LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë shpreh mbështetje për reformat anti-korrupsion në Ukrainë, takim mes përfaqësuesve të të dy vendeve

Në një tjetër memorandum, për të cilin u ra dakord në të njëjtën kohë me nismën e Ukrainës, Rusia dhe Kombet e Bashkuara u zotuan për të ndihmuar në tejkalimin e pengesave ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave, për shkak të luftës. Zyrtarët rusë kërcënuan vazhdimisht se do të tërhiqeshin nga marrëveshjet dhe e bënë këtë në korrik, me pretendimin e mospërmbushjes së kushteve të memorandumit.

2 Shtator 2023, 07:42 Nga f.i
Shtëpia e Bardhë shpreh mbështetje për reformat
foto ilustruese

SHBA-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan u takua dje me një delegacion të përbërë nga drejtuesit e institucioneve anti-korrupsion të Ukrainës, përfshirë drejtorin e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit, Semen Kryvonos, Prokurorin e Posaçëm Kundër Korrupsionit, Oleksandr Klymenko, si dhe Kryetaren e Gjykatës së Lartë Kundër Korrupsionit, Vira Mykhailenko, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët diskutuan për progresin që ka bërë Ukraina në luftën kundër përfitimeve të paligjshme dhe për ruajtjen e autonomisë së institucioneve jetike qeveritare. Zoti Sullivan theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura dhe të paanshme të zbatimit të ligjit dhe të gjyqësorit për shoqëritë demokratike. Ai gjithashtu përsëriti mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për reformat anti-korrupsion në Ukrainë, si dhe për “mbrojtjen e guximshme nga Ukraina të demokracisë së saj, përballë agresionit të Rusisë”.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të marrë pjesë në takimin e përvitshëm këtë muaj në Nju Jork të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, u tha gazetarëve të premten Ferit Hoxha, ambasadori në OKB i Shqipërisë, që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit për muajin shtator. Udhëheqësit botërorë do të fillojnë të mblidhen në Nju Jork më 18 shtator. Takimi i Këshillit të Sigurimit për Ukrainën do të mbahet më 20 shtator.

Negociatat për grurin

Presidenti rus Vladimir Putin do të presë homologun turk Rexhep Tajip Erdogan për bisedime të hënën, njoftoi Kremlini të premten, më shumë se gjashtë javë pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Ankaraja dhe OKB-ja që lejonte eksportin e grurin ukrainas në mënyrë të sigurt drejt tregjeve botërore, pavarësisht luftimeve 18 mujore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidentët Putin dhe Erdogan do të takohen të hënën në vendpushimin Soçi, të Detit të Zi.
Njoftimi u dha fund javëve të tëra spekulimesh se kur dhe ku mund të takoheshin dy udhëheqësit, ndërsa vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për të ripërtërirë marrëveshjen që bën të mundur dërgimin e drithërave dhe ushqimeve të tjera në pjesë të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, ku po shtohet rreziku i përhapjes së urisë.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u takuan të premten në Moskë për të diskutuar për marrëveshjen e grurit, përpara takimit të planifikuar mes dy udhëheqësve. Ukraina dhe Rusia janë të dyja furnizuese kryesore globale të grurit, elbit, vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera tek të cilat mbështeten vendet në zhvillim. Turqia, së bashku me Kombet e Bashkuara, ndërmjetësuan marrëveshjen e korrikut të vitit 2022, e cila i dha mundësinë Ukrainës të rifillonte transportin e produkteve ushqimore nga tre porte të Detit të Zi.

Bazuar në këtë marrëveshje, inspektimet e anijeve dhe ngarkesave u mbikëqyrën nga Turqia. Ukraina eksportoi pothuajse 33,000 tonë drithë ndërsa marrëveshja ishte në fuqi. Roli i Ankarasë ishte kyç. Turqia është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Rusisë dhe një qendër logjistike për tregtinë e jashtme të Rusisë mes sanksioneve perëndimore.

Në një tjetër memorandum, për të cilin u ra dakord në të njëjtën kohë me nismën e Ukrainës, Rusia dhe Kombet e Bashkuara u zotuan për të ndihmuar në tejkalimin e pengesave ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave, për shkak të luftës. Zyrtarët rusë kërcënuan vazhdimisht se do të tërhiqeshin nga marrëveshjet dhe e bënë këtë në korrik, me pretendimin e mospërmbushjes së kushteve të memorandumit.

Rusia është ankuar se kufizimet në transport kanë penguar eksportet e saj bujqësore, por ajo ka eksportuar sasi rekord gruri që nga viti i kaluar. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i dërgoi Rusisë një propozim të ri me shpresën për të rikthyer marrëveshjen, por ai nuk i plotësoi kërkesat e Moskës, tha të enjten ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, ndërsa priti homologun e tij turk, Hakan Fidan.

Zoti Lavrov tha se i kishte dhënë qeverisë turke një listë me veprimet që duhet të ndërmarrë Perëndimi në mënyrë që të rifillojnë eksportet e Ukrainës në Detin e Zi të. Bisedimet e planifikuara ndërmjet presidentëve Putin dhe Erdogan mund të ndihmojnë në zhbllokimin e marrëveshjes. Njoftimi i takimit të së hënës përkoi me nisjen e dy anijeve mallrash nga qyteti port i Ukrainës Yuzhne. Ndërkohë, zyrtarët rusë thanë të premten se mbrojtja ajrore interceptoi dronët që po u drejtoheshin tre prej rajoneve perëndimore të vendit. Guvernatorët rajonalë thanë se sistemet e mbrojtjes ndaluan tre dronë në rajonet Kursk, Belgorod dhe Moskë.

Aeroportet e Moskës ndërprenë për pak kohë fluturimet, por nuk pati njoftime për dëme të mëdha apo lëndime, sipas autoriteteve ruse. Dronët, që synojnë objektivat brenda Rusisë, për të cilët Moska fajëson Ukrainën, janë bërë thuajse të përditshëm, ndërsa lufta ka hyrë në muajin e 19-të dhe forcat e Kievit po vazhdojnë kundërofensivën ndaj trupave ruse.

Kohët e fundit, dronët kanë arritur në zona në zemër të Rusisë. Strategjia e dukshme e Ukrainës është të nervozojë Rusinë dhe të shtojë trysninë mbi presidentin rus Vladimir Putin, megjithëse zyrtarët e Kievit kryesisht as marrin përsipër dhe as mohojnë përgjegjësinë për sulmet në territorin rus. Agjencia e lajmeve “Associated Press” nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë nëse dronët janë lëshuar nga Ukraina apo nga brenda Rusisë.

Shefi i zbulimit ushtarak të Ukrainës, gjeneral major Kyrylo Budanov, tha në një intervistë për gazetën online “The War Zone” se “ne veprojmë nga territori i Rusisë”. Ai nuk dha detaje të mëtejshme. Ndërkohë, imazhet satelitore të analizuara nga agjencia e lajmeve “Associated Press” tregojnë se sulmet me dron, që dyshohet se janë kryer nga Ukraina, të martën vonë, shkatërruan të paktën dy avionë transporti ushtarak Ilyushin Il-76 në një bazë ajrore ruse.
Sipas gjeneralit Budanov, avionët e transportit u vunë qëllimisht në shënjestër. Imazhet e marra të enjten tregojnë aeroportin ndërkombëtar “Princesha Olga Pskov”, që është një aeroport ushtarako-civil rreth 700 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën dhe afër Estonisë dhe Letonisë. Avionët e transporti ushtarak Ilyushin Il-76 me katër motorë janë ndër mjetet më të forta të kapacitetit të transportit ajror të ushtrisë ruse. Ata mund të ulen dhe të ngrihen në kushte të vështira. Ushtria ruse besohet se ka mbi 100 të tilla në flotën e saj.

Imazhet e analizuara këtë të premte nga agjencia “Associated Press” , tregonin ato që dukej të ishin avionë të shkatërruar Il-76 në platformën e bazës ajrore. Dëmet nga goditja mund të vëreheshin edhe përreth platformës. Njëmbëdhjetë avionë të tjerë Il-76 u zhvendosën, ndoshta në një përpjekje për ta bërë më të vështirë që të goditeshin përsëri. Imazhi satelitor është marrë në orën 13:03. sipas orës lokale atje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se vendi i tij kishte zhvilluar një armë që goditi një objektiv 700 kilometra larg, me sa duket duke iu referuar sulmit ndaj bazës ajrore. Ai e përshkroi armën si të prodhuar nga Ministria e Industrive Strategjike të Ukrainës, por nuk dha detaje të tjera. Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, sugjeroi në një intervistë televize të premten se arma mund të fluturojë edhe më larg se distanca e përmendur Zelenskyy.

Marrë nga VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci