Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Leavitt tha sot me anë të një postimi në platformën 'X' se ndërsa memorandumi i mëparshëm ishte anuluar, urdhrat ekzekutivë të presidentit për ngrirjen e ndihmës së huaj dhe për t'i dhënë fund iniciativave të barazisë dhe përfshirjes së diversitetit, për shembull, mbeten në fuqi.
SHBA- Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka anuluar një urdhër për ngrirjen e granteve federale, pasi masa e administratës për të ndaluar shpenzimet u duk se rrezikon programet që financojnë shkollat, ofrojnë strehim dhe sigurojnë që amerikanët me të ardhura të ulëta të kenë akses në kujdesin shëndetësor.
Në një memo të së mërkurës dhe shpërndarë agjencive federale, Matthew J. Vaeth, ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, deklaron se memorandumi i OMB M-25-13 "është anuluar". Ai urdhër, i lëshuar të hënën, udhëzoi agjencitë federale që "të ndalojnë përkohësisht të gjitha aktivitetet në lidhje me detyrimet ose disbursimin e të gjithë ndihmës financiare federale".
Urdhri origjinal i Shtëpisë së Bardhë për ngrirjen e granteve federale, i cili u bë publik të hënën, shkaktoi kaos masiv dhe konfuzion. Sipas mediave të huaja, shtetet raportuan probleme me aksesin në fonde. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha të martën se ndihma për individët nuk do të preket.
Ndërkohë, Leavitt tha sot me anë të një postimi në platformën 'X' se ndërsa memorandumi i mëparshëm ishte anuluar, urdhrat ekzekutivë të presidentit për ngrirjen e ndihmës së huaj dhe për t'i dhënë fund iniciativave të barazisë dhe përfshirjes së diversitetit, për shembull, mbeten në fuqi.
This is NOT a rescission of the federal funding freeze.
— Karoline Leavitt (@PressSec) January 29, 2025
It is simply a rescission of the OMB memo.
Why? To end any confusion created by the court's injunction.
The President's EO's on federal funding remain in full force and effect, and will be rigorously implemented.
Nga ngrirja e ndihmës për shtetet e huaja u prek sot edhe Shqipëria pasi Ambasada Amerikane në Tiranë u ka nisur një notë diplomatike institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë. Ky njoftim vjen pas Urdhrit Ekzekutiv të firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Ndër institucionet të cilat humbasin më shumë nga këto fonde të ndërprera janë ato të drejtësisë.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me njoftimin e shpërndarë nga mediat për ndalimin e fondeve nga SHBA për institucionet shqiptare teksa thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ambasada i referohet deklaratës për shtyp të Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, të datës 26 janar e cila thotë ndër të tjera se mandati i popullit amerikan ishte i qartë dhe se duhet të ripërqendrohen në interesat kombëtare amerikane.
Bod Menendes SHBA - Ish-senatori demokrat Bob Menendez përballet me gjasa të mëdha me një masë të ashpër dënimi me ...
Karoline Leavitt SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha në platformën X se ndërsa me...
Donald Trump SHBA- Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka anuluar një urdhër për ngrirjen e granteve federal...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë 13 vendime për falje, duke përfsh...
asteroidi KILI- Një asteroid i sapo zbuluar ka një shans 1.2% për të goditur Tokën në vitin 2032, njoftoi sot Agjencia Evropi...
foto ilustruese FRANCË- Stuhia Herminia ka krijuar situatë të rënduar të motit në Francë dhe Itali me përmbytje mas...
Shtëpia e Bardhë SHBA- Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një deklaratë lidhur me ndalimin e fon...
Enver Hadri BELGJIKË - Gjykata Penale në Bruksel ka shpallur të mërkurën sërish dënimin me burgim të përjetsh&...
foto ilustruese IZRAEL- I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff mbërriti të mërkurën në Izrael për bi...
Familja GREQI - Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga dhunimi brutal i një fëmije 3-vjeçar në Greqi, n...