LIVE UPDATES
Bota

Prania e Kinës në Kanalin e Panamasë, ligjvënësit amerikanë të shqetësuar

Vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, Presidenti Donald Trump u tha ligjvënësve republikanë se ai dëshiron që vendkalimi kryesor për transportin global - Kanali i Panamasë - të rikthehet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se transporti amerikan nuk po trajtohet në mënyrë të drejtë.

29 Janar 2025, 16:26 Nga M.B
Prania e Kinës në Kanalin e Panamasë, ligjvënësit
Kryetari i komisionit, senatori republikan Ted Cruz, dhe senatoret demokrate Maria Cantwell dhe Amy Klobuchar, zënë vendet në fillim të seancës dëgjimore të Komisionit të Senatit për Tregëtinë

SHBA- Në fjalimin e inaugurimit, Presidenti amerikan Donald Trump u zotua ta rikthejë Kanalin e Panamasë, një pikë e rëndësishme kalimi për tregtinë globale, nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, mes frikës për rritjen e pranisë së Kinës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, senatorët amerikanë shqyrtuan të martën shqetësimet e sigurisë rreth Kanalit të Panamasë dhe hapat e ardhshëm.

Vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, Presidenti Donald Trump u tha ligjvënësve republikanë se ai dëshiron që vendkalimi kryesor për transportin global - Kanali i Panamasë - të rikthehet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se transporti amerikan nuk po trajtohet në mënyrë të drejtë.

Kina në thelb e ka marrë nën kontroll dhe ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë. Nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Ishte investimi më i madh deri më sot i bërë ndonjëherë nga vendi”, tha Presidenti Trump. Ligjvënësit republikanë thanë të martën se kanali përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Kompanitë kineze po ndërtojnë tani një urë tek kanali me një ritëm të ngadaltë, në mënyrë që të zgjasë gati një dekadë. Dhe kompanitë kineze kontrollojnë portet e kontenierëve në të dy skajet. Ura, që është pjesërisht e përfunduar, i jep Kinës mundësinë për ta bllokuar kanalin pa paralajmërim dhe portet i japin Kinës pika vëzhgimi të gatshme për të gjetur momentin e duhur për këtë veprim. Kjo situatë, besoj, paraqet rreziqe akute për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, tarifat e larta për kalimin në kanal ndikojnë shumë më tepër tek amerikanët”, tha senatori republikan Ted Cruz.

Shtetet e Bashkuara e ndërtuan kanalin në vitin 1914 dhe e kishin atë nën kontroll deri në vitin 1977, kur ia dorëzuan Panamasë. Në fillim të këtij muaji, Presidenti panamez Jose Raul Mulino tha se kanali do të vazhdojë t'i përkasë vendit të tij.

Panamaja nuk shpërqendrohet nga kjo lloj deklarate. Prej kohësh, ne kemi qenë një vend aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara”, tha presidenti panamez.

Rreth 72% e mallrave që kalojnë tranzit nga kanali vijnë nga, ose shkojnë drejt tregjeve amerikane. Traktati i Kanalit të Panamasë mbron neutralitetin ndërkombëtar të kësaj pike kalimi për transportin detar dhe u lejon Shteteve të Bashkuara të ndërhyjnë nëse kjo rrezikohet.

Nëse Panamaja do të nënshkruante një traktat me Republikën Popullore të Kinës, ku kjo e fundit do ta menaxhonte kanalin në emër të Panamasë, kjo do të ishte një shkelje e qartë. Po sikur Panamaja të bënte kontratë për operacione portuale me një firmë shtetërore kineze, apo edhe një firmë private të ndikuar, ose të kontrolluar pjesërisht nga qeveria kineze? Me fjalë të tjera, një kompani nuk duhet të jetë në pronësi të qeverisë për të qenë pjesërisht e kontrolluar nga qeveria”, thotë Eugene Kontorovich, profesor i juridikut në Universitetin George Mason.

Senatorja Maria Cantwell, drejtuese e demokratëve në Komisionin e Tregtisë të Senatit, bëri thirrje për marrëveshje më të forta tregtare dhe rritje të sigurisë kibernetike për ta trajtuar problemin.

"Çështja më e madhe është që ne duhet të kuptojmë se cilat janë mangësitë e marrëveshjes aktuale, shqetësimet në kushtet e teknologjisë së përmirësuar. Do të shpresoja që Panamaja të ishte shumë bashkëpunuese në diskutimin e këtyre investimeve të sigurisë kibernetike dhe asaj që duhet bërë", tha senatorja Cantwell.

Një analiste i tha Zërit të Amerikës se legjislacioni i propozuar, si Akti i Amerikës, mund të ndihmojë në trajtimin e këtyre problemeve.

Në fund të ditës, në të vërtetë ka të bëjë me investimet në Amerikë. Është mjeti më i fuqishëm për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës në rajon, sepse tregtia do të thotë se vendet në të cilat do të shkojë ky investim do të krijojnë më shumë vende pune, do të ketë më shumë begati. Do të shihni më pak njerëz që kanë nevojë të emigrojnë drejt Shteteve të Bashkuara”, tha analistja Maria Bozmoski, nga Këshilli Atlantik.

Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si sekretar i shtetit, Marco Rubio do të vizitojë Panamanë në fillim të shkurtit./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët