LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Bashkuara mirëpresin zotimet e Izraelit për ndihmat në Gazë: Kërkojmë rezultate konkrete

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një sistem më të mirë të koordinimit, që do t’u mundësonte punonjësve të ndihmave t’i shpërndajnë ato me siguri të plotë në Gazë.

5 Prill 2024, 15:57 Nga M.B
Shtetet e Bashkuara mirëpresin zotimet e Izraelit për ndihmat në
Gaza

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përshëndeti vendimin e Izraelit, por e quajti të pamjaftueshëm.

“I mirëpresim hapat e shpallur nga Izraeli, të hapjes së kalimit kufitar në Erez, mundësinë që dërgesat e ndihmave të shkojnë drejtpërdrejt nga porti i Ashdodit, rritjen e kapacitetit për ndihmat që futen përmes Jordanisë. Këto janë zhvillime pozitive, por prova e vërtetë janë rezultatet, të cilat presim t’i shohim gjatë ditëve dhe javëve në vijim,” tha ai.

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një sistem më të mirë të koordinimit, që do t’u mundësonte punonjësve të ndihmave t’i shpërndajnë ato me siguri të plotë në Gazë. Ai njëkohësisht kërkoi një hetim të pavarur dhe të plotë për sulmin e Izraelit që vrau shtatë punonjës të ndihmave në Gazë.

“Duam të shohim marrjen e përgjegjësisë publikisht. Kjo shkon përtej kësaj ngjarjeje dhe ka të bëjë me numrin e tmerrshëm të fëmijëve, grave, burrave të pafajshëm që janë vrarë gjatë operacioneve ushtarake. Kemi biseduar për këtë çështje shpesh, për sfidën e veçantë të ballafaqimit me një armik që fshihet mes civilëve, apo nëpër tunele nën tokë, në xhami, shkolla e ndërtesa banimi. Por është detyrë e Izraelit, është përgjegjësi e tij të bëjë çmos për t’i mbrojtur civilët dhe kjo gjithashtu është një provë e rëndësishme. Gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim duam të shohim që Izraeli t’i japë përparësi shtimit të ndihmës humanitare, mbërritjes së saj tek njerëzit në nevojë dhe të marrë masat e duhura për të mbrojtur civilët e kapur në mes të luftës, që u nxit nga Hamasi. Është e papranueshme që kaq shumë njerëz, të zënë në mes luftimeve, të vriten e të plagosen,” shtoi Sekretari Blinken.

Reagimi i Sekretarit Blinken, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Belgjikë për shënimin e përvjetorit të 75 të NATO-s, erdhi pas vendimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të hapur kalimin kryesor kufitar në Gazë, disa orë pas telefonatës me Presidentin Biden, i cili e kushtëzoi përkrahjen amerikane për luftën e Izraelit në Gazë me përpjekjet e Izraelit për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmave. Trysnia mbi shtetet aleate të Izraelit po shtohet përballë përkeqësimit të gjendjes humanitare në Gazë. Organizata kryesore e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut miratoi të premten një rezolutë përmes të cilës u bëri thirrje shteteve të mos i shesin dhe të mos i dërgojnë armë Izraelit. Njëzetetetë nga 47 anëtarët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut votuan pro rezolutës, ndërkohë që 6 shtete votuan kundër dhe 13 abstenuan.

“Votuan në përkrahje të kësaj rezolute. Finlanda nxit Izraelin të respektojë në tërësi ligjin humanitar ndërkombëtar dhe urdhrin ligjërisht të detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë... sidomos tani që palestinezët në Gazë po përballen me kushte të përkeqësuara jetese, në veçanti për shkak të urisë,” tha nënkryetarja e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Heidi Schroderus-Fox.

Ndonëse rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, ajo u bën thirrje hetuesve të pavarur të mbështetur nga OKB-ja që të raportojnë për dërgesat e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera që Izraeli mund t’i përdorë kundër palestinezëve. Shtetet perëndimore ishin të përçara. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e kundërshtuan rezolutën, ndërkohë që disa shtete evropiane abstenuan dhe disa të tjera e votuan pro saj. Izraeli e kritikon shpesh këtë agjenci të OKB-së me pretendimin se ka një agjendë të njëanshme kundër shtetit hebre.

Rezoluta u miratua në një kohë kur vëmendja po përqendrohet në armatimin që i dërgohet Izraelit, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që fushata ushtarake izraelite në Gazë ka shkaktuar vdekjen e afro 33 mijë palestinezëve. Fushata ushtarake e Izraelit në Gazë u nxit si kundërpërgjigje ndaj sulmit të grupit militant Hamas, të cilin qeveria amerikane e ka shpallur organizatë terroriste, ndaj Izraelit më 7 tetor. Uashingtoni po e humbet durimin me fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë, siç u pa me paralajmërimin që bëri Presidenti amerikan Joe Biden, se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë përkrahjen për Izraelin nëse ky shtet nuk ndryshon taktikat dhe nuk lejon hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Gazë./ VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj