All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Sulmi në Kapitol, dënohet një anëtar i grupit ekstremist Proud Boys

Kelly tha se Pezzola ishte anëtar i ri i grupit dhe nuk kishte qenë i përfshirë në komplotin për kryengritje.

1 Shtator 2023, 21:06 Nga I.A
Sulmi në Kapitol, dënohet një anëtar i grupit ekstremist
Kapitoli
All - Paragraf - 1

SHBA- Një gjykatës federal amerikan më 1 shtator shqiptoi dënim ndaj një anëtari të grupit të ekstremit të djathtë, Proud Boys, për sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Dominic Pezzola, që nuk kishte rol udhëheqës në grupin ekstremist, është i pandehuri i vetëm – nga pesë gjithsej – që është liruar nga akuza për komplot për kryengritje. Megjithatë, ai është gjetur fajtor për katër akuza të tjera, përfshirë pengimin e një procesi gjyqësor dhe sulm ndaj policisë. Ndaj tij është shqiptuar burgim prej dhjetë vjetësh.

“Ju personalisht keni luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjet e asaj dite”, tha gjykatësi Timothy Kelly.

“Është turp kombëtar ajo që ndodhi”, tha ai.

Kelly tha se Pezzola ishte anëtar i ri i grupit dhe nuk kishte qenë i përfshirë në komplotin për kryengritje.

Më vonë gjatë të premtes do të shqiptohet dënimii edhe ndaj Ethan Nordean, liderit të grupit që është shpallur fajtor për komplot për kryengritje dhe krime të tjera.

Një ditë më parë dy ish-udhëheqës të grupit ekstremist të krahut të djathtë, Proud Boys, u dënuan me mbi dhjetë vjet burg, për organizimin e sulmit në Kapitol të Shteteve të Bashkuara në përpjekje për të parandaluar transferimin paqësor të pushtetit nga Donald Trump te Joe Biden, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Organizatori i protestës, Joseph Biggs, u dënua me 17 vjet burgim më 1 shtator, ndërkaq lideri Zachary Rehl u dënua me 15 vjet burgim. Këto janë dënimet më të ashpra deri më tani që janë dhënë për sulmin e 6 janarit të vitit 2021.

Këta janë dy pjesëtarët e parë të Proud Boys të cilëve gjykatësi amerikan Timothy Kelly, u shqiptoi dënim me burg. Edhe tre pjesëtarë të tjerë të këtij grupi i dënuan nga një juri në maj, pasi për katër muaj u mbajt një gjyq në Uashington pasi ky grup ekstremist kishte mbështetur gënjeshtrat e Trumpit, i cili ka insistuar se zgjedhjet e vitit 2020 i kishte fituar ai.

Të martën është caktuar seanca për shqiptimin e dënimit të ish-liderit kryesor të Proud Boys, Enrique Tarrio. Ai nuk ishte në Uashington më 6 janar. Tarrio u arrestua dy ditë pas trazirave në Kapitol nën akuza se kishte dëmtuar një pankartë të lëvizjes Black Lives Matters, gjatë një tubimi të mëhershëm në Uashington.

Mijëra mbështetës të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kapitolit pasi ai mbajti një fjalim në Uashington. Gjatë fjalimit ai pretendoi se humbja e zgjedhjeve presidenciale ishte si rezultat i një mashtrimi të madh. Trump ka vazhduar të bëjë këto pretendime të rreme përderisa është kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Pesë persona, përfshirë një zyrtar policor, vdiqën gjatë trazirave dhe mbi 140 policë u plagosën. Në ndërtesën e Kongresit amerikan janë shkaktuar miliona dollarë dëme si pasojë e trazirave. Mbi 1.100 persona janë arrestuar nën akuza që lidhen me sulmin në Kapitol. Nga ky numër, mbi 630 janë deklaruar fajtor dhe të paktën 110 janë dënuar pas mbajtjes së gjykimeve.

Marrë nga REL

timothy kelly dominic pezzola

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë