1 Gusht 2022, 20:35
Nga I.A
Raketat
UKRAINË- Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov njoftoi të hënën se vendi i tij ka marrë nga Shtetet e Bashkuara edhe katër sisteme të tjera raketash të artilerisë me lëvizshmërisë së lartë (HIMARS).
"I jam mirënjohës Presidentit, sekretarit të Mbrotjes Lloyd Austin dhe popullit amerikan për ndihmën në forcimin e ushtrisë së Ukrainës", shkruante zoti Reznikov, në Twitter.
Raketat HIMARS kanë një rreze më të gjatë veprimi dhe janë më të sakta se artileritë e periudhës sovjetike që ka në përdorim ushtria ukrainase. Kjo bën të mundur që ushtria ukrainase të godasë objektiva ruse që më parë ishin të paarritshme. Por sot Bashkimi Evropian njoftoi një ndihmë buxhetore prej 1 miliardë euro (1 miliardë dollarë) për Kievin që sipas Kryeministrit të vendit Denys Shmygal do të ndihmojë Ukrainën që të trajtojë pasojat financiare të sulmit rus.
"Ndihma është pjesë e një pakete të madhe mbështetjeje për Ukrainën që e çon shifrën e përgjithshme në 9 miliardë euro. Fondet do të ndihmojnë në financimin e nevojave prioritare buxhetore", shkruante zoti Shmygal në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’.
Ai tha se kësti i parë, në vlerën e 500 milionë eurove, ndodhet tashmë në llogarinë e Bankës Qendrore të Ukrainës, ndërsa pjesa e mbetur pritet të derdhet më 2 gusht.
Marrë nga VOA
oleksii reznikov lufta ukraine-rusi
Bota
1 Gusht 2022, 20:20
I.A
Lidia Thorpe
AUSTRALI- Senatorja e të Gjelbërve, Lidia Thorpe është detyruar të bëjë betimin e saj parlamentar për ...
Bota
1 Gusht 2022, 20:20
k.m.
Foto nga aksioni
SPANJË- Një video amatore tregon se si policia spanjolle ka shpërndarë turmën e një grupi pushuesish që...
Bota
1 Gusht 2022, 20:10
I.A
Yevgenia Leontyeva
KAZAKISTAN- Një instruktor i kërcimit të sporteve ekstreme "me fluturim të lirë" është burgosur p&eum...
Bota
1 Gusht 2022, 20:06
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se nuk mund të ketë “fitues” në një luftë b&...
Bota
1 Gusht 2022, 20:03
k.m.
Rumen Radev
SOFJE- Presidenti bullgar Rumen Radev caktoi 2 tetorin si datën për zgjedhjet e katërta parlamentare të vendit në m&eu...
Bota
1 Gusht 2022, 19:55
I.A
Parlamenti bullgar
BULLGARI- Presidenti bullgar Rumen Radev dekretoi të hënën shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare të 47-t...
Bota
1 Gusht 2022, 19:47
I.A
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se pikat kufitare ...
Bota
1 Gusht 2022, 19:33
k.m.
Sanna Marin dhe Vladimir Putin
FINLANDË- Qeveria finlandeze po vihet nën presion në rritje publik dhe politik për të mbyllur kufir...
Bota
1 Gusht 2022, 19:18
I.A
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka përfituar nga riinfektimi i Joe Biden për ta sulmuar atë për gjendjen e tij...
Bota
1 Gusht 2022, 19:14
I.A
Rusia
LONDËR- Rusia njoftoi të hënën sanksione kundër 39 politikanëve, zyrtarëve, njerëzve të biznesit dhe gaz...