trupave të rregullta të Koresë së Veriut për të mbështetur sulmin rus në Ukrainë do të ishte një përshkallëzim serioz i luftës, thanë ministrat e jashtëm të Francës dhe Ukrainës në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev të shtunën.
Kjo shënoi vizitën e parë në Ukrainë të ministrit francez Jean-Noel Barrot, që nga marrja e detyrës në muajin shtator. Ai pritet të vizitojë të dielën pjesën lindore të vendit, ku Franca do të financojë dy qendra të reja për mbrojtjen e fëmijëve të prekur nga lufta.
Të enjten Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, akuzoi Korenë e Veriut se po përgatitet të dërgojë 10,000 ushtarë për të ndihmuar Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës. Por shefi i NATO-s Mark Rutte tha se deri tani nuk kishte prova për praninë e Phenianit në Ukrainë.
"Një zhvillim i tillë do të ishte diçka serioze e do ta shtynte konfliktin në një fazë të re, duke e përshkallëzuar atë", tha zoti Barrot në Kiev, duke shtuar se një lëvizje e tillë do të ishte gjithashtu dhe një sinjal se Moska po haste vështirësi në luftë.
Homologu i tij ukrainas Andrii Sybiha, tha se rreziku i përshkallëzimit nga ky vendim ishte "i madh".
"Ky është një kërcënim i madh për një përshkallëzimit të mëtejshëm të agresionit rus kundër Ukrainës. Ekziston një rrezik i madh që ai të dalë jashtë nivelit që paraqitet apo dhe kufijve të tij aktualë".
Në fillim të kësaj jave, zoti Zelenskiy prezantoi 'planin e fitores' për të cilin tha se do t'i mundësonte Ukrainës t'i jepte fund luftës jo më vonë se vitin e ardhshëm. Hapi i parë i këtij plani do të ishte anëtarësimi i pakushtëzuar i Ukrainës në NATO.
Ministri i Jashtëm i Francës tha se Parisi ishte i hapur ndaj idesë së një ftese të menjëhershme për Ukrainën për t'u anëtarësuar, por tha se bisedimet do të vazhdojnë për këtë temë me aleatët.
“Për sa i përket ftesës së Ukrainës, ne jemi të hapur ndaj saj dhe është një diskutim që po e bëjmë me partnerët tanë”, tha zoti Barrot./VOA
Kamala Harris SHBA- Kamala Harris njoftoi të hënën se nëse zgjidhet presidente, ajo do të legalizonte plotësisht k...
pamje nga aksidenti POLONI- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në një autostradë në veri të Polonisë, ku ...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris po vë në pikëpyetje gjithnjë ...
Joe Biden GJERMANI- Presidenti Joe Biden u takua me homologët evropianë të premten, gjatë një vizite të shkurtër në...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar nga Izraeli do ta bëjë më...
fotot ilustruese ANKARA- Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter ka goditur ditën e sotme Ankaranë. Sipas informacioneve në faqen ...
fotot ilustruese IZRAEL- Disa analistë thonë se Izraeli po përpiqet të nxisë ndarje të brendshme në Liban si pjesë ...
Ushtria LIBAN- Ushtria izraelite ka njoftuar se ka shkatërruar një qendër komanduese nëntokësore të Hezbollahut, pika m&...
foto ilustruese KARAIBE- Rrjeti elektrik i Kubës dështoi përsëri të shtunën në mëngjes, duke e lënë t&eum...
Foto Ilustruese MALI I ZI- Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, partitë proserbe p&...