LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë: Pelosi ka të drejtë ta vizitojë Tajvanin

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve gjatë një konference, se asgjë në lidhje me vizitën e mundshme të Pelosit në Tajvan nuk e ndryshon politikën e SHBA-së.

1 Gusht 2022, 22:01 Nga I.A
Shtëpia e Bardhë: Pelosi ka të drejtë ta vizitojë
Nancy Pelosi

SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi ka të drejtë ta vizitojë Tajvanin, tha Shtëpia e Bardhë më 1 gusht pasi ajo u nis për në Azi dhe bëri ndalesën e saj të parë në Singapor. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve gjatë një konference, se asgjë në lidhje me vizitën e mundshme të Pelosit në Tajvan nuk e ndryshon politikën e SHBA-së. Pelosi u nis për në Azi më 31 korrik, por mbeti e paqartë nëse ajo do të ndiqte planet e saj për të ndaluar në Tajvan, një vizitë e mundshme që Pekini ka paralajmëruar se do të shihej si një provokim.

Kina e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur, të cilën mund ta marrë edhe me forcë nëse është e nevojshme. Kirby tha se Kina ka përdorur retorikë të papërgjegjshme rreth vizitë së mundshme të Pelosit në Tajvan. Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping më 28 korrik diskutuan tensionet mbi Tajvanin në një telefonatë që zgjati më shumë se dy orë. Në deklaratë thuhet se Bideni nënvizoi se politika e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin nuk ka ndryshuar, duke shtuar se SHBA-të "kundërshtojnë fuqishëm përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit".

Sipas Pekinit, në këtë bisedë, Xi ka theksuar pretendimin e Kinës mbi ishullin, i cili ka pasur një qeveri demokratike për dekada.

"Ata që luajnë me zjarrin do të vdesin prej tij", thuhej githashtu në njoftim.

Pelosi do të bëhet ligjvënësja me pozitën me të lartë në SHBA që viziton këtë ishull, pas paraardhësit të saj, Neët Gingrich, që ka vepruar njëjtë 25 vjet më parë. Pas mbërritjes në Singapor, Pelosi u takua me kryeministrin Lee Hsien Loong, presidentin Halimah Yacob dhe anëtarë të tjerë të kabinetit, tha Ministria e Jashtme. Njoftimi tha se Pelosi dhe Lee diskutuan mundësitë për të thelluar angazhimin ekonomik të SHBA-së përmes iniciativave si Korniza Ekonomike Indo-Paqësore; luftën në Ukrainë; tensionet mes Tajvanit dhe Kinës, si dhe ndryshimet klimatike.

Lee "theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme SHBA-Kinë për paqen dhe sigurinë rajonale", thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme, pas raportimeve se Pelosi mund ta vizitojë Tajvanin. Pelosi ka qenë një kritike e ashpër e Kinës gjatë më shumë se tri dekadave të saj në Kongres - dikur ka shpalosur një pankartë të sheshit Tiananmen të Pekinit, që përkujtonte të vrarët nga regjimi në një protestë pro-demokracisë, më 1989.

Ajo ka qenë, po ashtu, mbështetëse e fuqishme e protestave pro-demokracisë të vitit 2019 në Hong Kong - çfarë e ka bërë atë objektiv të kritikave nga Pekini. Tajvani gëzon mbështetje të fortë dypartiake në Kongresin amerikan. “Është e rëndësishme për ne që të tregojmë mbështetje për Tajvanin”, ka thënë Pelosi javën e kaluar.

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka sfiduar kërcënimet e Pekinit dhe administrata e saj ka mbështetur vlerat thelbësore demokratike, përfshirë miratimin e martesave të çifteve me gjini të njëjtë dhe një rrjet të fortë të sigurimeve sociale. Kina e konsideron Tajvanin si territor të sajin. Ajo thotë se ai do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme. Përforcimi i saj ushtarak, viteve të fundit, është orientuar në masë të madhe drejt një misioni të tillë.

Pekini i kundërshton të gjitha kontaktet zyrtare midis Taipeit dhe Uashingtonit dhe kërcënon vazhdimisht me hakmarrje. Këtë herë, rreziqet duken më të mëdha. Kina ka nisur stërvitje ushtarake dhe ka hedhur raketa në ujërat afër Tajvanit, në përgjigje të një vizite në SHBA të presidentit të Tajvanit, Lee Teng-hui, më 1995. Por, aftësitë e saj nga ajo kohë kanë avancuar me të madhe.

Ekspertët thonë se nuk ka gjasa që Kina të përdorë forcë për të penguar uljen e aeroplanit të Qeverisë amerikane në Taipei, por reagimi i saj mbetet i paparashikueshëm. Stërvitjet kërcënuese ushtarake dhe inkursionet e anijeve dhe avionëve konsiderohen si skenarë të mundshëm.

Marrë nga REL

nancy pelosi shtepia e bardhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj