29 Janar 2025, 19:52
Nga E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë 13 vendime për falje, duke përfshirë studentë, profesorë dhe qytetarë të tjerë kundër të cilëve janë zhvilluar procedura penale pas pjesëmarrjes së tyre në protestat e fundit. Ky veprim vjen dy ditë pasi Vuçiç njoftoi se do të falte individët e përfshirë në procedura penale pas pjesëmarrjes në protestat që pasuan shembjen fatale të strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e presidentit, thuhet se faljet janë dhënë për të gjithë ata që janë arrestuar dhe akuzuar për pjesëmarrje në protestat që kanë ndodhur në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera në Serbi. Faljet përfshijnë individë të akuzuar për shkelje të rendit publik dhe paqes, si dhe për dëmtim të pronës publike dhe private gjatë protestave.
Sipas njoftimit nga Presidenca, janë falur gjashtë studentë: D. B. nga Novi Sadi, M. M. nga Novi Sadi, M. K. nga Novi Sadi, I. B. nga Pozhega, R. S. nga Sremska Kamenica dhe M. S. nga Zhabali. Vuçiç gjithashtu ka falur një dekan – N. J. nga Nishi, dhe R. J. nga Novi Sadi. Gjithashtu, janë falur katër drejtorë shkollash: B. M. nga Shabaci, M. E. nga Bogatiqi, M. I. nga Shabaci, S. M. J. nga Shabaci, si dhe një punëtor ndihmës në shkollë, V. M. nga Prokuplja.
Vendimet për falje janë dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë për procedurat e mëtejshme, thuhet në njoftimin e 29 janarit. Valët e protestave, të cilat kanë nxjerrë në rrugë dhjetëra mijëra qytetarë, u nxitën nga shembja e strehës së rinovuar të Stacionit Hekurudhor më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Studentët në bllokadë kanë kërkuar nga autoritetet publikimin e dokumentacionit të plotë mbi rinovimin e stacionit, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për aksidentin. Ata gjithashtu kërkojnë ndjekjen penale të të gjithë sulmuesve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave pas aksidentit në Novi Sad.
Presidenti i Serbisë deklaroi më 27 janar se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur, derisa studentët po vazhdojnë protestat. Kryeministri i Serbisë, Miloš Vuçeviq, dha dorëheqjen më 28 janar, pas sulmit ndaj një grupi studentësh përpara zyrave të Partisë Progresive Serbe në pushtet, dhe të njëjtën ditë dha dorëheqjen edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Đurić./REL
aleksandar vuçiç
Bota
29 Janar 2025, 19:40
E. D
asteroidi
KILI- Një asteroid i sapo zbuluar ka një shans 1.2% për të goditur Tokën në vitin 2032, njoftoi sot Agjencia Evropi...
Bota
29 Janar 2025, 19:19
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Stuhia Herminia ka krijuar situatë të rënduar të motit në Francë dhe Itali me përmbytje mas...
Bota
29 Janar 2025, 18:46
M.B
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një deklaratë lidhur me ndalimin e fon...
Bota
29 Janar 2025, 18:47
B.Z
Enver Hadri
BELGJIKË - Gjykata Penale në Bruksel ka shpallur të mërkurën sërish dënimin me burgim të përjetsh&...
Bota
29 Janar 2025, 18:47
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff mbërriti të mërkurën në Izrael për bi...
Bota
29 Janar 2025, 17:51
B.Z
Familja
GREQI - Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga dhunimi brutal i një fëmije 3-vjeçar në Greqi, n...
Bota
29 Janar 2025, 17:29
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Shqipëria shprehu angazhimin e vazhdueshëm për t’iu bashkuar qëndrimeve ndërkombëtare kun...
Bota
29 Janar 2025, 17:08
E. D
DeepSeek.
SHBA- Marina amerikane i ka ndaluar pjesëtarët e saj të përdorin modelin e inteligjencës artificiale nga kompania kineze...
Bota
29 Janar 2025, 17:02
B.Z
Karoline Leavitt
SHBA - Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mbrojti të martën urdhrin e Presidentit ...
Bota
29 Janar 2025, 16:57
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar për tre muaj pothuajse të gjitha ndihmat e huaja, ndërsa aut...