Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri të ditur se 15 qytetarët janë larguar nga Tel Avivi ditën e dielë dhe ndodhen në Qipro. Fluturimet e tyre drejt Shqipërisë u anuluan mëngjesin e së dielës për shkak të situatës së tensionuar në rajon. Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës e Kosovës nuk ka ndonjë reagim zyrtar për evakuimin e tre kosovarëve.
KOSOVË- Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë, mes të cilëve tre nxënës nga Kosova që ndodheshin në Izrael në kohën kur Irani kreu sulm ndaj Izraelit, pritet të kthehen mbrëmjen e së hënës. Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri të ditur se 15 qytetarët janë larguar nga Tel Avivi ditën e dielë dhe ndodhen në Qipro. Fluturimet e tyre drejt Shqipërisë u anuluan mëngjesin e së dielës për shkak të situatës së tensionuar në rajon. Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës e Kosovës nuk ka ndonjë reagim zyrtar për evakuimin e tre kosovarëve.
Megjithatë, një ditë më herët, kjo ministri publikoi një numër të Ambasadës së Kosovës në Izrael për të gjithë shtetasit e Kosovës në këtë shtet që mund të kenë nevojë për ndihmë, pas sulmit të Iranit. Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u tha se pesë nga të evokuarit janë punonjës të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë dhe familjarë të tyre.
Ata gjendeshin në Izrael me ftesë të ambasadores shqiptare, Meri Kumbe, dhe autoriteteve izraelite për të marrë pjesë në aktivitetin turistik “Allbania all senses”, ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë.
“Prej mbrëmjes të së shtunës, përmes koordinimit të pandërprerë me ambasadat e Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt, nisëm punën për të organizuar kthimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fluturimet e të cilëve u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në rajon”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.
Në Qipro ndodhen edhe dhjetë nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, shtatë prej të cilëve nga Shqipëria dhe tre nga Kosova.
“Sot në mbrëmje të 15 qytetarët që u larguan nga Tel Aviv udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës. Po punohet për kthimin në atdhe edhe të dy qytetarëve, të cilët nuk mundën dot të përgjigjeshin në telefon të dielë, ndërsa përgatitej fluturimi i radhës”, tha ministria shqiptare.
Ndërkaq, bëhet e ditur se 13 turistë shqiptarë janë larguar mbrëmjen e 14 prillit nga Jordania, e prej disa orësh janë pranë familjeve të tyre në atdhe.
Izraeli, që nga 7 tetori, po zhvillon luftë në Gazë kundër Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - pasi grupi radikal kreu sulm vdekjeprurës në jug të Izraelit. Ambasadorja e Shqipërisë, Meri Kumbe ka deklaruar për mediat në Shqipëri se prej muajit tetor të vitit 2023, kur nisi lufta në Gazëm janë evakuuar 330 persona nga Izraeli drejt Shqipërisë.
Marrë nga REL
pamje nga ngjarja SIDNEJ- Një incident me thikë në transmetim live ka ndodhur në zonën e Sidneit, 24 orë pas sulmit fata...
Meghan dhe Thomas Markle SHBA- Gjysmëvëllai i Meghan Markle ka bërë bujë në mediat britanike pas videos së tij duke...
Hillary Clinton KOSOVA- Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Kosova ka shënuar “përparim të rëndë...
Mbledhja e kabinetit izraelit të luftës IZRAEL- Kabineti i luftës i Izraelit do të mblidhet sot për të diskutuar përgjig...
Dmytro Kuleba UKRAINA- Ukraina u bëri thirrje sërish aleatëve sot për hapa më të guximshëm për të furnizuar mb...
Amir Saeid Iravani NEW YORK- Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, pas takimit urgjent të Këshillit të Sigurimit th...
Foto ilustruese GAZA- Autoritetet izraelite kanë liruar 150 persona të arrestuar më parë në Gaza. Lajmin për lirim e të ...
Foto ilustruese KOSOVË- Dhjetë ditë pasi në Kosovë ka nisur regjistrimi i popullsisë, sipas Agjencisë së Statistika...
Foto ilustruese IZRAEL- Kabineti izraelit i luftës pas konsultimesh të gjata nuk mori një vendim për reagimin e mundshëm pas sulmi...
Vjosa Osmani KOSOVA- Nis sot edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja e Kosovës Vjosa...