LIVE UPDATES
Bota

Administrata e Presidentit Trump ndalon përkohësisht ndihmat e huaja

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë pothuajse 70 miliardë dollarë ndihma të huaja gjatë vitit fiskal 2023, shumica përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Uashingtoni ofron shumicën e ndihmave humanitare në botë, përfshirë atë për mjekimin e pacientëve me virusin HIV përmes programit presidencial PEPFAR.

29 Janar 2025, 16:57 Nga M.B
Administrata e Presidentit Trump ndalon përkohësisht ndihmat e huaja
Foto ilustruese

SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar për tre muaj pothuajse të gjitha ndihmat e huaja, ndërsa autoritetet amerikane po verifikojnë se cilat nga këto ndihma i përshtaten politikës së presidentit “Amerika e para”. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, organizatat humanitare dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, paralajmërojnë se vendimi do të rrezikojë jetë të panumërta në mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë pothuajse 70 miliardë dollarë ndihma të huaja gjatë vitit fiskal 2023, shumica përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Uashingtoni ofron shumicën e ndihmave humanitare në botë, përfshirë atë për mjekimin e pacientëve me virusin HIV përmes programit presidencial PEPFAR.

Ish Drejtoresha e USAID-t, Samantha Power, në një video të agjencisë thotë se USAID-i, ndër të tjera, ka reaguar ndaj 84 krizave në 66 vende duke ndihmuar dhjetëra miliona njerëz.

Presidenti Donald Trump bllokoi shumicën e këtyre ndihmave në përpjekje për të verifikuar nëse ato i përshtaten politikës së tij, “Amerika e Para”. Urdhri presidencial ndalon përkohësisht ndihmat për 90 ditë ndërsa kryhet rishikimi.

Shtëpia e Bardhë ofroi një sqarim të ngjashëm dhe për ndalimin e përkohshëm të granteve dhe kredive federale të martën. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt nuk sqaroi cilat programe të brendshme janë ndaluar.

“Gjatë katër viteve të fundit në kemi parë administratën Biden që shpenzon paratë pa përgjegjësi. Nuk jemi përballur pa arsye me krizë inflacioni në këtë vend. Është detyrë e kësaj administrate të sigurohet që të ketë llogari për çdo qindarkë të shpenzuar”, tha zonja Leavitt.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për të ofruar më shumë detaje se cilat programe ndërkombëtare do të preken nga vendimi.

Organizatat humanitare ngritën këmbanat e alarmit mbi ndalimin e ndihmës së huaj, përfshirë atë për barazinë gjinore, zhvillimet e bizneseve dhe atë që vlerësohet me rëndësi të madhe, programin që ofron ilaçe për pacientët me virusin HIV. Zyrtarët e administratës Biden e kanë vlerësuar këtë si “shtyllë kyçe” të lidhjeve të Uashingtonit me vendet në zhvillim.

“Sekretari i Përgjithshëm është i shqetësuar mbi ndaljen e përkohshme të ndihmës së huaj nga Shtetet e Bashkuara. Ai bën thirrje për përjashtime shtesë nga lista e programeve të ndaluara për të vazhduar ndihmat për zhvillim dhe ato humanitare për komunitetet e rrezikuara në të gjithë botën. Jetët e tyre varen nga kjo përkrahje”, thotë Stephane Dujarric, zëdhënës i Kombeve të Bashkuara.

Projekti më i madh i USAID-it për vitin fiskal 2023 ishte ndihma jo ushtarake për Ukrainën me vlerë 14 miliardë dollarë. Organizatat humanitare thonë se ato mirëpresin rishikimin e fondeve nga taksapaguesit amerikanë, por jo ndalimin e tyre, ndërsa ndodh rishikimi.

“Nëse doni të rishikoni të gjitha ndihmat, bëjeni. Ofroni qartësi të plotë se çfarë kërkoni, por mos ndaloni ndihmat që mbajnë gjallë njerëzit ndërsa bëni rishikimin”, thotë Nicole Widdersheim nga organizata “Human Rights Watch”.

Analistët gjithashtu kanë shprehur shqetësim rreth ndikimit të menjëhershëm nga vendimi.

“Shqetësimi ynë i vërtetë ka të bëjë me ndikimin e menjëhershëm të ndalimit të ndihmës së huaj. Nuk duhet harruar se këto ndihma përfshijnë edhe projekte humanitare, si ajo për shpërndarjen e vaksinave, për shembull, për fëmijët në të gjithë botën me qëllim që ata të mos infektohen nga sëmundje ngjitëse”, thotë për Zërin e Amerikës Esther Brimmer nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.

Në lidhje me çështjet botërore të shëndetit publik, qëndrimi i Presidentit Trump është i qartë. Presidenti i ri amerikan i nxori Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke përmendur si arsye shqetësimin se vendi kishte një barrë të padrejtë financiare si donatori më i madh i organizatës./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj