LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria ndër 50 vendet që mund të ushqejnë veten, në rajon na e kalon Serbia

Klasifikimi mat vetë-mjaftueshmërinë ushqimore të një vendi në raport me konsumin e brendshëm, përmes 7 kategorive kryesore, fruta, perime, bishtajore, ushqime me bazë niseshte (si buka, patatet, orizi), mish, peshk, qumësht e nënprodukte si dhe tre produkte të tjera shtesë vezë, sheqerna, vajra bimorë.

22 Korrik 2025, 14:02 Nga M.B
Shqipëria ndër 50 vendet që mund të ushqejnë veten,
Foto ilustruese

TIRANA- Në një botë që po përballet me pasiguri të mëdha ushqimore, Shqipëria përfshihet mes 50 vendeve që kanë aftësinë të vetëushqehen. Ky është konkluzioni i një analize të realizuar nga platforma ndërkombëtare Visual Capitalist, bazuar në të dhëna të Universitetit të Leeds-it dhe Economist Intelligence Unit.

Klasifikimi mat vetë-mjaftueshmërinë ushqimore të një vendi në raport me konsumin e brendshëm, përmes 7 kategorive kryesore, fruta, perime, bishtajore, ushqime me bazë niseshte (si buka, patatet, orizi), mish, peshk, qumësht e nënprodukte si dhe tre produkte të tjera shtesë vezë, sheqerna, vajra bimorë.

Shqipëria, ndonëse nuk renditet mes fuqive të mëdha bujqësore, ka arritur të ruajë një ekuilibër të brishtë mes prodhimit dhe konsumit të brendshëm ushqimor, duke u renditur në vendin e 41 nga 50 shtete. Ajo shënon vetë-mjaftueshmëri të lartë në prodhimin e frutave dhe perimeve (214% dhe 278%), falë klimës së favorshme dhe traditës së kultivimit të tyre në zona si Myzeqeja, Fieri, Lushnja apo Korça.

Dy produktet e tjera ku ka mjaftueshmëri të lartë janë mishi (156%) dhe qumështi e nënproduktet (501%). Megjithatë vendi ka deficencë në prodhimin e bishtajoreve (70%). Nivelin më të ulët të vetë mjaftueshmërisë Shqipëria e ka në ushqime me bazë niseshte (si buka, patatet, orizi), me 25% dhe çuditërisht te peshku (18%), ndonëse jemi një vend me hapësirë të gjerë bregdetare.

Sipas metodologjisë së raportit, vetë-mjaftueshmëria arrihet kur një vend ka një vlerësim prej 100% në secilën kategori. Në kontekst: kjo do të thotë që prodhimi vendas përmbush tërësisht nevojat për konsum të brendshëm për një kategori të caktuar ushqimore (p.sh., fruta, mish, perime etj.). Një vlerë mbi 100% tregon tepricë (eksportues neto), ndërsa nën 100% tregon varësi nga importet.

Ajo që e bën këtë renditje edhe më interesante është krahasimi me rajonin. Shqipëria, sipas të dhënave të Eurostat të përpunuara nga Revista Monitor, ka peshën më të lartë të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto në Europë – me mbi 17% në vitin 2024. Pavarësisht këtij kontributi të madh të sektorit bujqësor në ekonomi, Shqipëria renditet më poshtë se Serbia në listën e vetë-mjaftueshmërisë, që pozicionohet e 18-a.

Kjo tregon një problem të strukturuar në eficiencën e përdorimit të tokës, në zinxhirin e përpunimit, dhe në kapacitetet e shpërndarjes dhe ruajtjes. Serbia ka një sektor bujqësor me peshë më të vogël në PBB – rreth 6.1% në 2024 – por me rezultate dukshëm më të larta në aspektin e prodhimit të drithërave dhe eksportit të ushqimeve bazë.

Kjo për shkak të infrastrukturës më të mirë, sipërfaqeve më të mëdha për frymë dhe nivelit më të lartë të mekanizimit. Në Europë më mirë se Shqipëria në këtë renditje janë dhe shtete si Turqia, Kroacia, Rumania, Spanja, Bosnjë Hercegovina.

Në nivel global, lista kryesohet nga vende si Guyana, Australia dhe Kanadaja, të cilat prodhojnë shumë më tepër ushqime sesa konsumojnë. Ndërkohë, vendet më të ekspozuara ndaj krizave ushqimore janë ato që nuk kanë tokë bujqësore të mjaftueshme ose nuk e kanë të zhvilluar sektorin prodhues, si Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit. Në këto shtete, importet përbëjnë mbi 80% të konsumit të përditshëm ushqimor.

Sipas raportit, Frutat mund të duken të bollshme në supermarketet europiane, por shifrat tregojnë një realitet krejt tjetër. Ndër vendet më të larta në renditje, Rusia plotëson vetëm 33% të nevojave të veta për fruta, Letonia vetëm 13%, ndërsa Estonia arrin vështirë 3% të vetë-mjaftueshmërisë. Edhe prodhimi i perimeve nuk është shumë më i mirë për këto vende.

Në kontrast, Europa Jugore ka performancë shumë më të mirë në këtë drejtim. Për shembull, Spanja prodhon katër herë më shumë fruta dhe perime sesa i duhen për konsum të brendshëm, duke eksportuar shumicën drejt vendeve të veriut./ Monitor

ushqimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj