LIVE UPDATES
Bota

Shqetësime mbi planin për të derdhur në Paqësor ujërat e centralit bërthamor të Fukushimës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të krijojë një njësi të posaçme për të mbikëqyrur radioaktivitetin gjatë procesit të derdhjes së ujit dhe do të bëjë publik raportet e mbikëqyrjes.

7 Korrik 2023, 18:37 Nga I.A
Shqetësime mbi planin për të derdhur në Paqësor
Foto ilustruese

SHBA- Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po viziton rajonin e Azi-Paqësorit, ndërsa këtë të martë Tokios iu hap drita jeshile për të derdhur në Oqeanin Paqësor, mbas trajtimit të tyre, mbi 1 milionë tonë ujëra që janë përdorur në centralin bërthamor të Fukushimës.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se sasia ujore nuk përbën rrezik, por siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Jessica Stone, vendimi ka krijuar shqetësim tek ambjentalistët dhe tek peshkatarët.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po qëndron në rajonin e Azi-Paqësorit për të përcjellë mesazhin se plani për të derdhur në Oqeanin Paqësor, ujërat që janë përdorur në centralin bërthamor tashmë të mbyllur Daiichi të Fukushimës, është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë. Të martën, agjencia miratoi shkarkimin në Oqeanin Paqësor të një sasie ujore prej 1 milionë tonësh, pasi ujërave u janë hequr lëndët e ngurta që dëmtojnë mjedisin dhe Oqeanin.

“Do të shpjegoj se çfarë po bën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, jo Japonia, për të siguruar se nuk do të ketë asnjë problem dhe se nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në mjedis”, thotë Rafael Grossi, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të krijojë një njësi të posaçme për të mbikëqyrur radioaktivitetin gjatë procesit të derdhjes së ujit dhe do të bëjë publik raportet e mbikëqyrjes.

Kompania e Energjisë Elektrike në Tokio (TEPCO) njofton publikisht mbi nivelin e radioaktivitetit që në vitin 2011, thotë Jonathan Cobb nga Shoqata Botërore Bërthamore.

“Mendoj se Kompania e Energjisë Elektrike në Tokio e kupton se transparenca ka një rol jetik që ky proces të mbështetet dhe të pranohet” , thotë Jonathan Cobb, nga shoqata Botërore Bërthamore

Zoti Cobb thotë se procesi i miratuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike përdor metoda kimike për të hequr elementët e rëndë radioaktivë duke holluar izotopin tritiumi, i cili nuk mund të hiqet tërësisht.

“Niveli i tritiumit që do të shkarkohet do të jetë më i ulët nga sa do të ishte shkarkuar në një periudhë 1 vjeçare, nëse centrali bërthamor do të ishte funksional”, thotë zoti Cobb.

Megjithatë, peshkatarë nga Japonia dhe Koreja e Jugut po e kundërshtojnë planin, duke paralajmëruar se ky projekt do t’u shkatërrojë burimin kryesor të jetesës.

“Jo vetëm koreano-jugorët, por njerëzit në të gjithë botën do të ndihen të pasigurtë për të konsumuar prodhimet e detit dhe peshkun”, thotë Lee Hyung-Mae

Pekini ka bërë thirrje për të ndërprerë planin derisa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të japë më shumë hollësi rreth planit të saj të mbikëqyrjes.

"Kush do ta mbikëqyrë procesin që deri tani ka krijuar kaq shumë pasiguri”?, thotë Wu Jianghao, ambasadori i Kinës në Japoni.

Ivana Nikolic Hughes, presidente e Fondacionit për Paqen Bërthamore, një organizatë që mbron idenë e ndalimit të prodhimit të energjisë bërthamore, është gjithashtu mosbesuese ndaj projektit. Ajo thotë se është e zhgënjyer që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk vlerësoi ndonjë metodë tjetër alternative për derdhjen e sasisë ujore.

“Ata thanë se do të vlerësonin planin e Kompanisë së Energjisë Elektrike në Tokio, por në fakt e miratuan atë, pa gjykuar alternativa të tjera, pa vlerësuar pasojat dhe përfitimet”, thotë Ivana Nikolic Hughes, Presidente Fondacionit për Paqe Bërthamore Kompania e Energjisë Elektrike në Tokio ka dhënë sinjale se do të fillojë derdhjen e ujit gjatë verës.

Marrë nga VOA

lee hyung-mae tepco jonathan cobb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj