Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bjellorusia pretendoi se incidenti ndodhi në rajonin Grodno, që gjendet në kufirin mes dy shteteve, i gjatë pothuajse 400 kilometra.
POLONI- Polonia mohoi se një helikopter ushtarak i saj ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, duke i cilësuar pretendimet e Minskut si “gënjeshtra dhe provokim” në kohën kur tensionet midis shteteve fqinje janë përshkallëzuar. Raportet midis Minskut dhe Varshavës, të ngrira për vite të tëra, janë në një pikë të ulët që kur lideri autoritar bjellorus Aylasandr Lukashenka lejoi Moskën që të përdorë territorin e shtetit të tij për të nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Bjellorusia pretendoi se incidenti ndodhi në rajonin Grodno, që gjendet në kufirin mes dy shteteve, i gjatë pothuajse 400 kilometra.
“Ka gënjeshtra dhe provokime nga ana e Bjellorusisë”, tha Jacek Goryszewski, zëdhënës i komandës operacione të forcave të armatosura të Polonisë.
“Definitivisht nuk ka pasur një shkelje të tillë. Kjo bazohet edhe në mesazhet e dërguara nga piloti dhe nga të dhënat e sistemit të radarit”, tha ai për AFP-në.
Shërbimi kufitar i Bjellorusisë i publikoi pretendimet në kanalin në Telegram, duke bashkëngjitur edhe një video ku pretendohet se shfaqet helikopteri duke fluturuar në territorin bjellorus.
“Një helikopter ushtarak i Polonisë, i llojit Mi-24, kaloi kufirin shtetëror në një lartësi jashtëzakonisht të ulët, fluturoi deri në 1.200 metra brenda territorit bjellorus dhe më pas u kthye mbrapsht”, tha shërbimi kufitar.
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë thirri në bisedë të ngarkuarin me punë të Polonisë dhe tha se “palës polake i është kërkuar shpjegim për ngjarjen dhe të kryejë një hetim të hollësishëm”. Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pawel Jablonski, tha se “është e mundur që ky të jetë një provokim bjellorus”.
“Ne do ta analizojmë situatën. Megjithatë, deklaratat nga pala bjelloruse duhet të merren me kujdes të madh”, tha ai për televizionin Polsat News.
Mes dy shteteve ka pasur tensioneve të reja, veçmas që kur luftëtarët e grupit mercenar rus, Wagner, u zhvendosën në Bjellorusi, pas rebelimit të shkurtër kundër ushtrisë ruse në qershor. Javën e kaluar, Polonia dhe shtetet e Baltikut kërkuan që Bjellorusia të dëbojë luftëtarët e Wagner-it. Lukashenka ka thënë se një kërkesë e tillë është “budallallëk” dhe i ka akuzuar këto shtete se “po përhapin histeri për praninë e punonjësve të ushtrisë private të Wagner-it në territorin tonë”.
Marrë nga REL
Putin dhe Erdogan RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin do të presë homologun turk Rexhep Tajip Erdogan për bisedime të hënën,...
Alexei Moiseev RUSI- Zëvendësministri rus i financave, Alexei Moiseev, tha të premten se Moska nuk do të lejojë që bankat e h...
Ushtria PAKISTRAN- Së paku nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një...
Udhëheqësi i partisë opozitare INDI- Më shumë se dy duzina parti opozitare në Indi kanë vendosur të konkurrojnë...
Ukraine UKRAINË- Forcat e Ukrainës në ditët e fundit kanë bërë “përparim të dukshëm” kund&eum...
Policia SHBA- Policia në Ohio ka publikuar pamjet e kamerës së trupit që tregojnë një oficer duke qëlluar për vdekj...
Proteste SARAJEVË- Me bllokimin e katër rrugëve kryesore në veri dhe jug të Bosnje e Hercegovinës, u protestua në mb&eum...
Kapitoli SHBA- Një gjykatës federal amerikan më 1 shtator shqiptoi dënim ndaj një anëtari të grupit të ekstremit t&...
Vladimir Putin RUSI- Rusia është e "pamposhtur” siç ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kës...
Tharman Shanmugaratnam SINGAPOR- Tharman Shanmugaratnam, ish-zëvendëskryeministri i Singaporit, është zgjedhur në postin cere...